• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Kujtime nga Atdheu – Festë me Miq”/ Fëmijët e diasporës festojnë shqip në Lausanne të Zvicrës

06/02/2025
in Kulturë, Slider
“Kujtime nga Atdheu – Festë me Miq”/ Fëmijët e diasporës festojnë shqip në Lausanne të Zvicrës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Fundjava e fundit e majit do të sjellë në zemër të Zvicrës një ngjarje kulturore të veçantë për komunitetin shqiptar atje dhe jo vetëm. Më 31 maj dhe 1 qershor, në ambientet e Espace Dickens në Lausanne, do të organizohet festa dyditore “Kujtime nga Atdheu – Festë me Miq”, një aktivitet që vjen në kuadër të nismës së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, CulturAlb, kushtuar ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare në diasporë.
Eventi organizohet nga Swiss Albania Event dhe bashkon artin, edukimin dhe familjen në një hapësirë ku kultura shqiptare frymon përmes aktiviteteve të ndryshme.
Festa nis të shtunën, më 31 maj, me shfaqjen e filmit të dashur për breza të tërë, “Taulanti kërkon një motër”, që do të transmetohet në orën 19:00. Mbrëmja do të pasohet me një pritje për fëmijët dhe familjet, ku bisedat miqësore do të përzihen me kujtimet dhe ëndrrat e një brezi të ri që po mëson të dashurojë gjuhën dhe rrënjët.
E diela e 1 qershorit që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve do të jetë e mbushur me aktivitete të strukturuara në pesë pjesë krijuese dhe edukative. Fëmijët do të kenë mundësi të shfaqin talentin e tyre nëpërmjet ekspozitës “Kujtime nga Atdheu”, ku do të prezantohen punimet e tyre artistike kolazhi të frymëzuara nga trashëgimia shqiptare. I ftuari special i ditës është Rafael Shehi, artisti i vogël që jeton në Lyon, Francë.
Një nga momentet më të veçanta do të jetë edhe krijimi i veprës kolektive “Pema e Jetës”, me tapa verërash shqiptare, simbol i lidhjes me natyrën, rrënjët dhe traditën shqiptare. Kjo vepër do t’u dhurohet restoranteve shqiptare në Zvicër si një kujtesë artistike për të ruajtur identitetin në çdo hapësirë publike.
Në orët e mesditës, do të zhvillohet ceremonia e çertifikimit për fëmijët pjesëmarrës në konkursin artistik që ka qenë i hapur që nga muaji mars, si dhe promovimi i aplikacionit edukativ “Mësojmë Shqip – Bubi”, një mjet modern për fëmijët e diasporës që duan të mësojnë gjuhën amtare në mënyrë argëtuese.
Pjesa e fundit e programit do të sjellë workshop-e muzikore dhe kulturore, me fokus në trashëgiminë e pasur shqiptare, përfshirë vallet popullore shqiptare.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Feste me MiqKujtime nga AtdheuLausanneZvicer
Previous Post

Hera Kume, fituesja e “Miss Kids Beauty 2025”, rrëfen në podcast: “Dua të shëroj botën, por mos harroni dhe artin!”

Next Post

Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fort”

Lajme të ngjashme

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Vrasja e Fatbardh Licit! Apeli i GJKKO i la në burg, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

Vrasja e Fatbardh Licit! Apeli i GJKKO i la në burg, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

by redaktor2
06/24/2025
0

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit ngjarje e ndodhur...

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO shuan masën “detyrim paraqitje” ndaj Namik Koçit! Biznesmeni vihet në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj

I premtoi një gruaje punësimin e djalit si inspektor mjedisi kundrejt parave, Dritan Lleshi përfiton nga gjykimi i shkurtuar! GJKKO e dënon me 8 muaj burgim

by redaktor2
06/24/2025
0

GJKKO ka shpallur fajtor Dritan Lleshin, i cili akuzohet për  “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”....

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftim për motin: Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë! Rritet rreziku për zjarre, qytetarët të kenë kujdes

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftim për motin: Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë! Rritet rreziku për zjarre, qytetarët të kenë kujdes

by redaktor2
06/24/2025
0

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron për temperatura ekstreme deri në 40°C në ditët në vijim, duke shtuar rrezikun për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Trajneri Deliallisi konfirmohet në krye të Korabit për sezonin 2025-2026
  • Gjithnjë “top”, Hygerta shkëlqen me bikini
  • Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit! Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Safet Bajrin, Astmer Bila…
  • Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare…
  • Vrasja e Fatbardh Licit! Apeli i GJKKO i la në burg, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në…
  • I premtoi një gruaje punësimin e djalit si inspektor mjedisi kundrejt parave, Dritan Lleshi përfiton…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.