• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni

07/18/2025
in Ekonomi, Slider
Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një vizitë në dy biznese në qytetin e Lushnjes, në kuadër aksionit për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe përmirësimit të sigurisë ushqimore në vendin tonë, i cili po zbatohet në bashkëpunim me Administratwn Tatimore dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Gjatë bisedës me përfaqësues të këtyre bizneseve, Ministri Malaj theksoi rëndësinë që çdo tregtim nga ana e tregtarëve të pakicës i produkteve bujqësore dhe blegtorale, si produktet e bulmetit apo produktet e mishit, duhet të shoqërohet me faturë fiskale.
Tregtimi i këtyre produkteve përmes shoqërimit me faturë fiskale, theksoi z. Malaj, shërben jo vetëm për formalizimin e tregut, por edhe për garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.
“Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë tregtarët e pakicës që çdo produkt që ata tregtojnë, qofshin këto produkte të bulmetit, qofshin këto produkte apo nënprodukte të mishit, do të duhet të jenë të shoqëruara me një faturë fiskale. Kjo jo vetëm në kuadër të formalizimit të tregut, por edhe në kuadër të sigurisë ushqimore. Duhet të kuptohet që nëpërmjet faturës ne jemi në gjendje të bëjmë një gjurmueshmëri të produktit nga ferma, te tregtari e deri te tryeza e konsumatorëve. Ju bëj thirrje të gjithë tregtarëve me pakicë që të fillojnë dhe të sigurojnë faturat e tyre të blerjeve për çdo mall që ata blejnë, në mënyrë që jo vetëm të formalizojnë aktivitetin e tyre, por nga ana tjetër edhe të sigurojnë dhe të garantojnë sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë”, u shpreh Ministri.
z. Malaj tha se të gjitha subjektet e tregtimit me pakicë duhet të ndërgjegjësohen mbi detyrimet ligjore, të cilat duhet të zbatohen në mënyrë të drejtë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: apelMinistri Malajtregtareve
Previous Post

Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zbulon emrin e tij

Next Post

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.