• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Qeveria ‘fut në shkollë’ bashkitë, Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë administratën lokale!

07/17/2025
in Politikë, Slider
Qeveria ‘fut në shkollë’ bashkitë, Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë administratën lokale!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pasi nisi një aksion që e quajti ‘shkundjeje’ të bashkive të vendit, e që kulmoi me largimet e dhjetëra drejtorëve, nënkryetarëve, e administratorëve të njësive vendore, qeveria do të ndihmojë në trajnimin edhe të pasardhësve të tyre.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Bëhet fjalë për krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, një strukturë me kompetenca të përbashkëta me bashkitë që do të trajnojë në mënyrë të vazhdueshme të gjithë punonjësit e administratës, nga kryetari e deri tek punonjësi më i thjeshtë në bashki.

Akademia do të drejtohet nga një komitet i përbërë nga përfaqësues të bashkive dhe nga qeveria, përmes Ministrit të Pushtetit Vendor, Arbjan Maznikut që do të jetë në krye të kësaj nisme. Vendimi parashikon kontribut financiar nga të gjitha bashkitë për funksionimin e kësaj akademie, ndërsa vetë qeveria do të mbulojë gjysmën e kostove për tri vitet e para.

Fondet do të përdoren për trajnime profesionale që synojnë të rrisin aftësitë dhe performancën e administratës vendore në shërbim të qytetarëve. Objektivi e ekzekutivit është rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të njësive të vetëqeverisjes vendore duke zhvilluar aftësitë e nëpunësve publik dhe të zgjedhurve vendorë. Ndërsa  çështjet për trajnimin e tyre do të konsultohen me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike për miratimin e programit vjetor të trajnimit.

Prej ditësh Kryeministri Rama ka insistuar në atë që e quan performanca e dobët e bashkive, ndërsa ultimatumi që dha më 11 korrik kryebashkiakëve të majtë nxiti dorëheqje e largime masive në bashkitë në të gjithë vendin.

Vakancat e krijuara nga vala e largimeve në njësitë vendore, drejtoritë e bashkive apo edhe në radhët e nënkryetarëve, Rama kërkoi të plotësohen me figura të reja e profesionistë që nuk kanë mbajtur më herët pozicione në administratë. Thirrjen e kishte gjithëpërfshirëse të majtë e të djathë.

Related

Tags: Akademia e Pushtetit Vendorqeveria
Previous Post

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

Next Post

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.