• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

06/30/2025
in Ekonomi, Slider
Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, duke u marrë atyre kartat e identitetit, të cilat më pas u përdoren për të marrë kredi në IUTE Credit ka nxjerrë në pah një të çarë të madhe në procedurat e vlerësimit të aftësive paguese të kredimarrësve nga institucionet financiare jobankë në vendin tonë duke ngritur pikëpyetje të forta mbi zbatimin e rregulloreve detyruese të Bankës së Shqipërisë për këto praktika.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Nga hetimet dyshohet se shtetasja D. C. iu prezantohej shtetaseve me fëmijë të mitur, si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, dhe iu merrte atyre të dhënat personale (foto të kartës së identitetit), duke iu premtuar pagesa mujore.  Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre, aplikonte dhe merrte kredi në institucione financiare”, njoftoi policia.

Siç raportoi më herët Skyweb.al në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, 33-vjeçarja u kishte marrë kartat e identitetit 23 grave në zonë e Zejmenit në Lezhë, të cilave u kishte premtuar ndërkohë edhe përfitime të tjera nga projekte të ndryshme në ambasada.

Nga ana tjetër, nisur nga vulerabiliteti i zonjave si edhe mungesa e informacionit mbi qëllimet e 33-vjeçares, pa dijeninë e grave të mashtruara, ajo kishte aplikuar për kredi në emër të tyre duke përdorur kartat e identitetit si edhe fotot që i kishte nxjerrë me celular, të cilat janë përfshirë në procesin e aplikimit për kredi.

Rezultati ishte katastrofik: Secila prej grave zbuloi më pas se në emrin e tyre rezultonte një borxh disa mijëra euro te UITE Credit, i cili duhej shlyer.

https://skyweb.al/2025/06/26/investigimi-si-u-mashtruan-23-gra-ne-lezhe-me-kredi-te-iute-credit-perseritet-skandali-i-mca-dhe-final-shkelet-rregullorja-e-bsh/embed/#?secret=ikAfBgvy1j#?secret=1ELUcabDc9

Policia është duke bërë ende verifikime pasi dyshohet se Donika Curri ka bërë aplikime për kredi edhe në institucione të tjera financiare jobankë.

Probleme me verifikimin te mikrokreditë

Nisur nga skandali i MCA dhe FINAL, të cilat kishin ngritur një skemë zhvatjeje për mijëra qytetarë, ngjarje e cila përfundoi në SPAK, Banka e Shqipërisë ndryshoi tetorin e kaluar Rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka” duke shtrënguar ndjeshëm kreditimin nga institucionet financiare jobanka.

Rregullorja parashikon një mori procedurash që duhen ndjekur nga kredidhënësi që nisin nga identifikimi i kredimarrësit; verifikimi i aftësive paguese të tij; verifikimi i të ardhurave të pritshme (të cilat duhet të vërtetohen me dokumente); ndjekja e ecurisë së kredisë; verifikimi i të ardhurave të përgjithshme, etj.

Në thelb, i gjithë qëllimi i ndryshimeve ishte që të mbronte konsumatorët nga praktikat e marrjes së kredive në mënyë të papërgjegjshme.

Praktika e ndjekur nga Donika Curri, e cila përdori vetëm ID dhe një foto të viktimave të saj për të aplikuar për kredi te UITE Credit në shuma të ndryshme, dyshohet se nuk përputhet me rregulloren e BSH-së.

Burime bëjnë me dije se aplikimi për kredi është bërë direkt nga aplikacioni i IUTE Credit, ndërsa policia po verifikon nëse ka patur raste të pranisë fizike në filialet e këtij institucioni.

Skyweb.al komunikoi me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare duke kërkuar informacion mbi praktikat që po ndjekin anëtarët e saj gjatë procedurave të kredidhënies.

Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e shoqatës i konfirmoi skyweb.al se zbatimi i rregullores së BSH “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka” është një detyrim i panegociueshëm për çdo anëtar të shoqatës, ndërkohë që teknikat që ndiqen për verifikimin e aftësive paguese të kredimarrësit janë procedura që i caktojnë vetë institucionet në fjalë.

“Këto përfshihen tek mashtrimet e rrezikut operacional dhe për këtë ka tre linja mbrojtjeje: dega ose partneri; përputhshmëria dhe auditi i brendshëm. Por ndodhin edhe në Banka ku ka verifikim fizik, sepse kartat klonohen dhe riprodhohen nga mashtruesit”, tha zonja Isaj.

Skyweb.al komunikoi me IUTE Credit më herët, ku mësoi se kompania kishte urdhëruar pezullimin e kredive deri në sqarimin e rrethanave të marrjes së tyre. IUTE Albania tha për Skyweb.al se kompania është “viktima finale e këtij kalvari gënjeshtrash dhe keqpërdorimi besimi që personi i identifikuar në media, ka kryer”. 

“Menjëherë sapo jemi informuar nga qytetarët, skuadrat tona ligjore kanë kallëzuar penalisht rastin dhe janë pezulluar kreditë e klientëve deri në një vendim final të hetimeve policore. Këtu gjejmë rastin të shprehim mirënjohjen tonë për strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë vepruar në kohë të shpejtë dhe vendimtare“, tha IUTE Albania për Skyweb.al.

Praktika e ndjekur për aplikimet online nga IUTE Credite
Praktika e ndjekur për aplikimet online nga IUTE Credite

Mashtrimet e kësaj natyre, ku persona të ndryshëm marrin kartat e identitetit të viktimave të tyre dhe i përdorin për të tërhequr më pas kredi apo para nga burime të ndryshme, janë tepër të përhapura, megjithatë i takon institucioneve që të përdorin sisteme verifikimi, parandaluese. /skyweb.al

Related

Tags: kompanitekreditelezhe
Previous Post

“Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe me Jazxhi për Europën

Lajme të ngjashme

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

by redaktor2
06/28/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

by redaktor2
06/28/2025
0

NGA ENVER KUSHI Reportazhin ”Guri dhe dega e ullirit” (Mbresa nga Çamëria), e kam shkruar disa javë pasi u ktheva...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve onlin…
  • “Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe…
  • “Më kanë bërë përshtypje miqësoret e tyre”, Artan Pogoni sheh një “mrekulli” të ekipeve të Superiore…
  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.