• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

06/22/2025
in Aktuale, Opinion, Slider
Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Avokat Alban Duraj

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Më 11 maj 2025 u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur përfaqësuesit e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku qytetarët shqiptarë patën mundësinë të zgjedhin të preferuarit e tyre, si në aspektin e partive politike, ashtu edhe të deputetëve që dëshironin t’i përfaqësonin.

Sistemi zgjedhor ka pësuar disa ndryshime që prej vitit 2008, me ndryshimet kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor të inicuar nga dy partitë kryesore të mazhorancës dhe opozitës së asaj kohe. Këto janë pasuar nga ndryshime të shpeshta të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, pothuajse në çdo palë zgjedhjesh. Megjithëse u mendua se ky sistem do të eliminonte nga skena politike përfaqësuesit e ashtuquajtur “të fortë”, në realitet, partitë politike vazhduan të “rekrutojnë” kandidatë me influencë lokale për të maksimizuar suksesin zgjedhor. Kjo ndodhte sidomos kur sistemi zgjedhor ishte mazhoritar për 100 deputetë dhe proporcional kombëtar për 40 të tjerë.

Ky sistem ka qenë dhe vazhdon të jetë objekt diskutimi në mjediset akademike, mediatike dhe në çdo tavolinë miqsh, ku politika është një “sport” që intereson çdo qytetar. Ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2005, ku ndodhi një rotacion politik i pakontestuar nga asnjë palë, zgjedhjet e viteve në vijim kanë qenë të shoqëruara me kontestime, dyshime për manipulim votash, praninë e kandidatëve me rekorde kriminale apo ndikim të grupeve të caktuara.

Zgjedhjet e vitit 2025 vijnë në një kontekst ku, nga njëra anë, kemi një parti që qeveris që prej vitit 2013 – e konsumuar por në një proces rinovimi për shkak të hetimeve dhe proceseve gjyqësore ndaj një pjese të konsiderueshme të kabinetit qeveritar – dhe, nga ana tjetër, një opozitë me të njëjtat figura që kanë garuar në çdo palë zgjedhjesh, përjashtuar disa emra të rinj që frymëzojnë, por që nuk kanë pasur mundësi reale për të sjellë ndryshimin.

Oferta tjetër politike janë partitë e reja, të cilat ndonëse shfaqin ambicie të mëdha, shpesh zhgënjejnë që në përballjen e parë publike, duke bërë që qytetarët të rikthehen te partitë e vjetra.

Ndër të tjera, ndryshimet e shpeshta ligjore të menduara shpesh në favor të kryetarëve të partive, kanë forcuar pushtetin e tyre dhe kanë kufizuar hapësirat e demokracisë së brendshme. Kryetarët e partive politike vazhdojnë të jenë të njëjtët, pa garë reale dhe pa hapësirë për mendimin ndryshe apo fraksione që do të mund të ndihmonin zhvillimin demokratik të tyre. Këto probleme, me shumë gjasë, do të vijojnë për aq kohë sa votuesit vazhdojnë të zgjedhin të njëjtat figura dhe parti. Kryetarët, me të drejtë, deklarojnë se do të largohen nga politika vetëm kur të mos votohen më nga qytetarët.

Tashmë është drejt përfundimit procesi i formalizimit dhe certifikimit të zgjedhjeve, dhe në shtator do të nisë sesioni i ri i Kuvendit për periudhën 2025–2029. Kjo legjislaturë do të përballet me sfida konkrete që prekin përditshëm qytetarët dhe që kërkojnë zgjidhje përmes nismave ligjore me kosto të ulët për qytetarët.

Kjo legjislaturë është një provë për të gjitha partitë dhe deputetët – nëse do të vijojë me debatin e përhershëm politik, obstruksionist dhe destruktiv, që synon rritjen e tensionit politik brenda grupeve që përfaqësojnë, apo nëse do të përqendrohet në debate konstruktive, duke ngritur problematika konkrete të bazuara në fakte, duke ofruar alternativa zgjedhjeje dhe propozime konkrete që përmirësojnë në mënyrë reale produktin përfundimtar dhe zgjidhin probleme jetike nga të cilat përfitojnë qytetarët. Kjo është një sfidë për të cilën mbetet të presim dhe të shohim si do të veprojnë.

Ndër prioritetet të thjeshta për t’u votuar janë: ndryshimet në Kodin e Familjes, Kodin e Procedurës Civile dhe ligje të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të njerëzve. Një shembull është lehtësimi i procesit të zgjidhjes së martesës përmes ndërmjetësve dhe noterëve, për të shmangur vonesat në gjykata, që shpesh janë të tejmbushura për shkak të reformës në drejtësi ose, në disa raste, nga keqdashja dhe burokracia.

Po ashtu, pritet të ndërmerren nisma ligjore për të lehtësuar procesin e korrigjimit të dokumenteve si certifikatat familjare, të lindjes, të martesës, diplomat dhe dokumente të tjera, të cilat shpesh mund të zgjidhen fare lehtë në rrugë administrative.

Nuk duhet harruar as kategoritë më të ndjeshme, si pensionistët, për të cilët përfaqësuesit duhet të kenë një kujdes të veçantë – jo vetëm si detyrim ligjor, por si detyrim moral për t’u garantuar një jetë dinjitoze në moshën e tretë, pas një kontributi 40-vjeçar në shoqëri.

Këto janë disa nga sfidat më të thjeshta, por që i bëjnë jetën malore qytetarëve, për shkak se përfaqësuesit tanë shpesh nuk e njohin realitetin ose e harrojnë sapo ulen në karriget e Kuvendit.

Shpresojmë të kemi një Kuvend që të mbetet në histori si i fundit i tranzicionit dhe që do të mbahet mend për nisma që u shërbyen realisht qytetarëve dhe Shqipërisë.

Related

Tags: Alban DUrajavokatopinion
Previous Post

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë – Reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Next Post

Vijon dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i katërt në Gjirin e Lalzit, ekipet e ekspertëve në terren për vlerësim periodik të procesit

Lajme të ngjashme

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


by redaktor2
07/09/2025
0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.