• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

06/03/2025
in Politikë, Slider, Sociale
Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët do të zgjedhin për të kaluar pushimet në vendin tonë.
I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputeti i zgjedhur i PS, Ervin Demo prezantuan në Berat programin e Qendrave Shëndetësore Verore, përfshirë Qendrën e re Shëndetësore në Kalanë e Beratit.
Ministrja Koçiu gjatë fjalës së saj theksoi masat e marra nga të gjithë strukturat shëndetësore në vend për mbarëvajtjen e sezonit turistik. “Të gjithë strukturave u duhet të jenë të përgatitura gjithashtu për të pritur emergjencat dhe të papriturat që sjellin çdo vit, 700-800 mijë, deri 1 milionë vizitorë. Në të gjithë vendin situata është e njëjtë. Spitalet, Urgjenca Kombëtare dhe e gjithë infrastruktura jonë shëndetësore nuk i shërben vetëm 2.5-3 milionë rezidentëve, por edhe nevojave shëndetësore që lindin gjatë vizitës së 12-15 milionë turistëve” -sqaroi Koçiu.
Minsitrja e Shëndetësisë tha se me rritjen e fluksit të turistëve në vend dhe me qëllim ofrimin e shërbimit sa më pranë qytetarëve edhe këtë vit do të vijojnë të funsksionojnë Qendrat Shëndetësore Verore në vend.
“Një vit më parë, falë zgjerimit të hartës dhe zgjatjes së kohës së qëndrimit hapur, nga 3 në 4 muaj, numri i pushuesve qëpërfituan asistencë në qendrat verore u rrit nga 55 në 80 mijë. Rreth një e treta e tyre ishin pushues të huaj.
Duke u bazuar në këtë përvojë shumë të suksesshme, do të vijojmë të ofrojmë shërbim përmes qendrave verore nga Thethi, deri në Ksamil, e kudo tjetër, në pikat më të frekuentuara turistike të vendit”. – u shpreh Koçiu.
Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se nga 1 qershori deri në 30 shtator 2025, do të kemi në funksion më shumë qendra verore se kurrë më parë, 36 në total me pajisjet e nevojshme jetëshpëtuese.
Gjithashtu, ajo tha se tashmë është gati i gjithë personeli mjekësor që do të shërbejë me profesionalizëm në këto Qendra.
“Pas një procesi rekrutimi të gjatë, u seleksionuan me sukses 295 profesonistë që do të ofrojnë shërbim të pandërprerë në36 qendrat shëndetësore. “Kemi gati “300 spartanë”, mes tyre 93 mjekë, 129 infermierë, 49 shoferë ambulance dhe 24 sanitarë, që vendosen në vijën e parë të frontit, në zonat më të frekuentuara të vendit”- u shpreh minstrja Koçiu.
Në përfundim të fjalës së saj, ministrja Albana Koçiu theksoi se të gjithë këto kapacitete shtesë përforcojnë sistemin tonë shëndetësor, por nuk janë të vetmet në mbështetje të pushuesve.
“I gjithë sistemi ynë shëndetësor, me qendrat spitalore, spitalet rajonale dhe bashkiake, si dhe 400 qendra shëndetësore të rinovuara tërësisht i përgjigjet realitetit të një turizmi që nuk zhvillohet më vetëm në disa pika kyçe apo vetëm për 2-3 muaj në vit, por një sektori turistik të zhvilluar në të gjithë territorin dhe aktiv gjatë të gjithë vitit”- përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “në Shqipëri kemi pritur 5 milionë vizitorë ose 1 milion më shumë sesa viti 2023. Ndërkohë për këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 1 janar- 30 prill kemi 7-8% më shumë vizitorë”.
Ndërsa deputeti i zgejdhur i PS, Ervin Demo u shpreh se “jam shumë i lumtur që do të kemi një Qendër Shëndetësore në kala, jo vetëm për vendasit por edhe për ata qindra mijëra vizitorë që e vizitojnë kalanë gjatë kësaj periudhe”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: BeratMinistja KociuMinistrja Kumbaro
Previous Post

“E kuptoni që me Brojën në fushë Serbia ka frikë?”, Alliu i qartë: Nëse nuk hyn Broja, e gjithë Serbia shkon në portën tonë 

Next Post

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.