• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Autoriteti i Dosjeve publikon raportin për 2024-ën/ Digjitalizimi dhe deklasifikimi i dokumenteve 4-fishohet në krahasim me 2024-ën

04/30/2025
in Aktuale
Autoriteti i Dosjeve publikon raportin për 2024-ën/ Digjitalizimi dhe deklasifikimi i dokumenteve 4-fishohet në krahasim me 2024-ën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) ka publikur raportin vjetor për vitin 2024, (dorëzuar në Kuvend në 4/04/2025) një pasqyrë e thelluar e veprimtarisë institucionale në shërbim të transparencës, edukimit qytetar dhe përballjes me të kaluarën komuniste.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri (1944-1991) la pasoja të thella tek individët dhe shoqëria, duke lënë pas një trashëgimi të dhimbshme të persekutimeve, zhdukjeve të detyruara, ndëshkimeve politike dhe një propagande që synonte fshirjen e së vërtetës. Arkivi që trashëgojmë nga veprimtaria e Ish- Sigurimit të Shtetit është arkivi i një aparati dhune, i cili shërbeu si instrument shtypjeje, frikësimi dhe përndjekjeje në diktaturën komuniste.

Në raport do të lexoni për se si në përputhje me rezolutat europiane dhe shqiptare për dënimin e krimeve të komunizmit dhe në mbrojtje të vlerave demokratike, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, Autoriteti vijon punën e për informimin me transparecë dhe me një strategji të qartë edukuese në inciativa qeë synojnë të ndriçojnë të vërtetat e fshehura dhe të rikuperojnë dinjitetin e viktimave.

Digjitalizimi dhe deklasifikimi i dokumenteve arriti shifra rekord:

17,303 dosje me 1,096,699 faqe janë përpunuar vetëm në vitin 2024.

Në total, janë 23,663 njësi arkivore të aksesueshme për studiuesit dhe qytetarët.

Informimi:

3,701 kërkesa individuale të mbërritura që nga themelimi; 96% e tyre janë trajtuar dhe mbyllur.

263 kandidatë janë verifikuar për pastërtinë e figurës, prej të cilëve 25 rezultojnë të lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit.

Rritje e pranisë publike:

44 njoftime për shtyp dhe mbi 500 postime në rrjetet sociale.

Mediat kryesore në vend kanë ndjekur nga afër aktivitetet e Autoritetit, nga intervistat me drejtuesit te raportimet për gjetjet në terren.

Zbardhja e zhdukjeve gjatë diktaturës:

6 vendvarrime të reja të personave të zhdukur u identifikuan në vitin 2024, duke e çuar numrin total në 11 vendvarrime për periudhën 2022–2024.

Janë në proces 6 hetime administrative për raste zhdukjesh, përfshirë rastin e “sabotatorëve në naftë”.

Në total, janë trajtuar 280 kërkesa nga familjarët dhe janë grumbulluar dëshmi të reja.

Bashkëpunimi me ICMP është forcuar, por mungesa e angazhimit nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë ka ngadalësuar gërmimet dhe miratimin e një vendimi qeveritar të rëndësishëm.

Edukimi qytetar dhe sfidat në kujtesën historike:

Janë botuar libra për fëmijë dhe të rinj, si “Dielli lind në Spaç” dhe “Kufij të thyer” – tashmë të miratuar për përdorim shkollor në 2025.

Klubi i Librit “Mësojmë nga e Kaluara” ka përfshirë 346 pjesëmarrës në qytete të ndryshme.

Ekspozitat dhe simpoziumet e vitit 2024 kanë trajtuar temat si përsekutimi në ekonomi, inxhinierët e naftës dhe burgosjet në Porto-Palermo.

Kërkesa studimore dhe mediatike të trajtuara:

65 kërkesa, 80,474 faqe të punuar nga të cilat 27,248 faqe të anonimizuara të cilat kanë shërbyer edhe ndërtimin të 4 aktivitete tematike, përfshirë simpoziumin për sabotatorët në ekonomi dhe ekspozitën në Porto-Palermo.

Zhvillim i Mediatekës – platformë online për studiuesit dhe qytetarët:

30 dosje të përzgjedhura dhe përpunuara për publikim, me qëllim funksionalizimin e platformës gjatë vitit 2025.

Sfidat dhe problematikat:

Vetëm 26% e bashkive kanë zbatuar detyrimin për të kërkuar verifikim para dhënies së titujve nderi apo emërtimeve publike edhe pse Autoriteti ka komunikuar me të 61 bashkitë në vend,

Janë trajtuar 263 kërkesa për verifikim. Pavarësisht kërkesave zyrtare, nuk është realizuar ende ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të siguruar verifikimin e detyrueshëm të kandidatëve për poste publike.

Vijon komunikimi per13 zyrtarë në institucione kyçe që kanë pasur certifikata nga komisionet “Bezhani” dhe “Mezini.

Procesi i verifikimit të figurave dhe identifikimit të të zhdukurve ende përballet me mungesën e bashkëpunimit të plotë nga disa institucione.

Nga parlamenti kërkohen ndryshime në ligjet për titujt e nderit dhe pastërtinë e figurës për personat që ushtrojnë funksione publike si dhe shtimi i cilësive të ndihmës prokurorit dhe gjyqtarit në proceset penale politike.

Rishikimi i ligjit nr. 9831/2007 për njohjen e internimit dhe dëmshpërblimin financiar për personat e prekur përmes përmirësimi i kuadrit ligjor për të lindurit dhe të miturit në internim, rritjen e dëmshpërblimit për familjarët e viktimave, krijimi i pagesës fikse mujore për punën e detyruar të ish-të përndjekurve.

Related

Previous Post

Luna Mari mbush një vjeçe, Kiara ndan momentet e ëmbla kur vogëlushja erdhi në jetë

Next Post

Kapen në arrati dy të dënuarit për dhunë në familje e largim nga vendi i qëndrimit! Një i tretë akuzohet se keqtrajtoi kafshën në lokalin e tij, video u postua në rrjetin social

Lajme të ngjashme

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

by redaktor2
06/14/2025
0

Gazetarja e njohur Manjola Arizaj Zeka ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të shprehur dashurinë dhe krenarinë për të...

Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt transformimit të arsimit

Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt transformimit të arsimit

by redaktor2
06/13/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një nga projektet...

“Spiun i komunizmit me pseudonimin Llulla” – Frrok Çupi padit Ilir Demalian: U përdor nga Grida Duma…

“Spiun i komunizmit me pseudonimin Llulla” – Frrok Çupi padit Ilir Demalian: U përdor nga Grida Duma…

by redaktor2
06/12/2025
0

Gazetari dhe opinionisti i njohur Frrok Çupi ka dërguar përballë drejtësisë një shpifjeje të rëndë publike, që sipas tij ka...

Kush është gjyqtarja që kryeministri Rama e cilësoi si “Shvejkun” e sistemit të drejtësisë

Kush është gjyqtarja që kryeministri Rama e cilësoi si “Shvejkun” e sistemit të drejtësisë

by redaktor2
06/12/2025
0

Kryeministri Edi Rama reagoi i zhgënjyer pasi Gjykata e Tiranës vendosi të rrëzojë padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.