• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Emra dhe foto / Biznesmenët shqiptarë që mbushin Evropën me kokainë nga Ekuadori në Brazil. Nga Erion Peti, Bledar Habili, Kamberaj dhe Murataj. Kush ia ka lidhur duart SPAK-ut?

06/28/2025
in Kronikë, Slider
Emra dhe foto / Biznesmenët shqiptarë që mbushin Evropën me kokainë nga Ekuadori në Brazil. Nga Erion Peti, Bledar Habili, Kamberaj dhe Murataj. Kush ia ka lidhur duart SPAK-ut?
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, në bashkëpunim me organizatën amerikane të studimeve të mbrojtjes C4ADS (Center for Advanced Defense Studies), hedh dritë mbi një rrjet të gjerë kompanish shqiptare që, nën petkun e tregtisë së bananeve, kanë trafikuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës, përfshirë Shqipërinë. Sipas raportit, që përfshin raste që nga viti 2014, gjashtë kompani shqiptare janë përfshirë në sekuestrime të dërgesave me kokainë. Modelet janë të ngjashme: pas një sekuestrimi apo hetimi, kompanitë ndryshojnë administratorët apo aksionerët përkohësisht, por vijojnë aktivitetin me të njëjtin itinerar dhe strukturë logjistike.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Po kush janë kompanitë që trafikojnë kokainë përmes bananeve sipas investigimit dhe cilët biznesmenë fshihen pas tyre?

Dy kompani të referuara në investigim, Albafresh shpk dhe Jordil sha komandohen nga një dorë. Pas tyre qëndron Dilaver Kamberaj, kandidat për deputet i PD-së në vitin 2021 në Qarkun e Fierit.

Dilaver Kamberaj është pronar me 80 % të aksioneve i kompanisë Albafresh, me zyra kryesore ku grumbullon bananet në rrugën Fier- Ballsh km 7, ndërsa si administratore rezulton motra e tij, zonja Dhurata Brahimaj.

Kompania është themeluar në vitin 2017. Dhurata Brahimaj ia ka dhuruar aksionet vëllait një vit pas themelimit të kompanisë, e cila lakohet në investigim se trafikon kokaninë nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë, përmes frutave.

Dilaver Kamberaj rezulton ortak edhe në kompaninë tjetër Jordil sha, themeluar para 24 vitesh dhe që (gjithnjë sipas investigimit) ka shërbyer si linjë e trafikut të kokainës nga Ekuadori në Evropë. Magazinat e saj, ku besohet janë mbushur me ngarkesa kokaine për t’u shpërndarë në destinacione të tjera, ndodhen në fshatin Portez të Fierit.

Pronarët e kompanisë së import-eksportit të frutave dhe produkteve bujqësore Jordil janë greku Charalampos Christopulos me 35%, Ildi Kamberaj me 27.50%, Megi Kamberaj me 13.75%, Dilaver Kamberaj me 13.75% dhe Rajmonda Golloshi me 10%. Siç duket, kompania kontrollohet nga Kamberaj me 55 % të aksioneve, i cili ka investuar miliona euro në pasuri të paluajtshme dhe në biznesin e energjisë.

Në krye të komapanive të import-eksportit të frutave që trafikon kokainë nga Ekuadori në Shqipëri, është Masabi Fruit. Pas kësaj kompanie me zyra qëndrore në Tiranë qëndrojnë Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, dy peronazhe të skeduar për trafik ndërkombëtar kokaine, por që vazhdojnë aktivitetin pa u trazuar nga drejtësia.

Erion Peti është skeduar si një nga bosët e trafikut të kokainës në Itali. Në prill të vitit 2021, pas sinjalizimit të partnerëve ndërkombëtar, Petit iu kap në Durrës një ngarkesë 143 kg kokainë. Kokaina e fshehur në kontenierët gjoja me banane të kompanisë së Petit ishte e ndarë në 120 pako dhe kishin të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe shënimet “El mejor” (më e mira) dhe “Viejon” (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi.

Ashtu si bosi i madh i banane-kokainës Trifon Murataj, edhe Peti tha se nuk dinte gjë se kush ia kishte futur kokainën në banane, edhe pse ai ishte arrestuar më parë në Itali për trafik droge. Sipas një informacioni policor, Erion Peti i pagoi 500 mijë euro një gjyqtari në Durrës, i cili e liroi nga burgu.

Pas këtij episodi, Erion Peti e kaloi kompaninë formalisht në emrin e kushëririt të tij Shyqyri Xibrakut, nën kamuflimin e të cilit dyshohet se vijon furnizimin e Evropës me kokainë.

Evidencat tregojnë se Erion Peti ushtron prej më shumë se dy dekadash aktivitetin e trafikut të kokainës. 45-vjeçari është arrestuar me 4 mars 2004 nga karabinierët e Peschiera del Garda në provincën e Veronës për trafik heroine dhe kokaine. Hetuesit italiane e konsideronin si një pjesë të rëndësishme të organizatës dhe pas tij u arrestuan dhe 8 anëtarë të tjerë të të njëjtës organizatë.

Prej 10 vitesh, Erion Peti ka nisur të investojë paratë e trafikut të drogës në pasuri të paluajtshme, kamufluar me disa kompani në emrin e tij dhe të afërmve. Të dhënat tregojnë se Peti ka krijuar një pasuri me vlerë miliona euro në Tiranë, përmes pastrimit të parave të trafikut të drogës.

Bledar Habili, fija e një linje kokaine

Kompania e import-eksport e mishit MC Food duket se është krijuar 5 vite më parë për të kamufluar trafikun e kokainës përmes dhomave frigoriferike. Personazhi kyç në Shqipëri që menaxhon komaninë është Bledar Habili, i cili dyshohet se pastron paratë e drogës në ndërtim, në zonën e Golemit, me kompaninë e ndërtimit Fokus 2020. Kompania është skeduar dhe kapur duke mbushur kamionët me drogë në Brazil, për t’a trafikur në Evropë.

Bledar Habili dyshohet se është pjesë e grupit të trafikut të drogës me në krye shqiptarin nga Kosova, Izet Sheqiri, i cili rezulton se mbush depot e kompanisë me kokainë të trafikuar nga Brazili.

Në maj të vitit 2021, policia zbuloi një ngarkesë prej 400 kilogram kokainë nga Brazili, e cila kishte përfunduar në depon e kompanisë “MC Foods” të Izet Sheqirit në Lipjan. Pjesë e grupit të tij janë indentifikuar edhe Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Sheqiri u akuzua se ka qenë organizator, mbikëqyrës dhe udhëheqës i grupit të organizuar kriminal, ku ka koordinuar aktivitetet kriminale dhe ka mbajtur një rol mbikëqyrës mbi gjithë operacionin e trafikut të kokainës nga Brazili.

Ndërkaq, ortaku i Izet Shaqirit, Bledar Habili, i cili dyshohet se lëviz kokainën në Shqipëri, rezulton të jetë një prej përfituesve të pronave bregdetare në Spille të Kavajës, në një çështje që u hetua nga Prokuroria e Kavajës në vitin 2017, ku u arrestuan edhe disa zyrtarë të lartë për falsifikim dokumentash.

Habili është pjesë e grupit të ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste të qytetit, Gentjan Daja, të skeduar për veprimtari kriminale dhe për pastrim parash në ndërtim nga Golemi në Tiranë.

Trifon Murataj, funitori i madh i kokainës

Trifon Murataj i kompanisë Zico Bana King arriti të kthehej në funitorin kryesor të kokainës nga Ekuadori në Evropë, përmes Portit të Durrësit, kamufluar me kontenjerët me banane. I skeduar edhe nga DEA amerikane si një El Chapo shqiptar, Trifon Murataj, është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare që në 4 nëntor 2022, për trafik sistematik kokaine nga vendet e Amerikës Latine, përmes importit të bananeve.

Sot nuk dihet me siguri nëse Murataj është në kërkim apo ia ka hedhur drejtësisë, por ai lëviz me një kapele nëpër kullat e Tiranës. Murataj i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se kokainën ia fusin fshehurazi mes arkave të bananeve.

Por, DEA qysh prej muajit nëntor 2014 e deri në muajin nëntor 2022, ka vënë disa herë në dijeni policinë, shërbimet e anti-drogës e drejtësinë shqiptare, se kompania e bananeve “Zico”, njohur si “Bana King”, ka futur sasi të mëdha kokaine në Shqipëri me kontenierë babanesh dhe magazinim në Fier, të ruajtur nga Ben Qimja.

Policia ka kapur katër ngarkesa kokaine mes arkave me banane të Bana King. Kokaina ka kaluar lehtësisht në Portin e Durrësit, i cili sipas disa dosjeve të anti-mafias italiane, është kthyer në port droge. Edhe pas shpalljes në kërkim, Murataj ka vijuar aktivitetin.

Në dhjetor 2023, u zhduk për dy orë kontenieri u “Bana King” nga Porti i Durrësit, duke shënuar ngjarjen më skandaloze të ndodhur ndonjëherë në Portin e Durrësit. Kontenieri u largua nga porti nga polici Adelion Vila, dyshohet se shkarkoi kokainën në një parking të quajtur “Koromani”, në Shkozet, dhe më pas u rikthye sërish në port për të kaluar në skaner.

Eduard Dauti, ‘veterani’ i trafikut të kokainës me banane

Eduard Dauti ishte operatori kryesor i trafikut të kokainës me kompaninë Alba Exotic Fruit deri kur u godit nga SPAK në vitin 2022. Vetëm pas gjashtë episodeve të kapjes së kokainës në kontenierët e “Alba Exotic Fruit”, me urdhër të SPAK u arrestuan dy vëllezërit pronarë, Eduard Dauti dhe Bajron Gumeni. Dy vëllezërit kanë mohuar të jenë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, duke u shprehur para prokurorëve se ata merren me tregtimin e frutave ekzotike.

Mbi Dautin dhe Gumenin rënduan disa akuza të ngritura nga prokurorët e SPAK, si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’ në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

Arbër Çekaj, 613 kg kokainë

Në 28 shkurt 2018, policua shqiptare sekuestroi sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë me kokainë në portin e Durrësit , në një konteiner me banane që vinte nga Amerika Latine. 613 kg kokainë ishte ndarë 528 në pako të ndryshme ku çdo pako kishte shënime të ndryshme dalluese, të tilla si “KE”, “020”, “CR77”, “Toni Montana”, “Molle 3”, “777” etj., duke sugjeruar praninë e një sindikate të krimit me pjesëmarrje të grupeve të ndryshme kriminale. Ajo u sekuestrua në atë që policia e shpalli se ishte një kontroll rastësor pas identifikimit të një anomalie në formën e konteinerit të vërejtur në skaner.

Droga trafikohej nga kompania Arbi Garden e Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg. Vetëm 21 ditë pasi në Durrës u zbuluan 613 kg kokainë, babai i Arbër Çekajt, Selim Çekaj hapu një kompani të re me të njëjtin aktivitet si kompania e djalit të tij, Arbi Garden.

Prapaskena.Al

Related

Tags: BrazimDilaver KamberajDrogaEkuadorkompanite
Previous Post

Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…

Next Post

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane

Lajme të ngjashme

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane

Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane

by redaktor2
06/28/2025
0

Dokumentet gjyqësore në çështjen 2:21-cr-20264-DPH-KGA , të paraqitura në një gjykatë federale të Shteteve të Bashkuara, zbulojnë se shtetasi shqiptar Ylli Didani,...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

by redaktor2
06/28/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.