• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Çështja kalon në Strasburg

06/09/2025
in Politikë, Slider
Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Çështja kalon në Strasburg
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp reagoi pas vendimit të marrë sot për të zgjatur hetimet për Ilir Metën, presidentin e PL.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas Blushit, sa do të hetohet, nuk do të gjendet shkelje ligji nga Ilir Meta. Blushi paralajmëroi se kjo çështje do të shkojë në Strasburg.

Deklarata e Blushit:

“Narkodrejtësia e nxori sërish fytyrën saj si përfaqesuese e denjë e antiligjit dhe shërbëtore e neveritshme e Edi Ramës.

Asnjë surprizë dhe asgjë e re nga fronti i drejtësisë me regji, që konfirmoi sot edhe njëherë drejtësinë e qëndrimeve të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili prej kohësh e ka denoncuar me vendosmëri dhe kurajë shndërrimin dhe përmbysjen e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota, si një instrument i pisët politik në shërbim të verbër të Narkoshtetit, për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur nga ndëshkimi krimet e përbindshme shtetërore, që për Altin Dumanin konsiderohen si “krime intelektuale të vështira për t’u hetuar”.

Zgjatja sërish e afatit të hetimeve ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta pasi atij i kanë komunikuar akuzën, si dhe mbajtja në izolim ekstrem prej 8 muajsh, provon edhe njëherë se në 32 vite shërbim publik kurrë nuk do të mund të gjendet një provë dhe fakt penal kundër Presidentit Ilir Meta.

Hetimet e nisura prej gjashtë vitesh  (prej dhjetorit 2019, një javë pasi Altin Dumani u ul në karrigen e tij në SPAK), në kulmin e betejës së Presidentit Meta për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese, nuk kanë prodhuar asgjë, sepse nuk kurrë nuk do mund të zbulohet një akt, asnjë provë, asnjë dokument, asnjë vendim dhe asnjë veprim të paligjshëm nga ana e tij.

Kanë hetuar 6 vite, por edhe për 600 të tjera, nëse do të hetojnë, kurrë nuk do të gjendet asnjë provë e shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës nga Presidenti Meta!

Zgjatja e afatit të hetimeve dhe vijimi i mbajtjes në izolim esktrem pa prova dhe fakte penale, është vijim i terrorit politik, që pasoi rrëmbimin mafioz dhe terrorist në 21 tetor të vitit të kaluar të Presidentit Meta, pa asnjë letër policie e jo më prokurorie, nga banditë të maskuar dhe ende të paidentifikuar zyrtarisht, që me armatim të rëndë dhe pa dokument identifikimi e shoqëruan me dhunë në një automjet privat, pa i komunikuar asnjë vendim gjyqësor, pa ju dhënë e drejta të kontaktonte avokatin dhe pa ju lexuar të drejtat, që i takonin, sipas Kushtetutës.

Per kete akt kriminal te rrembimit banditesk Partia e Lirisë ka bërë kallzim në SPAK, por akoma edhe sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje per hetimin e horrave qe urdheruan dhe ekzektuan ate rrembim mafioz.

Padyshim pas atij rrëmbimi kriminal të Presidentit të Partisë së Lirisë veprimi i sotem per zgjatjen e paligjshme te hetimeve ishte nje veprim qe pritej te ndodhte nga ana e narkodrejtesise se kapur.

Javën e ardhshme, siç e bëri me dije edhe avokati Kujtim Cakrani, do të kundërshtohet masa e arrestit në Gjykatën Kushtetuese, e cila edhe ajo është në prag të uzurpimit total nga Narkoshteti, sic edhe i keni ndjekur të gjitha zhvillimet e javëve dhe të fundit.

Ky ankimim ne Gjykaten Kushtetuese eshte nje hap perfundimtar për të shterruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme ne menyre që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg dhe ku drejtësisë së kapur dhe vete Shqipërisë do t’i vendoset njolla më e madhe e zezë e turpit në historinë e një vendi anëtar të Këshillit të Europës, që  është edhe një vendi anëtar i NATO-s, për atë rrëmbim mafioz të bërë nga Edi Rama me firmat e prokurorëve të Ramaformës, që urdhëruar rrëmbimin e tij terrorisit dhe vazhdojnë ta mbajnë në izolim ekstrem, pikërisht për të trafikuar mandatet mes njëri-tjetrit për pushtet të përjetshëm, si edhe për të asgjësuar opozitarizmin dhe llogaridhënin në Shqipëri.

Presidenti Meta është në forme te shkelqyer dhe Partia e Lirisë është në mbështetje të plotë të tij për të çmontuar këtë axhendë kriminale, sorosiste dhe mafioze, që nuk ka asnje lidhje, as me Kushtetutën e Shqipërisë dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut ku bazohet Kushtetuta e Shqipërisë.

Partia e Lirisë është e gjitha plotësisht në krah të Presidentit Meta në këtë betejë parimore për liri, demokraci, llogaridhënie, transparencë, drejtësi të vërtetë dhe shtet ligjor në Shqipëri.

Related

Tags: Ilir MetaPLTedi Blushi
Previous Post

Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube

Next Post

Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës, për të mbrojtur të drejtat ligjore!

Lajme të ngjashme

“Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sigurt

“Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sigurt

by redaktor2
06/09/2025
0

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” u përmbyll me një ceremoni të veçantë, të organizuar në Ditën e Vizitorëve të Shquar....

Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës, për të mbrojtur të drejtat ligjore!

Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës, për të mbrojtur të drejtat ligjore!

by redaktor2
06/09/2025
0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Për by**n tuaj të përdredhur…

Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Për by**n tuaj të përdredhur…

by redaktor2
06/09/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit të KAS për rinumërimin e rreth...

PS kërkon shtyrjen e seancës të së enjtes, debate në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi e Tabaku përplasje me Spiropalin: Kuvendi s’është pronë e juaja

PS kërkon shtyrjen e seancës të së enjtes, debate në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi e Tabaku përplasje me Spiropalin: Kuvendi s’është pronë e juaja

by redaktor2
06/09/2025
0

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve shënoi përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës, pas kërkesës së PS për shtyrjen e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Një ditë vetëm, në detin më të bukur që njoh” – Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon f…
  • Kush janë 4 kandidatët për të marrë drejtimin e “FBI shqiptare”?
  • “Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sig…
  • Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpu…
  • Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Ç…
  • Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.