• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Meta audio-mesazh simpatizantëve nga qelia: Në 11 maj do hedhim në plehra modelin e narko-ekonomisë

04/27/2025
in Politikë, Slider
Meta audio-mesazh simpatizantëve nga qelia: Në 11 maj do hedhim në plehra modelin e narko-ekonomisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në një mesazh audio nga burgu, drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ku ka renditur një sërë arsyesh përse nuk duhet votuar qeveria e Edi Ramës sipas tij.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Meta ka denoncuar situatën aktuale të vendit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion të organizuar dhe lidhje nepotike, që sipas tij, kanë sjellë një grumbullim të taksave të larta dhe të ardhurave të ulëta për shqiptarët.

“Jemi vendi me taksat më të larta në të gjithë rajonin, por edhe me të ardhurat  më të ulëta, e shkak për këtë është vetëm korrupsioni i organizatës të Edi Ramës dhe  mbi 400 lidhje nepotike në sistemin e tatimeve dhe të doganave që janë sot”, u shpreh ai.

Meta theksoi se programi i Partisë së Lirisë, i integruar në “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, është një plan gjithëpërfshirës që do të ofrojë mundësi për çdo familje shqiptare, duke i ndihmuar ato të dalin nga varfëria ekstreme brenda 100 ditëve të para.

“Programi ynë është i mirëintegruar në programin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështor”, i cili është edhe më i plotë dhe që i jep zgjidhje të shpejtë çdo familje shqiptare për të dalë nga varfëria ekstreme brenda 100 ditëve të para.

Është programi i çlirimit nga super-taksat e regjimit, që do të sjellë një liri tjetër ekonomike dhe konkurrencë zhvilluese. Është programi që mbështet shndërrimin e Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, duke hedhur në koshin e plehërave modelin çnjerëzor të Narkoekonomisë, ku përfitojnë vetëm disa dhe vuajnë shumica”, tha ai.

Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, Meta apeloi te qytetarët të votojnë për një Shqipëri që është fuqi eksportuese dhe një qendër investimesh në teknologji, duke kundërshtuar projektin e “Ballkanit të Hapur”, i cili, sipas tij, ka çuar në falimentimin e shumë bizneseve shqiptare.

“Shqiptarët, me mençuri, do të votojnë për familjet e tyre, do të votojnë për interesin e tyre, do të votojnë për Shqipërinë Madhështore, do të votojnë për mbështetjen e prodhimeve të tyre, kundër “Ballkanit të Hapur”, që i falimentoi”, tha Meta.

Në përfundim, Meta kërkoi mbështetje për një fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se 11 Maji do të jetë një ditë historike, kur shqiptarët do të ndahen njëherë e mirë me “Narkoregjimin” dhe do të përqafojnë Shqipërinë Madhështore.

“Edhe 2 javë drejt ditës historike të ndarjes me Narkoregjimin e instaluar nga kukulla e Sorosit, që në dëshpërim të thellë nga disfata që e pret, sillet në mënyrë të papërgjegjshme, duke keqpërdorur fëmijët dhe duke i ftuar ata të shohin lakuriqësinë e tij”, përfundoi kreu i PL.

Audio-mesazhi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Është kënaqësi e veçantë sot të përshëndes të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë, e në mënyrë të veçantë pjesëmarrësit e Konventës Historike të 27 Prillit, pikërisht 1 vit më parë.

Të asaj Konvente që përcaktoi rrugën e qartë të 5 Prioriteteve Madhore, që e shndërrojnë Shqipërinë në një vend me popullsi 4 milion shqiptarë plus.

Jemi vendi me taksat më të larta në të gjithë rajonin, por edhe me të ardhurat  më të ulëta, e shkak për këtë është vetëm korrupsioni i organizatës të Edi Ramës dhe  mbi 400 lidhje nepotike në sistemin e tatimeve dhe të doganave që janë sot.

Ngritja e nivelit të të ardhurave nga 27%-28% në 41%–42%, sa vendet e rajonit  tonë, do të thotë këto taksa të hyjnë në Buxhetin e Shtetit çdo vit 3.2 miliard euro ose 13 miliard euro në 4 vite.

Kjo shumë, që sot grabitet pa hyrë në Buxhetin e Shtetit, garanton financimin e gjithë prioriteteve tona dhe i tejkalon ato.

Sot, 2 javë para zgjedhjeve historike, programi ynë është i mirëintegruar në programin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështor”, i cili është edhe më i plotë dhe që i jep zgjidhje të shpejtë çdo familje shqiptare për të dalë nga varfëria ekstreme brenda 100 ditëve të para.

Është programi i çlirimit nga super-taksat e regjimit, që do të sjellë një liri tjetër ekonomike dhe konkurrencë zhvilluese.

Është programi që mbështet shndërrimin e Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, duke hedhur në koshin e plehërave modelin çnjerëzor të Narkoekonomisë, ku përfitojnë vetëm disa dhe vuajnë shumica.

Me programin tonë, Nënë Selvia, e cila bëri 100 vjeç para disa javësh dhe merr pension në mes të Tiranës vetëm 59 euro, brenda këtij viti, pensioni i saj do të bëhet 200 euro, ndërsa me premtimet që kurrë nuk mbahen nga Edi Rama, mund të bëhet 200 euro në vitin 2030.

Me programin tonë, çdo vit pensioni i saj do të rritet të paktën 20% apo 40 euro në muaj, ndërsa me atë të Edi Ramës, vetëm 2 euro në muaj çdo vit.

Pra, me programin tonë, pensioni i saj shkon me siguri të plotë, gati 500 euro në vitin 2030, ndërsa me Edi Ramën, ajo ka të sigurt vetëm premtimin që s’mbahet, si gjithë premtimet e 12 viteve për 200 euro në muaj.

Shqiptarët, me mençuri, do të votojnë për familjet e tyre, do të votojnë për interesin e tyre, do të votojnë për Shqipërinë Madhështore, do të votojnë për mbështetjen e prodhimeve të tyre, kundër “Ballkanit të Hapur”, që i falimentoi.

Do të votojnë për Shqipërinë që të jetë fuqi eksportuese dhe njëkohësisht qendër kryesore e investimeve të teknologjisë më të fundit në rajonin tonë.

Ndaj Konventa e 27 Prillit, do të mbetet historike dhe do t’i tregojë rrugën jo vetëm ndalimit të shpopullimit, por edhe të shndërrimit të Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese dhe shndrrimin e saj në vendin e shpresës për mbi 4 milion shqiptarë plus.

Të dashur anëtarë, simpatizantë të Partisë së Lirisë!

Edhe 2 javë drejt ditës historike të ndarjes me Narkoregjimin e instaluar nga kukulla e Sorosit, që në dëshpërim të thellë nga disfata që e pret, sillet në mënyrë të papërgjegjshme, duke keqpërdorur fëmijët dhe duke i ftuar ata të shohin lakuriqësinë e tij.

Që grumbullon me detyrim gratë e punësuara në Administratë, për t’u ofenduar burrat e tyre dhe për të përçarë familjet shqiptare.

Që si katil i vërtetë, fyen të gjithë ata prindër e fëmijë, që ndeshen me heroizëm çdo ditë, me pasojat e autizmit dhe këtë e bën vetëm nga paniku i humbjes së pashmangshme të pushtetit të vjedhur me banda, me lekë krimi dhe inceneratorësh që nuk ekzistojnë.

Këto 2 javë, janë vendimtare për dy dekadat që vijnë.

Ndaj të dashur anëtarë e simpatizantë të Partisë së Lirisë dhe ish–LSI, kudo që jeni.

Të dashur shokë e miq, anembanë vendit e kudo ndodheni.

Të përdorim çdo sekondë për t’ju shpjeguar programin tonë, atë të rimëkëmbjes së familjes shqiptare, atë të rikthimit të taksave të ulëta dhe të lirisë ekonomike.

Atë të mbështetjes të familjeve të reja.

Atë të mbështetjes të jashtëzakonshme për arsimin, inovacionin dhe kapitalin njerëzor.

Atë të shpërthimit të bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare me pagesa direkte dhe pa pragje artificiale.

Atë të ndërtimit të zonave të lira për investimet më të avancuara teknologjike që na kthejnë në lidër edhe në fushën e teknologjisë dhe të eksporteve.

Jam i bindur se ju do të bëni më të mirën për fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” në 11 Maj.

Dhe jam akoma më i sigurt se rezultati im do jetë një kontribut madhor për këtë fitore, në Tiranë së pari, e kudo në çdo Qark.

Në 11 Maj, ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë eksperimentale të kukullave të Sorosit dhe përqafojmë Shqipërinë Madhështore që realizon në këtë vend të bekuar ëndrrat e fëmijëve të saj.

Fitore!

✅️🗳 VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”!

✅️🗳 VOTO ILIR METAJ – QARKU TIRANË

Related

Tags: audio-mesazhfushataMeta
Previous Post

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit! Reagon PD: Është transparente, e nënshkruar në përputhje me ligjet e të dyja shteteve

Next Post

Dosja “Black Eagle” i SKY ECC, kërkohet rritje dënimi edhe për dy shqiptarë të tjerë

Lajme të ngjashme

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.