• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

‘Gjigandët e gjunjëzuar’- BE-ja financon studimin që transformon Kombinatin në Tiranë dhe Metalurgjikun në Elbasan, në hapësira biznesi dhe zona eko-industriale

05/22/2025
in Ekonomi, Slider
‘Gjigandët e gjunjëzuar’- BE-ja financon studimin që transformon Kombinatin në Tiranë dhe Metalurgjikun në Elbasan, në hapësira biznesi dhe zona eko-industriale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Disa nga zonat më të mëdha industriale në vend, si Kombinati në Tiranë, Metalurgjiku në Elbasan etj., të etiketuar deri dje si “gjigandë të gjunjëzuar”, do të rivitalizohen duke u kthyer në parqe eko-industriale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Këto zona industriale të cilat janë konsideruar ndër dekada si zona me ndotje të lartë ekologjike do ti nënshtrohen një tranzicioni të gjelbër, në të cilat do të bashkohen shumë biznese në një hapësirë të përbashkët, të cilat do të kombinojnë teknologjinë e gjelbër me ndërlidhjen efikase të biznesit dhe inovacionin.

Në kuadër të këtij projekti, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja dhe menaxheri i Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC) për Evropën, Javier Suarez, në prani edhe të ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato, nënshkruan të enjten, në Shtëpinë e Evropës, një marrëveshje që i hap rrugën zhvillimit të parqeve eko- industriale në Shqipëri.

Kjo nismë është pjesë e Planit Evropian të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt përshpejtimit të zhvillimit të qëndrueshëm industrial në Shqipëri, duke mbështetur vendin për përafrimin me standardet mjedisore të BE-së.

Koncepti i kësaj marrëveshje është që parqet eko-industriale të bashkojnë bizneset në një hapësirë të përbashkët industriale për të optimizuar përdorimin e burimeve, për të zvogëluar ndikimin mjedisor, si dhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Shqipëria do të përmirësojë kuadrin e saj politik dhe rregullator, do të përmirësojë kapacitetet për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave industriale, si dhe do të nxisë një brez të ri të zhvillimit industrial me karbon të ulët dhe efikasitet të lartë të burimeve.

“Përmes konceptit të parqeve eko-industriale, Shqipëria po pozicionohet strategjikisht në zemër të tranzicionit të gjelbër, në përputhje me standardet e Kapitullit 20, duke mbështetur politikat industriale dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme brenda procesit të integrimit në BE. Kombinati në Tiranë do të jetë një nga zonat kryesore ku do të marrë formë ky model i ri zhvillimi, një hapësirë ​​me potencial të madh për t’u bërë një park eko-industrial që kombinon teknologjinë e gjelbër me ndërlidhjen efikase të biznesit dhe inovacionin. 

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe në partneritet me IFC-në, synojmë të ndërtojmë korniza më të forta ligjore, të rrisim kapacitetet institucionale dhe të nxisim investimet private në teknologjinë e qëndrueshme. Kjo është rruga për ta shndërruar industrinë shqiptare në një histori suksesi të tranzicionit të gjelbër në rajon”, tha ministri Gonxhja.

Është Bashkimi Evropian, që po mbështet përpjekjet e Shqipërisë drejt një transformimi industrial të gjelbër dhe të qëndrueshëm përmes Planit Evropian të Investimeve për Ballkanin Perëndimor 2022-2027, si dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillimin e parqeve eko-industriale në Shqipëri bëhet simbolikisht në të njëjtën ditë kur Shqipëria hap grup-kapitullin 3 të negociatave të saj të anëtarësimit në BE, me fokus te konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse. BE-ja po e financon këtë projekt për të mbështetur de-karbonizimin industrial të Shqipërisë.

Ne do të ofrojmë ekspertizë për krijimin e parqeve eko-industriale për të nxitur investimet e gjelbra dhe për t’i ndihmuar bizneset ekzistuese të kalojnë drejt praktikave më të qëndrueshme. Reforma industriale – përfshirë tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital – është një element kyç i procesit të anëtarësimit në BE dhe BE-ja po e mbështet Shqipërinë në këtë rrugë”, tha Silvio Gonzato, ambasador i BE-së në Shqipëri.

E zbatuar nga IFC-ja, me mbështetjen e BE-së, kjo nismë do t’u ofrojë asistencë teknike autoriteteve shqiptare për përafrimin e politikave me standardet ndërkombëtare të parkut eko-industrial, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe hartimin e konceptit për një park të ri eko-industrial.

“Përmes modernizimit rregullator, ndërtimit të kapaciteteve dhe projektimit të zonave të reja industriale të qëndrueshme, ne po krijojmë kushtet për industri më të pastra, kanale më të forta investimesh dhe integrim më të ngushtë me tregjet globale. Qëllimi ynë është ta mbështesim Shqipërinë që të bëhet lider në tërheqjen e investimeve të përgjegjshme brenda kësaj nisme në mbarë Ballkanin Perëndimor”, tha Javier Suarez, menaxher i IFC-së për Këshillimin Vendor dhe Ekonominë për Evropën.

Ky bashkëpunim nxjerr në pah potencialin në rritje të Shqipërisë për të tërhequr investime të qëndrueshme, për të modernizuar sektorin e saj industrial, si dhe për t’u integruar më ngushtë në zinxhirët e vlerave evropiane dhe globale.

Në përputhje me politikat mjedisore dhe klimatike të BE-së, kjo nismë synon të mbështesë de-karbonizimin industrial dhe krijimin e zonave industriale të qëndrueshme dhe konkurruese.

Ajo financohet nga BE-ja përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor me një grant prej 3.6 milionë eurosh, me qëllim vlerësimin e fizibilitetit të parqeve eko-industriale përmes katër studimeve pilote.

Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) ka qenë shumë e rëndësishme për mbështetjen e projekteve të tilla në të gjithë rajonin.

Related

Tags: beinvestimKombinati TiraneMetarlugjiku Elbasan
Previous Post

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda: Do të krijojmë në Tiranë, Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Next Post

Reagojnë avokatët e Veliajt dhe Xoxës: Asnjë provë që lidh klientët tanë me pasurinë e hetuar ; Përpjekje për të dëmtuar imazhin publik

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.