• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

05/10/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pamundësia apo mundësia e shkuarjes të Sali Berishës në SHBA në të ardhmen u kthye në një temë të fortë të diskutimeve politike ditët e fundit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Vetë kreu PD, Sali Berisha, i shpallur Nongrata në Maj 2021 prej administratës Biden të enjten, gjatë një konference për shtyp, mohoi të ketë kërkuar marrjen e një vize amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.

Doktor Berisha shkoi më tej kur tha se që kur kishte lëne detyrën në vitin 2013, kurrë nuk kishte planifikuar një udhëtim të tillë.

Berisha: Unë të kërkoj vizë? Jo, nuk kam kërkuar vizë që kur kam lënë detyrën e Kryeministrit, asnjëherë.

Ndërkohë që zoti Berisha mban këtë qëndrim e vërteta është krejt ndryshe dhe kjo faktohet përmes dokumenteve zyrtare depozituar në departamentin FARA një detyrim ky ndaj lobistëve në SHBA.

Ky dokument të cilin e publikon sot Top Channel nxjerrë nga FARA tregon se kompania e lobimit Continental, e cila ka lidhur kontratën 6 milionë dollarëshe me Partine Demokratike, ka bërë dy kërkesa në emër të Sali Berishës.

Përpjekja për një vizë amerikane në pasaportën e Sali Berishës ka nisur në datën 28 Mars tre ditë përpara nisjes së fushatës zgjedhore.

Është firmosur nga përfaqësues të disa shoqatave shqiptaro amerikane, mes të cilëve edhe Nuredin Seci që është garantuesi i 6 milionë dollarëve për kontratën e lobimit.

Ata i kërkohet sekretarit të shtetit Marco Rubio të pajisë me një vizë njëkalimshme afatshkurtër Sali Berishen.

“Ne jemi të nderuar të dërgojmë këtë kërkesë formale për të lëshuar një vizë hyrje-dalje për Profesor Doktor Sali Berishën kreun e PD-s në Shqipëri për të vizituar Shtet e Bashkuara të Amerikës. Doktor Berisha është ftuar nga organizatat tona për tu takuar me komunitetin Shiptaro Amerikan në Shtet e Bashkuara”.

Në kërkesë shpjegohet se qëllimi i kësaj vize është takimi me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara në funksion të fushatës elektorale.

Kjo kërkesë, siç thuhet ne dokumentin që Top Channel disponon, është shpërndarë nga Continental Strategy, në emër të shërbimeve të klientit Partisë Demokratike e Shqipërisë.

Në kushtet kur pasaporta e Dr Berishës nuk u vulos me një vizë amerikane, pas më shumë se një muaji nga data e kërkesës të injoruar nga Departameti Amerikan i Shtetit kompania lobuese Continental PLLC, studio ligjore e lidhur me Continental Strategy, që sipas kontratës 6 milionë dollarëshe ka nënshkruar një marrëveshje tjetër financiare me Partine Demokratike, ka dërguar një letër të dytë, në datën 1 Maj.

Edhe kjo letër eshte depozituar pranë Departamentit te Shtetit nga Continental Strategy, ne emër te Partisë Demokratike ku tregohen rrugët e mundshme për pajisje me vizë të Sali Berishës.

“Revokimi heqja mund të ndodhë përmes një rishikimi të brendshëm, rikonsiderim politik apo ndryshim i politikave të administratës. Personi i sanksionuar apo avokatët e tij mund ta kundërshtojnë tek Sekretari i Shtetit përmes përcjelljes së shqetësimit apo lobimit për revokimin”.

Konteksti kërkesës është përsëri një thirrje që sekretari i shtetit Marco Rubio të heqë sanksionet ndaj Sali Berishës.

Letra mbyllet me lutjen e kompanisë lobuese ku theksojnë se shpresa e vetme për klientin e tyre mbetet një vendim i sekretarit Marco Rubios. Një vendim i dëshiruar të vinte gjatë fushatës zgjedhore por që nuk ka ardhur deri më tani.

Sanksionimi i Sali Berishes vazhdon të jetë i publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit dhe deri më sot nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga institucionet amerikane për ndonjë hap pas nga administrata e Presidentit Trump, e cila në fakt në rastin e heqjes së sanksioneve për shefin e kabinetit te Kryeministrit Hungarez u shpreh publikisht përmes një deklarate.

Po ashtu, ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, ai ka kërkuar përmes organizatave shqiptaro amerikane dhe kompanisë lobuese jo një, por plot dy herë të pajiset më vizë e të udhëtojë drejt Shteteve te Bashkuara, por as kjo kërkesë, deri me sot nuk është marrë parasysh.

Sipas dokumenteve zyrtare Sali Berisha vazhdon të jetë nongrata dhe pavarësisht se ka bërë dy herë lutje për të udhëtuar drejt Amerikes, deri tani lutjet e tij kanë rezultuar pa sukses.

Related

Tags: LobimiMarc Rubiosali berisha
Previous Post

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

Next Post

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.