• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

U m*sakrua me thikë nga ish-bashkëshorti, autopsia e Gentiana Hudhrës: Shqiptarja me 17 plagë në trup, autori e qëlloi edhe në fytyrë! Si ndodhi vrasja në mes të parkut

06/19/2025
in Kronikë, Slider
U m*sakrua me thikë nga ish-bashkëshorti, autopsia e Gentiana Hudhrës: Shqiptarja me 17 plagë në trup, autori e qëlloi edhe në fytyrë! Si ndodhi vrasja në mes të parkut
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

17 goditje me thikë i shkaktuan hemorragji të brendshme dhe vdekje të menjëhershme 45-vjeçares shqiptare Gentiana Kopili Hudhra, e cila u godit në një park të Tolentinos në Itali, nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Autopsia e kryer sot në morgun e Maceratës ka hedhur dritë mbi dinamikën tragjike të krimit që ndodhi në Tolentino, duke konfirmuar detaje të tmerrshme të sulmit.

Sipas prokurorisë së Maceratës, e cila po heton ngjarjen për vrasje të qëllimshme dhe të paramenduar, disa nga plagët ishin sipërfaqësore, gjë që tregon se Gentiana ka tentuar të mbrohet dhe të largohet.

Ajo është përpjekur të ndalojë një goditje me dorë dhe më pas ka ikur, por është ndjekur dhe goditur nga pas në rrugën Benadduci, ku Hudhra e ka kapur dhe e ka therur me thikë kuzhine me teh 18 cm, të cilën e kishte fshehur në një qese për të mos u vënë re.

Sipas mjekut ligjor Antonio Tombolini, që ka kryer autopsinë me porosi të prokurorit Enrico Riccioni, disa nga goditjet ishin të pozicionuara në qafë, në shpinë dhe anash trupit.

Plagët fatale kanë dëmtuar organe të brendshme, duke shkaktuar humbje të madhe gjaku dhe vdekje të menjëhershme. Po ashtu, janë konstatuar edhe plagë në fytyrë, që dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me shqelma teksa viktima ndodhej e shtrirë në tokë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të së shtunës më 14 qershor, kur Hudhra i zuri pritë Gentianës, e cila ndodhej me shpinë dhe fliste në telefon. Pas krimit, ai u ul në një stol pranë trupit të pajetë dhe nuk tentoi të largohej. Atje është arrestuar nga karabinierët, të cilët e shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Sot, para autopsisë, u bë edhe njohja e trupit nga avokati Guglielmo De Luca, përfaqësues i familjarëve të Gentianës. Në morg ndodhej edhe avokatja e Hudhrës, Lucia Testarmata, e cila nuk mori pjesë në ekzaminim.

Nesër, më 20 qershor, në zonën sportive Sticchi të Tolentinos do të hapet dhoma mortore në tendën e përkohshme nga ora 10:00 deri në 19:00. Ceremonia e varrimit nuk do të zhvillohet në Itali, pasi trupi i Gentianës do të përcillet për në Shqipëri, ku do të bëhet edhe varrimi.

Related

Tags: gentiana Hudhravrasja
Previous Post

Rinumërohen 160 kuti, PS dhe PD humbin vota, si ndryshon rezultati i 11 majit

Next Post

BKH dhe SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e biznesmenit Agasi

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.