• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Java Kulturore Italiane sjell në Shqipëri Ermal Metën dhe pasurinë e artit italian nga data 1 deri më 8 qershor

05/20/2025
in Kulturë, Slider
Java Kulturore Italiane sjell në Shqipëri Ermal Metën dhe pasurinë e artit italian nga data 1 deri më 8 qershor
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga data 1 deri më 8 qershor 2025, Shqipëria mirëpret një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit: Javën Kulturore Italiane, e organizuar nga Ambasada e Italisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përmes një kalendari të pasur aktivitetesh, kjo javë sjell në qendër të vëmendjes artin, muzikën, teatrin, modën dhe dizajnin italian, si dhe koncertin e artistit me origjinë shqiptare Ermal Meta, duke përforcuar lidhjet e ngushta kulturore dhe historike mes dy vendeve.

Nga data 1 deri më 8 qershor 2025, Shqipëria mirëpret një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit: Javën Kulturore Italiane, e organizuar nga Ambasada e Italisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Përmes një kalendari të pasur aktivitetesh, kjo javë sjell në qendër të vëmendjes artin, muzikën, teatrin, modën dhe dizajnin italian, duke përforcuar lidhjet e ngushta kulturore dhe historike mes dy vendeve.

Programi i plotë i Javës, u prezantua përmes një konference për mediat nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Marco Alberti dhe Zëvendës Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa, e cila theksoi rëndësinë e kësaj jave dhe mbështetjen institucionale për nisma të tilla kulturore.

Aktiviteti i parë me të cilin nis Java Kulturore Italiane do të jetë një koncert i veçantë nga Orkestra “Magna Grecia”, që do të interpretojë në Kishën Katolike në Tiranë, ndërsa më 2 qershor koncerti do të përsëritet në Amfiteatrin e Durrësit, në një hapësirë që ndërthur historinë dhe artin.

Më tej vëmendja zhvendoset drejt modës dhe dizajnit, një industri kreative që vazhdon të gjenerojë talente të reja, stilistë të rinj që interpretojnë traditën italiane me frymën e inovacionit dhe eksperimentimit. Takimi do të zhvillohet në Tiranë, në ambientet e Inside Coin.
Po me datë 2 qershor, por këtë herë në Vlorë, në sheshin ikonik të Lungomares, publiku do të ketë mundësi të ndjekë një koncert “Neri per caso”, të cilët rikthehen në skenë për të festuar 30-vjetorin e suksesit të tyre në Festivalin e Sanremos. Në të njëjtën ditë, në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, pritet një tjetër performancë klasike nga duoja Lucio Matarazzo dhe Giovanni Masi, një koncert që bashkon teknikat klasike me ato bashkëkohore.

Kurse 3 qershori sjell inovacionin vizual me një video-mapping në ndërtesën historike të ish-hotel “Dajtit”, i ndjekur nga një sfilatë mode me stilistë të rinj.

4 qershori do të jetë dita e muzikës xhaz në Berat, me një koncert të “Aperitivo Italiano”. Në 5 qershor, vëmendja kthehet tek teatri. Në Gjirokastër do të mbahet performanca teatrore “Onora tuo padre – Ndero Babane”, një produksion i përbashkët me artistë nga Italia dhe Shqipëria.

Ndërsa 6 qershori rezervon një ngjarje të rëndësishme muzikore të javës në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku pianisti i njohur Giovanni Bertolazzi, i shoqëruar nga Orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit nën dirigjimin e Andreas Solinas, do të interpretojë një program të përzgjedhur të muzikës klasike italiane.
Më 7 qershor, në Amfiteatrin e Butrintit, artisti i njohur me origjinë shqiptare Ermal Meta do të mbajë një koncert emocionues në një prej vendeve më simbolike dhe të mrekullueshme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Java Kulturore Italiane do të mbyllet me datë 8-të qershor me një festival njëditor në natyrë me ushqime italiane dhe muzikë.

Related

Tags: 1-8 qershorErmal MetaJava Kulturore Italiane
Previous Post

Maliqi: Falenderim dhe mirënjohje për 5222 votuesit e ndershëm të qarkut Berat

Next Post

SPAK kontrolle në Bashkinë e Klosit, dyshime për krime zgjedhore! Sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë

Lajme të ngjashme

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

by redaktor2
07/15/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përfshirë operatorë të rinj në listën e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit....

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

by redaktor2
07/15/2025
0

Shumë prej jush mund të mos e njihni fare, por Antoneta Dhima e cila është deputete e Partisë Socialiste, është...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit
  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.