• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Enslemvera Zake: Politika nuk është art i pushtetit, por i shërbimit, kandidon sërish për Qarkun e Korçës

05/04/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
Enslemvera Zake: Politika nuk është art i pushtetit, por i shërbimit, kandidon sërish për Qarkun e Korçës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Enslemvera Zake, deputetja aktuale dhe një nga figurat më të angazhuara të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Qarkun e Korçës. Me një përvojë të konsoliduar katërvjeçare në legjislaturë, Zake vjen sërish para qytetarëve me një mesazh të qartë: politika është mision, jo karrierë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një deklaratë publike, Zake thekson se angazhimi i saj në politikë ka qenë që nga fillimi një detyrim moral, qytetar dhe profesional, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve në Kuvend. Ajo e përshkruan veten si një përfaqësuese që nuk ka parë politikën si teori, por si praktikë sociale të angazhuar dhe konkrete, të lidhur ngushtë me qytetarin.

“Një dekadë punë me përkushtim, sfida të shumta, objektiva të qarta dhe një garë të vazhdueshme me kohën,” shkruan Zake, duke përmbledhur përvojën e saj institucionale, ku ka mbajtur role të rëndësishme si Sekretare e Grupit Parlamentar të PS, Nënkryetare e Komisionit të Auditimit Publik, Sekretare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, dhe Anëtare e Komisionit të Edukimit dhe Medias.

Duke reflektuar mbi mandatit e saj, ajo thotë se ka punuar me përkushtim për të sjellë zgjidhje konkrete, për të përmirësuar ligje dhe për të adresuar vakumet institucionale. Zake thekson se pjesëmarrja aktive e qytetarëve është çelësi i një demokracie funksionale dhe roli i përfaqësuesve është ta mundësojnë këtë përfshirje.

Duke cituar filozofët Michel Foucault dhe Jürgen Habermas, Zake ndan bindjen se pushteti i vërtetë qëndron në institucionet dhe në diskursin publik, dhe se politika e mirë kërkon komunikim të hapur dhe reflektim të vazhdueshëm mbi parimet themelore që udhëheqin një shoqëri të drejtë.

Në fund të deklaratës së saj, ajo u bën thirrje qytetarëve të Qarkut të Korçës që ta mbështesin me votë në legjislaturën e re 2025-2029, me besimin se përfaqësimi i saj do të jetë një zë i drejtë në shërbim të interesit publik.

“Ku ligji dhe drejtësia bëhen fjalë, Parlamenti është zëri i kombit, atje nuk flasin partitë, por interesat e tij,” përfundon Zake

Related

Tags: Enslemvera ZakePSQarku Korcezgjedhjet 2025
Previous Post

Historike! Peshëngritësja e Teutës, Enkileda Carja, shpallet Kampione Bote e trefishtë në Peru

Next Post

Ezgjan Alioski në histori, bëhet shqiptari i parë që fiton AFC Champions League!

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.