• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

06/19/2025
in Politikë, Slider
Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ngritjen e një Task-Forcë të posaçme në fushën e migracionit, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Task-Forca do të drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe do të përfshijë zëvendësministra nga ministritë përkatëse, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Detyrat kryesore të Task-Forcës përfshijnë:

  • Hartimin e një plani të përbashkët veprimi për zbatimin e marrëveshjes;
  • Ndjekjen dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme në përputhje me protokollin;
  • Koordinimin institucional për përballimin e situatave të paparashikuara;
  • Trajtimin e kërkesave të palës italiane dhe marrjen e vendimeve konkrete për zbatim.

Pjesë integrale e Task-Forcës do të jetë edhe një sekretariat teknik, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të përfshira. Ky sekretariat do të kujdeset për organizimin e punës, koordinimin ndërinstitucional, si dhe administrimin e dokumentacionit dhe informacionit që lidhet me marrëveshjen.

Task-Forca do të qëndrojë funksionale deri në përfundimin e zbatimit të protokollit dhe do të raportojë çdo muaj pranë Ministrisë së Brendshme për ecurinë e zbatimit të tij.

VENDIM PËR NGRITJEN E TASK-FORCËS PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT DHE TË MARRËVESHJES ZBATUESE TË TIJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.20/2024, “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ngritjen e Task-Forcës për zbatimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij.
  2. Task-Forca ka për qëllim koordinimin, ndjekjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes, në përputhje me fushën e përgjegjësisë së institucioneve të përfshira.
  3. Task-Forca kryesohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe ka në përbërje këta anëtarë:

–              Zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;

–              Zëvendësministrin e Mbrojtjes;

–              Zëvendësministrin e Financave;

–              Zëvendësministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

–              Zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë;

–              Drejtorin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;

–              Drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;

–              Drejtorin e Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;

–              Drejtorin e Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

  1. Task-Forca ka si detyrë:
  1. a) të hartojë planin e veprimit, sipas fushave të përgjegjësive të institucioneve të përfshira, si një dokument i vetëm i miratuar;
  2. b) të evidentojë strukturat, përgjegjësitë dhe detyrimet, në rast të situatave të paparashikuara që lindin gjatë zbatimit të protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;
  3. c) të garantojë mbështetjen e strukturave të angazhuara me burimet e nevojshme për përmbushjen e përgjegjësive të tyre, në zbatim të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;

ç)  të trajtojë kërkesat dhe çështjet e përcjella nga Ambasada e Republikës së Italisë në Tiranë nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që lidhen me zbatimin e protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese, si dhe merr vendime, të cilat i përcillen për zbatim strukturave përkatëse, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë.

  1. Task-Forca mblidhet me kërkesë të kryetarit dhe të çdo anëtari të saj, në varësi të çështjes që shtrohet për diskutim, sipas një kalendari takimesh ose sa herë vlerësohet e nevojshme.
  2. Task-Forca, kur e vlerëson të nevojshme, fton në mbledhjet e saj ekspertë të jashtëm ose përfaqësues nga organizata, që mbulojnë fushën e institucioneve të përfshira, për çështje që janë jashtë profilit të saj dhe opinioni i tyre bëhet pjesë e vendimmarrjes.
  3. Anëtarët e Task-Forcës njoftojnë kryetarin për çdo problematikë dhe vendimmarrje, sipas fushës së përgjegjësisë.
  4. Kryetari i Task-Forcës raporton çdo muaj pranë ministrit të Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.
  5. Task-Forca mbështetet nga sekretariati teknik, i përbërë nga përfaqësues të nivelit të mesëm drejtues dhe/ose të lartë drejtues, i cili ka në përbërje:
  1. a) përfaqësues të Drejtorisë së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut, në Ministrinë e Brendshme;
  2. b) përfaqësues të strukturës për rendin dhe sigurinë publike, në Ministrinë e Brendshme;
  3. c) përfaqësues nga Drejtoria Konsullore, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;

ç)            përfaqësues nga Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

  1. Detyrat e sekretariatit teknik janë:
  1. a) organizimi i mbledhjeve të Task-Forcës, në përputhje me procedurat ligjore të njoftimit për mbledhjet e komisioneve të posaçme;
  2. b) përgatitja e relacionit për çështjet në diskutim, si pjesë e dokumentacionit që do të diskutohet, dhe koordinimi me institucionet e përfshira në këtë Task-Forcë;
  3. c) administrimi i dokumenteve të ardhura nga pala italiane dhe paraqitja e tyre Task-Forcës për shqyrtim dhe koordinim të veprimeve të mëtejshme, sipas udhëzimeve të saj;

ç)            mbledhja e të dhënave dhe informacionit të ardhur nga anëtarët;

  1. d) shkëmbimi i informacionit dhe materialeve të mbledhjes midis anëtarëve;
  2. dh) hartimi i materialeve për kryetarin e Task-Forcës;
  3. e) mbajtja dhe administrimi i procesverbalit të mbledhjes.
  4. Task-Forca është funksionale deri në përfundimin e zbatimit të protokollit.
  5. Ngarkohen titullarët e institucioneve, të përmendura në pikën 3, të këtij vendimi, që brenda 10 (dhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij, të caktojnë dhe të dërgojnë pranë Ministrisë së Brendshme emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë Task-Forcë, si dhe në sekretariatin teknik mbështetës, sipas shkronjave “c” e “ç”, të pikës 9.
  6. Ngarkohet Task-Forca për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Related

Tags: emigrantetKeshilli i MinistraveTask Force
Previous Post

BKH dhe SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e biznesmenit Agasi

Next Post

 Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare të Zhvillimit, në fokus financimi në ekonomi e bujqësi

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

by redaktor2
07/17/2025
0

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon që KQZ-ja të...

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

by redaktor2
07/17/2025
0

Ata kishin krijuar një rrjet të dendur kriminal të dedikuar për prodhimin dhe trafikimin narkotikëve, si kokaina dhe marijuana, por puna e karabinierëve ka hedhur dritë mbi...

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

by redaktor2
07/17/2025
0

Në zonën e Mëzezit në Tiranë po ngrihet një institut i ri i specializuar për edukimin dhe rehabilitimin e të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.