• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Lulzim Basha i vë çelësin zyrave të “Euroatlantikëve”? Reagon ish-kryedemokrati

06/04/2025
in Politikë, Slider
Lulzim Basha i vë çelësin zyrave të “Euroatlantikëve”? Reagon ish-kryedemokrati
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Koalicioni Euroatlantik ka bërë një reagim lidhur me lajmet që po qarkullojnë, se zyrave të kësaj force politike në Tiranë iu është vënë çelësi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Për VNA.al, duke qenë se kjo media ishte e para e cila raportoi boshatisjen e zyrave të euroatlantikëve në rrugën “Donika Kastrioti”, partia e Lulzim Bashës ka pohuar se ndryshimi i ambienteve ka ardhur për arsye organizative dhe se nuk është tërhequr nga angazhimi politik.

“Për arsye organizative dhe për të garantuar mirëadministrimin e punës, po ndryshojmë ambientet ku do të zhvillohet aktiviteti ynë, por kjo nuk do të thotë heqje dorë nga kauza dhe angazhimi ynë politik si Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë”, thuhet në reagim, duke theksuar më tej se kjo forcë politike nuk është një parti e re, por vetëm instrument ligjor për pjesëmarrje në zgjedhje.

Gjithashtu, në këtë reagim është theksuar edhe njëherë qëndrimi i kreut të kësaj force politike, Lulzim Bashës duke thënë se ky i fundit nuk do të heqë dorë nga vula e Partisë Demokratike dhe nëse do të duhet të shkojë në Gjykatën e Strasburgut.

Reagimi i plotë për VNA:

Përshëndetje,

Në lidhje me shkrimin e publikuar sot nga redaksia juaj, me titull “Nuk mori as mandatin e tij të deputetit, Lulzim Basha mbyll zyrat e Koalicionit Euroatlantik”, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe të përgënjeshtrojmë informacionet e pasakta që përmban ky artikull.

Së pari, nuk është krijuar asnjë parti e re nga ana jonë. Koalicioni Euroatlantik ka qenë një instrument ligjor për pjesëmarrje në zgjedhje, ashtu siç është bërë e qartë pas 11 qershorit 2024, kur pazari mes Ramës dhe Berishës prodhoi vendimin skandaloz të Apelit.

Në asnjë moment z. Basha nuk ka hequr dhe nuk do të heqë dorë nga përballja për legjitimitetin e Partisë Demokratike, qoftë në Gjykatën e Lartë, qoftë në Gjykatën e Strasburgut, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Sepse padrejtësia nuk duhet të triumfojë në Shqipëri.

Për arsye organizative dhe për të garantuar mirëadministrimin e punës, po ndryshojmë ambientet ku do të zhvillohet aktiviteti ynë, por kjo nuk do të thotë heqje dorë nga kauza dhe angazhimi ynë politik si Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë.

Related

Tags: Demokratet EuroantalikLulzim Basha
Previous Post

”Kosova”, modeli i shkollës së rilindur”, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

Next Post

Vrasja e Liridona Ademajt, akuza: Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi gruaja e tij kishte 260 mijë euro policë sigurimi jete në Suedi

Lajme të ngjashme

Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!

Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!

by redaktor2
06/14/2025
0

Java Kulturore Franceze këtë vit vjen me një edicion të veçantë në Korçë. Nga data 14 deri më 24 qershor,...

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

by redaktor2
06/14/2025
0

Gazetarja e njohur Manjola Arizaj Zeka ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të shprehur dashurinë dhe krenarinë për të...

Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt transformimit të arsimit

Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt transformimit të arsimit

by redaktor2
06/13/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një nga projektet...

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

by redaktor2
06/13/2025
0

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare ditën e hënë, më 16 qershor 2025, në orën 13:00,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.