• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

07/03/2025
in Slider, Sociale
Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime e domosdoshme sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët me nevoja të veçanta.
Me mbështetjen e Qeverisë dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po realizohet një investim i rëndësishëm që do të integrojë Spitalin Ditor, Qendrën Shëndetësore, Administratën e NjVKSH-së dhe Qendrën Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe kreu i FSHZH-së, Dritan Agolli gjatë inspektimit të punimeve u ndalën në detajet e këtij investimi për ofrimin e shërbimeve diagnostikuese, trajtuese dhe rehabilituese, me shtretër dhe ambulator për fëmijët me probleme të veçanta.
Ministrja Koçiu u shpreh se “kjo qendër do vijë komplet ndryshe duke nisur nga një rehabilitim i strukturës spitalore dhe i ofrimit të shërbimit shëndetësor parësor, në Qendrën Shëndetësore, por ndërkohë paralelisht kombinon edhe atë që është edhe misioni kryesor i MSHMS-së, ofrimi i shërbimeve shëndetësore të ndërthurura me shërbimet sociale”.
Ajo shtoi se është një projekt unik që falë vizionit të Qeverisë shqiptare dhe mbështetjes së FSHZH, do t’i shërbejë jo vetëm shërbimit shëndetësor, por edhe rehabilitimit dhe trajtimit të fëmijëve me aftësi të veçanta. “Spitali Bashkiak i Peqinit i cili organizohet jo vetëm në një strukturë spitalore, por edhe në një qendër shëndetësore. Një projekt të cilin jemi duke zhvilluar bashkarisht me Fondit Shqiptar të Zhvillimit mbështetur nga buxheti i shtetit. Një investim i cili trajton krahas infrastrukturës spitalore dhe zyrat e administratës, qendrën shëndetësore, por edhe një projekt të ri që ka të bëjë me një Qendër Rehabilitimi dhe Terapeutike për fëmijët me aftësi të veçanta e cila do të jetë unikale në llojin e vet. Një qendër kombëtare që do të zhvillohet në ambientet aktuale të strukturës spitalore te Bashkisë Peqin”, theksoi Koçiu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Korpusi spitalor i Bashkisë Peqinit në fakt na e ofron këtë mundësi ku në një sipërfaqe prej 5000 m2 ne do të arrijmë të ndërtojmë këtu edhe shërbimin ditor spitalor të domosdoshoshëm për 39 mijë banorët e Bashkisë së Peqinit dhe zonave përreth, dhe ndërkohë të japim mundësinë e krijimit një qendre terapeutike rehabilituese për fëmijët me aftësi të veçanta”, bëri të ditur Koçiu gjatë inspektimit të punimeve brenda ambienteve të Spitalit Ditor dhe Qendrës Shëndetësore të cilat do të jenë në një godinë.

Ministrja Koçiu deklaroi se “do ndërhyjmë në këtë godinë ku jemi aktualisht duke ofruar infrastrukturën për shërbimet e Qendrës Shëndetësore dhe ndërkohë ofrojmë dhe shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë kryesisht me urgjencën dhe shërbimet e imazherisë, të domosdoshme për banorët këtu. Mbarojmë me këtë godinë dhe pastaj vijojmë me godinën që aktualisht ndodhet spitali i Peqinit që do të transformohet tërësisht në një infrastrukturë e cila tashmë do t’i shërbejë trajtimit dhe rehabilitimit të fëmijëve me aftësi të veçanta”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përfundoi duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti: “Është mishërimi më i mirë i misionit që ka MSHMS, bashkimi dhe mundësia për të ofruar jo vetëm shërbim shëndetësor, por edhe shërbime sociale të domosdoshme për rehabilitimin më të mirë të të gjithë atyre që kanë problematika shëndetësore”.

Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç do ofrojë një sërë shërbimesh ku diagnostikimi, trajtimi dhe rehabilitimi do të ofrohen në standardet më të larta evropiane, duke integruar shërbimet mjekësore, terapeutike, edukative dhe sociale.
Me 64 dhoma për rehabilitim dhe terapi; Qendra do të jenë e ndarë në 16 zona të ndryshme funksionale dhe e përbërë nga pesë departamente kryesore: mjekësor, terapeutik, psikologjik, edukativ dhe mbështetës ku do të ofrojnë shërbime profesionistë të fushave të ndryshme, si neurologë, pediatër, fizioterapistë, terapistë të punës, psikologë dhe punonjës social. Programet që do të implementohen përfshijnë ndërhyrje të hershme për foshnjat, terapi individuale dhe në grup, terapi me muzikë, art, terapi okupuacionale dhe gjuhësore si dhe mbështetje edukative dhe psikologjike.

Related

Tags: InspektimMinistrja KociuSpitali Peqin
Previous Post

Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për të tretën ditë, reagimi zyrtar mungon

Next Post

Aksident te Rruga e Arbërit/ Humbi kontrollin e automjetit, plagosen dy persona

Lajme të ngjashme

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

by redaktor2
08/11/2025
0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonave të...

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

by redaktor2
08/11/2025
0

Në lindje të Spanjës policia arrestoi tre persona dhe ka sekuestruar 11 litra ayahuasca, pije psikoaktive indigjene që i varion...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini
  • Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
  • Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
  • Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtëror…
  • Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën
  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.