• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Spanja në ‘blackout’, a komplikohet udhëtimi i Interit për në Barcelonë? Programi i zikaltërve

04/29/2025
in Aktuale, Rajoni & Bota
Spanja në ‘blackout’, a komplikohet udhëtimi i Interit për në Barcelonë? Programi i zikaltërve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Spanja ‘mbahet peng’ nga një ndërprerje e energjisë elektrike. Të hënën, më 28 prill, pjesa më e madhe e vendit u përfshi nga errësira për arsye që ende nuk janë sqaruar. Transporti dhe shërbimet ishin në kaos gjatë gjithë ditës, por sporti pagoi edhe pasojat e ndërprerjes së papritur të energjisë elektrike me anulimin e programit të sotëm të Madrid Masters1000 në tenis.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Megjithatë, problemi mund të ndikojë edhe në një ngjarje tjetër; gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje midis Barcelonës dhe Interit (21:00).

Konkretisht, udhëtimi i zikaltërve në Katalonjë rrezikon të ndërlikohet nga kaosi i shkaktuar nga ndërprerja e energjisë elektrike.

Programi i Interit

Programi i Interit për udhëtimin drejt Barcelonës është si më poshtë. Takimi në orët e mëngjesit të së martës në ‘Appiano Gentile’, për të zhvilluar më pas një seancë stërvitore rreth orës 12.

Pastaj, dreka në ‘Pinetina’ dhe më vonë fluturimi për në Barcelonë i caktuar për në orën 17:00. Konferenca e trajnerit është planifikuar për në orën 19:15, pikërisht në pjesën e brendshme të stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja e parë e gjysmëfinales, përkatësisht në  ‘Montjuïc’. 

Për momentin, nga ajo që bëjnë me dije mediet në Itali, programi i Interit është konfirmuar pavarësisht ndërprerjes së përgjithshme të energjisë që ka përfshirë Spanjën me kaosin e lidhur me fluturimet.

UEFA po monitoron gjithashtu situatën, çdo përditësim do të mbërrijë të martën në mëngjes, kur do të kryhen verifikime të mëtejshme.

Situata e fluturimeve dhe rrugët e Barcelonës

Situata në lidhje me fluturimet për në Spanjë është në zhvillim të vazhdueshëm. Trafiku ajror nuk është bllokuar plotësisht; fluturimet nga Italia për në Madrid dhe Barcelonë po nisen, por me disa vonesa. Një situatë që mendohet të zgjidhet deri të martën, pasi shpërndarësi spanjoll i energjisë, Red Eléctrica, deklaroi, menjëherë pas incidentit, se rivendosja e energjisë elektrike  do të zgjaste midis 6 dhe 10 orësh. Por gjërat dolën ndryshe, pasi pak pas mesnatës, vetëm 52%  e furnizimit kombëtar me energji elektrike ishte rikthyer.

Ndërkohë, në muzg (e hënë) në Barcelonë disa rrugë kishin dritat ndezur, të tjerat jo, me shumë pak bare apo restorante të hapura. Qeveria u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, të kufizojnë përdorimin e telefonave celularë dhe të dëgjojnë vetëm informacionin e lëshuar nga media zyrtare. Disa linja metroje janë rikthyer në shërbim, ndërsa ka një vendosje të jashtëzakonshme të forcave të policisë në rrugë.

Çfarë ndodh në Spanjë

Ndërprerja masive e energjisë elektrike që ka ndodhur në disa vende, përfshirë Spanjën apo Portugalinë, ka prekur edhe shërbimet publike, me disa njerëz të bllokuar në ashensorë, në trena dhe në metro. Në Madrid, në stacionin Chamartín, të gjithë trenat ndaluan, si ata me shpejtësi të lartë ashtu edhe ata me distanca të mesme dhe pasagjerët dolën nga stacioni, i cili është në ndërtim e sipër, duke kontrolluar vazhdimisht telefonat e tyre celularë dhe panelet e informacionit për t’u informuar.

Një stacion tjetër i madh, Atocha, u evakuua gjithashtu. Linja e emergjencës 112 në disa rajone, përfshirë Madridin dhe Murcia-n, raportoi mbingarkesë për shkak të thirrjeve të shumta nga njerëz të bllokuar në ashensorë.

Vetëm në orët e para të situatës, zjarrfikësit në Madrid, Gipuzkoa dhe Barcelonë ndërhynë në më shumë se 60 raste për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në ashensorë, ndërsa metroja e Madridit dhe Barcelonës u detyrua të evakuohej në errësirë, duke shkaktuar panik tek pasagjerët.

Në Valencia, operatori i metrosë raportoi në mediat sociale se, për shkak të një ndërprerjeje të përgjithshme të energjisë elektrike në qytet, trafiku u ndërpre në të gjithë rrjetin dhe se shkalla dhe kohëzgjatja e ndërprerjes nuk dihen.

Related

Previous Post

Beqarët mund të takojnë shpirtin binjak…çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Next Post

Neli Demi shpall kandidaturën për deputet: “Nuk dorëzohem përballë realitetit të vjetruar”

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.