• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Balla në 100-vjetorin e FES: Gjermania, partneri ynë më i rëndësishëm për projekte kyçe në Shqipëri

06/13/2025
in Politikë, Slider
Balla në 100-vjetorin e FES: Gjermania, partneri ynë më i rëndësishëm për projekte kyçe në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung (FES), ku mbajti një fjalë përshëndetëse me vlerësime për rolin e fondacionit dhe partneritetin me Shqipërinë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Mirënjohje Fondacionit “Friedrich Ebert” për bashkëpunimin shumëvjeçar, veçanërisht në fushat e demokracisë, partive politike, shtetit të së drejtës, integrimit europian, politikave sociale, fuqizimit të të rinjve dhe pjesëmarrjes qytetare, barazisë gjinore si dhe sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.”

Ministri tha se ndihet i nderuar që merr pjesë në festën për një shekull përkushtim të FES ndaj vlerave demokratike, drejtësisë sociale dhe angazhimit progresist. Balla, duke cituar Friedrich Ebert tha se: “Liria dhe drejtësia janë motra binjake”.

Balla theksoi edhe marrëdhënien e gjatë dhe domethënëse që Partia Socialiste dhe Shqipëria kanë pasur me Fondacionin Friedrich Ebert, duke falënderuar edhe qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

“Gjermania mbetet partneri ynë më i rëndësishëm, veçanërisht përmes bashkëpunimit me KfW-në, në projekte jetike si kanalizimet, furnizimi me ujë, energjia elektrike dhe shumë të tjera”, theksoi ministri, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së partnerëve gjermanë në forcimin e infrastrukturës dhe mirëqenies në vend.

Në fund të fjalës së tij, Balla përcolli përshëndetjet për presidentin e FES, Martin Schulz, të cilin e cilësoi “një mik të madh të Shqipërisë”.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për gjithë familjen e fondacioneve politike gjermane që veprojnë në Shqipëri, përfshirë Konrad-Adenauer, Hanns-Seidel, Heinrich-Böll dhe Rosa-Luxemburg, për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë, edukimit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Related

Tags: FESGjermaniTaulant Balla
Previous Post

Komentet e Ramës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme! Kufiri duhet të mbetet te kritika, jo te presioni

Next Post

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”, ministri Blendi Gonxhja: Jemi në momentin më të mirë, inovacioni dhe teknologjia sektorë të rëndësishëm të ekonomisë digjitale!

Lajme të ngjashme

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

by redaktor2
09/09/2025
0

Miku i Armando Palit, i cili u ekzekutua një ditë më parë në një lokal në mes të Shkodrës, deklaroi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.