• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Qendër e re Shëndetësore në Laprakë/ Koçiu: Shërbime pranë vendbanimit për rreth 5 000 banorë të rrugës “Josif Pashko”

05/22/2025
in Aktuale, Slider, Sociale
Qendër e re Shëndetësore në Laprakë/ Koçiu: Shërbime pranë vendbanimit për rreth 5 000 banorë të rrugës “Josif Pashko”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një qendër e re shëndetësore është hapur për banorët e Njësisë 11 në Laprakë, një bashkëpunim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Kishën Katolike.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar nga Drejtoresha e OSHKSH, Jeta Deda dhe Drejtori rajonal i OSHKSH Tiranë, Lorenc Hashorva pa nga afër ambientet e reja të kësaj qendre në rrugën “Josif Pashko” ku do mund të marrin shërbime shëndetësore më të shpejta dhe më të aksesueshme rreth 5 000 banorë të kësaj zone.
Me hapjen e qendrës së re, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime shëndetësore vetëm 3 minuta larg nga banesat e tyre pa patur nevojë të shkojnë në Qendrën Socio-Shëndetësore Nr.7 në Laprakë.
Ministrja Koçiu theksoi se “kjo qendër shkurton distancën e marrjes së shërbimeve shëndetësore për banorët e unazës” si dhe nënvizoi se “në këtë strukturë do të ofrohen edhe shërbime të shtuara në aspektin social”.
Ajo vlerësoi bashkëpunimin me Kishën Katolike të cilët mundësuan vënien në dispozicion të godinës.
“Kjo mundësi që na dhatë për t’i shërbyer 5000 qytetarëve që marrin shërbim në këtë pikë të sapo hapur është një mundësi fantastike. Një falenderim edhe për ju që e bëtë të mundur sepse vërtet i shërben të gjithë komunitetit”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Ndërsa drejtori rajonal i OSHKSh Tiranë, Lorenc Hashorva sqaroi se “në këtë qendër do të ofrohet shërbimi i mjekut të familjes për të gjithë grupmoshat, kryerja e analizave të kontrollit mjekësor bazë, injeksione dhe vaksinat”.
Nga ana tjetër, kjo qendër jo vetëm do të mundësojë shërbime socio-shëndetësore të dedikuar, por edhe do të ndikojë në reduktimin e fluksit në Qendrën Socio-Shëndetësore Nr.7 në Laprakë duke rritur më tej cilësinë shërbimit për qytetarët.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Ministrja KociuQendra Shendetesore Laprakevizite
Previous Post

Neda për raportin me Arbrin pas “Big Brother”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Next Post

“Helikopterët “Black Hawk” do kenë “shtëpinë” e tyre”/ Rama: Investimet do rrisin operacionalitetin e bazës së Farkës

Lajme të ngjashme

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

by redaktor2
09/09/2025
0

Viti i ri shkollor nisi, por në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë ushqim në shkolla, projekt i prezantuar...

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.