• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale

06/13/2025
in Kulturë, Sociale
Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter
https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Dita e fundit e shkollës për gjimnazet e Durrësit është mbyllur me një orë Edukimi Mediatik, transmeton ora.

Fushata e nisur prej kohësh nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ditën e djeshme ka ndalur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku më shumë se 200 nxënës të gjimnazeve “Gjergj Kastrioti”, “Naim Frashëri” dhe “Leonik Tomeo”, kanë ndjekur një cikël videosh të përgatitura nga AMA, mbi fenomene të ndryshme negative dhe rreziqe që bota virutale fsheh, dhe është diskutuar mbi mënyrat e mbrojetjes ndaj këtyre rreziqeve.

Në aktivitetin e realizuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës, i konceptuar si bashkëbisedim me të rinjtë, një vëmendje e veçantë i është kushtuar rreziqeve që vijnë nga ekspozimi i tepërt në internet, gjuha e urrejtjes dhe pasojat që vijnë nga prej saj, rëndësia e ruajtjes së të dhënave personale etj., si dhe zgjidhjet dhe këshillat që ekspertët japin për to.

Në këtë seancë të radhës Edukimi Mediatik, ka qenë e pranishme edhe kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila është bërë pjesë dhe ka drejtuar këtë bashkëbisedim me të rinjtë e gjimnazeve të Durrësit.

“Mos harroni, akti i parë, ai i të menduarit kritik, është thelbësor për të qenë të sigurtë në botën virtuale, ka thënë Krasniqi.

“Ky edukimi mediatik që këmbëngulim ne të bëjmë është shumë më shumë se sa një gardh mbrojtës mes jush dhe rreziqeve të botës virtuale. Këto janë më shumë se vetëm një set rregullash që duhet ndjekur në mënyrë strikte. Kjo është një disiplinë dinamike dhe praktike, njësoj si lëndët që studioni në shkollë”, theksoi Krasniqi.

Në videot e shfaqura, prodhim i Autoritetit të Mediave Audiovizive në bashkëpunim me rregullatoritn turk, RTUK, nxënësit kanë ndjekur konkretisht informacione mbi rreziqet e njohura të mjediseve kibernetike dhe masat për të pasur sigurinë në rrjet; mediat sociale; reklamat online; ndarja e informacioneve personale për veten dhe familjen; rreziqet nga virueset dhe vjedhjet e informacionit etj.

Gjithashtu u diskutua për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, masat paraprake të mbrojtjes apo edhe llojet e të dhënave personale që nuk duhet të ndahen me të tjerët.

Një temë e veçantë dhe e rëndësishme ka qenë gjuha e urrejtjes online në të gjitha format e shfaqjes së saj.

“Denoncojeni në çdo moment gjuhën e urrejtjes”, u ka bërë thirrje Krasniqi të rinjve. “Denonconi çdo rast bullizmi, çdo sulm seksizmi e fenomeneve të tjera që përmban gjuha e urrejtjes”.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Zyrën Arsimore Vendore Durrës dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve të këtij qyteti.

View this post on Instagram

A post shared by Armela Krasniqi (@armelakrasniqi.ama)

Related

Tags: AMAArmela KrasniqiDurres
Previous Post

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

Next Post

Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë

Lajme të ngjashme

Java Kulturore e Arabisë Saudite mbahet për herë të parë në Shqipëri, Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

Java Kulturore e Arabisë Saudite mbahet për herë të parë në Shqipëri, Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

by redaktor2
09/07/2025
0

Në prag të Javës Kulturore të Arabisë Saudite, e cila do të mbahet për herë të parë në Tiranë gjatë...

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

by redaktor2
09/04/2025
0

Sinan Tafaj, një emër i njohur në fushën e avokatisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ka kaluar përmes...

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

by redaktor2
09/04/2025
0

Jonidi, një emër i njohur në fushën e aktivizmit për personat me aftësi të kufizuara, ka një histori që frymëzon....

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Bajram Tiranës: Bajram Tirana është një nga figurat më të zëshme dhe më këmbëngulëse të komunitetit të personave...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër a…
  • “E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte …
  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.