• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Në kohën kur e drejta është “jashtë mode”.

06/13/2025
in Opinion, Slider, Sociale
Në kohën kur e drejta është “jashtë mode”.
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Edlira Devolli Leka

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Shoqëria e sotme duket sikur ka zgjedhur të ecë përpara duke lënë pas vlerat. Jetojmë në një realitet ku premtimet dhe fjala e dhënë janë kartmonedha false që të tjerët e zbulojnë vetëm kur është tepër vonë.

Në vend që të bashkëpunojmë, përpiqemi të shtypim njëri-tjetrin, si të ishte sukses më shumë një sport me fitues të vetëm sesa një rrugë me shumë bashkëudhëtarë.

Në këtë rrëmujë, njeriu korrekt, ai që mban fjalën dhe lufton për të drejtën, cilësohet shpesh si naiv.

I thonë: “Je në kohën e gabuar, miku im. Këtu nuk funksionon kështu.”

Dhe ky është paradoksi më i madh. Ata që i duhen më shumë shoqërisë, janë pikërisht ata që shoqëria i sheh me dyshim. E ndershmja është kthyer në problem, jo në zgjidhje. Jo pse nuk dimë ta dallojmë, por sepse i trembemi. Sepse e dimë që me të do të na duhet të ndryshojmë, dhe ky është një luks që nuk jemi gati ta përballojmë.

Duket sikur jemi lidhur aq shumë me rrëmujën, sa nuk duam më të dalim prej saj. E kemi bërë korrupsionin mënyrë jetese, sepse na pëlqen ideja që një mik, një zarf, apo një “telefonatë e vogël” na zgjidh gjithçka.

Ndërsa e drejta? Ajo është si një mysafir i panjohur që nuk dimë ku ta ulim, si ta trajtojmë, çfarë t’i themi.

Jemi bërë aq të mësuar me të shtrembrën, sa kur vjen e drejta, na duket si padrejtësi.

Dhe kështu, në zyra, në spitale, në rrugë e në kafene, vazhdojmë të bëjmë humor me ndershmërinë, dhe ironi me ata që e kërkojnë drejtësinë.

Sepse është më e lehtë të qeshësh me të drejtën, sesa ta përballosh.

Në fund të fundit, është më rehat të rrish në errësirë kur sytë janë mësuar me të.

Related

Tags: analizeEdlira Devolli Leka
Previous Post

Lekë Ndreshaj ka humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Next Post

Komentet e Ramës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme! Kufiri duhet të mbetet te kritika, jo te presioni

Lajme të ngjashme

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

by redaktor2
09/09/2025
0

Viti i ri shkollor nisi, por në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë ushqim në shkolla, projekt i prezantuar...

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.