• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Silvinjo publikoi listën, frikësohen menjëherë në Serbi: Shqipëria nuk qenka keq me lojtarët, duhet kujdes! 

05/26/2025
in Sport
Silvinjo publikoi listën, frikësohen menjëherë në Serbi: Shqipëria nuk qenka keq me lojtarët, duhet kujdes! 
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shqipëri-Serbi do të jetë ndeshja e cila do të luhet në datën 7 qershor dhe që do të marrë vëmendjen jo vetëm të mediave shqiptare dhe atyre serbe, por njëkohësisht edhe mediave të njohura në Europë. Kjo pasi dihet marrëdhënia nga historia mes dy shteteve, por njëkohësisht dhe ngjarja e ndodhur në Beograd. Megjithatë për të bërë patriotin kundër Serbisë, duhet të lëmë njëherë mënjanë pjesën historike dhe pas fitores, atëherë mund t’i shpalosim këto ide me shumë krenari sepse patrioti para ndeshjes dhe një humbje me Serbinë, nuk do t’i vlente më askujt. 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ndërkohë Silvinjo ka publikuar listën në ditën e sotme ku nuk ka pasur asnjë surprizë apo temë diskutimi, janë grumbulluar të gjithë emrat që priteshin, këtë herë pa përjashtuar askënd, të gjithë ishin aty. Reagimi në Serbi për këtë listë ishte i menjëhershëm dhe ishin jo pak të surprizuar. “Kurir”, “Informer” dhe “Mozzart Sport”, tre mediat në Serbi, ishin në të njëjtin mendim: “Shqipëria nuk qënka keq me lojtarët”. 

Këto media kanë vendosur theksin në faktin se në këtë listë janë 10 lojtarë të Shqipërisë që luajnë në top 5 kampionatet më të mira në Europë, ndërsa në krahun tjetër, te Serbia, janë 9 lojtarë që luajnë në 5 kampionatet më të mira në Europë. Megjithatë “Mozzart Sport”, media serbe, shkon më tej në analizë duke shkruar se e vetmja përparsi për Serbinë është se lojtarët e Shqipërisë nuk kanë minuta në këmbë. 

“Rivali ynë i parë në kualifikueset e Botërorit ka të njëjtën numër lojtarësh sa ne në kampionatet më të forta në Europë. Nuk mundën të bënin shumë ndaj anglezëve, Andorra u kalua lehtë, por vetëm në ciklin kualifikues të qershorit për Shqipërinë do të nisin betejat e vërteta, ato që duhet të vendosin se kush nga vendi i dytë i Grupit K do të kërkojë kalimin në Botërorin e vitit të ardhshëm. Këtu i referohemi fillimisht përballjes me Serbinë, që do të zhvillohet më 7 qershor në Tiranë dhe për të cilën trajneri Silvinho shpalli një listë me 27 emra. 

Një listë që nuk duhet pasur aspak frikë, por edhe që duhet respektuar, sepse në të janë dhjetë futbollistë që kanë luajtur në klube nga pesë ligat më të forta evropiane këtë sezon. Është e vërtetë, megjithatë, se emrat e lojtarëve të kombëtares shqiptare janë “më pak të njohur” , ndërsa më të famshmit e tyre nuk kanë pasur asnjë rol në ekipet e tyre. Elseid Hysaj nisi vetëm katër ndeshje në kampionat për Lazion, Armando Broja një më pak për Everton (në huazim nga Chelsea), Kristian Asllani dhjetë për Interin dhe vetëm Berat Gjimshiti luajti sezonin me Atalantën nga fillimi në fund”, shkruan media serbe. Ndërsa edhe Kurir me “Informer” vendos theksin te përfshirja kaq e madhe e lojtarëve të Shqipërisë në kampionatet më të mira në Europë. 

Related

Tags: formacioniSerbiaSilvinjo
Previous Post

“Dy mandatet e ‘Mundësia’ askush nuk do t’i rrëmbejë”, Agron Shehaj: Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore dhe pastaj të vjedhësh një deputet në tavolinë

Next Post

“Fitoret nuk na duhen për të mundur të tjerët”- Rama me deputetët: Do bëjmë histori me anëtarësimin e Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade

Lajme të ngjashme

Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

by redaktor2
08/22/2025
0

Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në...

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

by redaktor2
08/20/2025
0

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli...

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.