• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ina Zhupa në PE: Votuesit në 11 maj u privuan nga informacioni i pavarur mbi garën zgjedhore. Fushata e pabarabartë!

06/18/2025
in Aktuale, Politikë
Ina Zhupa në PE: Votuesit në 11 maj u privuan nga informacioni i pavarur mbi garën zgjedhore. Fushata e pabarabartë!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka referuar problemet me median, sigurine e gazetarëve dhe lirinë e tyre gjatë fushatës elektorale por edhe në periudha normale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Fjala e Ina Zhupës në Strasburg:

“Mjedisi mediatik në Shqipëri duket qartësisht edhe në raportin e OSBE-ODIHR që ka qënë problematik edhe gjatë zgjedhjeve qe sapo kaloi Shqiperia. Raporti  qartë se “Pavarësia, diversiteti dhe integriteti i lajmeve në dispozicion të votuesve janë dëmtuar nga varësia e shumicës së mediave nga financimi jotransparent nga interesa politike dhe biznesi, shpesh të mbështetura nga kontrata qeveritare”.

“Përqendrimi i pronësisë së medias më tej minon pluralizmin e burimeve të lajmeve, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Sipas disa bashkëbiseduesve të ODIHR EOM, pronësia e disa prej shtëpive më të mëdha të shitjes së reklamave nga interesa politike pengon shpërndarjen e drejtë të të ardhurave nga reklamat, ndërsa mungesa e matjes së besueshme të audiencës pengon shpërndarjen transparente dhe të përgjegjshme të reklamave publike” shkruhet në raport.

Me pak fjalë në Shqipëri, qytetarët nuk morën dot informacion objektiv, pasi siç vë në dukje OSBE/ODHIR në raportin paraprak: “Shumica dërrmuese e mediave perceptohen të jenë të lidhura me partinë në pushtet.”

Më 6 mars, Këshilli i Ministrave ndaloi përkohësisht aksesin në TikTok – një ndalim i gjerë që është i papajtueshëm me standardet ndërkombëtare. Sipas disa bashkëbiseduesve të misionit të ODIHR, kjo ndalesë pati ndikim shtesë negativ në aftësinë e të gjithë kandidatëve, përfshirë partitë jashtëparlamentare, për të bërë fushatë në kushte të barabarta. Shoqatat e gazetarëve e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese sepse qartësisht jemi para shkeljeve të të drejtave kushtetuese.

Në përfundim, ambienti i kufizuar mediatik dhe dështimi për të zbatuar në mirëbesim kërkesat ligjore i privuan votuesit nga një informacion i pavarur, i larmishëm dhe i thelluar mbi garën zgjedhore.

Problem serioz në Shqipëri ngelet kushtet për të garantuar sigurinë dhe lirinë e gazetarëve. Rrjeti Safe Journalist për Ballkanin Perëndimor ka monitoruar këtë ceshtje dhe ka nje rritje te dhunes ndaj gazetarëve këto dy vitet e fundit, 45 raste në 2024 dhe 6 mujori i pare i 2025 shënin 22 raste.

Institucionet shtetërore nuk mundësojnë marrjen e informacionit zyrtar nga gazetarët, duke krijuar shumë probleme në standardin e transparencës dhe llogaridhënies dhe në pamundësimin e punës së medias.

BE kërkon dialogun e strukturuar dhe adaptiminne direktivës Anti Slapp por nuk ka progres në këtë drejtim.

Në studimin e bërë nga Scidev, gazetarët përmendën mbrojtjen e pamjaftueshme ligjore (74.1%), ndërhyrjen politike (71.9%), mungesën e mbështetjes institucionale brenda redaksive të tyre (62.6%), presionin ekonomik nga pronarët dhe reklamuesit (59%), dhe përgjigjet e dobëta institucionale nga forcat e rendit dhe gjyqësori (53.2%) si kërcënimet më urgjente për sigurinë dhe pavarësinë e tyre profesionale.

Qartësisht gjatë zgjedhjeve po edhe në periudha normale, Shqipëria nuk ja ka dalë të krijoj një mjedis të lirë për mediat dhe gazetarët. Qeveria e ka përdorur dhe e përdor lidhjen me mediat nëpërmjet pronarëve të tyre dhe interesave ekonomike si një zgjerim të paradhomave qeveritare të propagandës për qëllime politike.”

Related

Tags: Ina ZhupaPE
Previous Post

Balla nga Strasburgu: Reforma zgjedhore të vazhdojë në shtator. Vota e Diasporës, hap i rëndësishëm

Next Post

Vazhdojnë të ndiqen në Instagram, Ana Kallaku rrëfehet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn pas ndarjes nga Besi! Moderatorja: Kam dashur gjithmonë që…

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.