• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

07/18/2025
in Politikë, Slider
PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Partia e Lirisë ka reaguar mbi aksionin e ndërmarrë ditët e fundit nga kryeministri Rama për lirimin e hapësirave publike. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi u shpreh se Rama është kryendërtuesi i paligjshëm.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Blushi tha se ai shembi Partinë Socialiste me aksionin korruptiv dhe klientelist “një pallat, një votë” për të ndërtuar në vend të saj ngrehinën kriminale të “Rilindjes”.

Deklarata e plotë:

Kryendërtuesi i paligjshëm Edi Rama, i cili shembi Partinë Socialiste me aksionin korruptiv dhe klientelist “një pallat, një votë” për të ndërtuar në vend të saj ngrehinën kriminale të “Rilindjes”;

Lideri i mafies së betonit që nisi karrierën politike duke shkatërruar çdo simbol të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, për të vijuar barbarinë e tij me rrafshimin antikushtetues të Teatrit Kombëtar, shtëpive karakteristike, kinemave publike dhe hapësirave të gjelbërta, për t’i zëvendësuar me kulla shumëkatëshe që qelben era kokainë dhe ku lahen paratë e pista të korrupsionit të përbindshëm të tij;

Grabitësi më i babëzitur i tokave shtetërore që u falen si plaçkë private oligarkëve, klientëve, gazetarëve të regjimit dhe gaztorëve të pushtetit të shpallur prej tij si gjoja “investitorë strategjike”;

Zaptuesi më i pangopur i pronave të ligjshme të qytetarëve dhe sidomos të komuniteteve fetare që ende pas 12 vitesh në pushtet nuk kanë marrë as tokat dhe pronat e tyre;

Vjedhësi i bregdetit dhe bukurive më përrallore të Shqipërisë;

Ai që e shndërroi Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujërave në zyrë noteriale shpronësimesh kriminale dhe legalizimi të shfrenuar të betonit të mafias;

Prej 28 vitesh në politikë dhe 12 si Kryeministër, i damoksur si shkatërrues i hapësirave, ky simbol i paligjshmërisë dhe uzurpator i tokave publike e private, kurrë nuk mund të udhëheqë një aksion shtetëror, të moralshëm dhe ligjor për çlirimin e tyre.

Aksioni që nisi në Theth dhe po shpërndahet në mbarë vendin kundër çadrave dhe çative pa leje, kundër koteceve dhe gardheve, kundër lokaleve e ndërtesave në proces legalizimi, në fakt nuk është asgjë tjetër veçse shmangie nga vëmendja e krimeve barabare urbanisitike që vet Kreu i Organizatës ka bërë ndaj qyteteve, fshatrave, bregdetit, maleve, pronave shtetërore dhe të qytetarëe, me firmë dhe me vulë të tij, deri duke i ndarë ato si shpërblim për bandit elektorale me të cilat grabit zgjedhjet, për organizatat mafioze dhe kartelet më të rrezikshme ndërkombëtare, Ndrangheta e Sinaloa”, tha Blushi.

Tirana, është qartësisht dëshmia më konkrete se çfarë barbarie ndaj hapësirave publike ka kryer Edi Rama, vetëm vitet e fundit, pa llogaritur periudhën kur ai ishte Kryetar Bashkie.

1.9 milion m2 sipërfaqe leje ndërtimi e dhënë në vitin 2024 nga 521 mijë m2 të dhëna në vitin 2017.

139 kulla të miratuara në vetëm 10 vite – shumë prej tyre në shkelje të planeve urbanistike.

Mbi 70 vendime të pa-zbardhura nga KKTU, jashtë çdo standardi transparence.

Kulla pranë çdo shkolle, monumenti historik, hapësirë e gjelbër publike, pa asnjë llogaridhënie.

Ndërtime që pasohen nga shpronësime të dyshimta dhe shpeshherë në shkelje të ligjit, mungesë konsultimi dhe manipulim të ligjit për interesa klienteliste, e vërtetuar kjo edhe me vendime gjykatash.

Ndërkohë që në Tiranë janë mbi 70 mijë apartamente bosh dhe një çifti të ri me të ardhura mesatare i duhen 70 vite punë për të blerë një apartament në periferi, “boom”-i i kullave vijon me ritme të pandalshme, projekte që tejkalojnë 40-katet, duke përfshirë ndërtimet masive edhe në zona historike apo pranë monumenteve të mbrojtura.

Zona e ish-Bllokut, është një shembull i qartë se si vendimet e KKTU kanë thyer kriteret e lartësisë dhe intensitetit të ndërtimit, të përcaktuara në planin urbanistik. Bashkia Tiranë parashikonte zhvillimin e zonës me godina nga 5 deri në 9 kate, ndërsa KKTU me firmë të Edi Ramës ka miratuar 12 leje ndërtimi kullash me intensitet më të lartë.

Një shembull domethënës është edhe kulla 41-katëshe pranë Universitetit të Sporteve, që bie ndesh me Planin e Përgjithshëm Vendor, që lejon ndërtime deri në 9 kate

Në asnjë kryeqytet europian nuk lejohet ndërtimi i 30-katëshëve pranë monumenteve të shek. XVIII–XIX, ndërkohë të gjithë banorët e Tiranës janë dëshmitarë çdo ditë se çfarë ka ndodhur me zonën pranë Sahatit, ish-Teatrit Kombëtar, Bankës Kombëtare dhe stadiumit “Arena Kombëtare”, ku janë ndërtuar ose janë në proces projekte shkatërrimtare për të ardhmen e kryeqytetit.

Sot Tirana nuk ka më plan urban dhe pothuajse aspak hapësira publike, por ka vetëm një plan për shndërrimin e saj total në lavanderi të pastrimit të parave të pista të korrupsionit të përbindshëm dhe krimit të organizuar vendas dhe ndërkombëtar.

Falë uzurpatorit më të madh të hapësirave publike në historinë e Shqipërisë, Tiranës së sotme nuk i ka mbetur pothuajse asgjë nga ajo e 30 viteve më parë.

Mbyllja e pamëshirshme e hapësirave jetësore për banorët e Tiranës, paraliza e lëvizjes qytetare, biznesit të vogël dhe të mesëm nga mafia e betonit, ngushtimet dhe devijimet e qëllimshme të rrugëve dhe nyjeve të trafikut, vetëm për t’i shërbyer një grushti klientelist dhe oligarkësh të lidhur me pushtetin e kanë renditur kryeqytetin, në qendrën urbane me cilësinë më të keqe të jetës në Europë dhe ndër të fundit në botë sipas statistikave më serioze.

Me shërbimin më të keq shëndetësor, me fuqinë blerëse më të ulët dhe me ndotjen më të lartë të ajrit.

Ky është rrethimi dhe kapja e programuar e kryeqytetit, mbyllje e perspektivës së tij dhe të banorëve.

Ky Kryeministër që krenohej bashkë me bedelin e tij në krye të bashkisë së Tiranës, që merrnin medalje ndërkombëtare, të blera me paratë e inceneratorëve, për gjoja shndërrimn e Tiranës në një nga qytetet më të gjelbërta të Europës, tani kërkon të na mbushë mendjen se nën hundën e tij, Tirana qenka kthyer plot me çadra e kioska pa leje.

Edi Rama që në AND-në e tij ka vlerë pabesin, i udhëhequr nga parimi “të vrasim natën e të qajmë ditën”, natën jep leje për ndërtimin e kullave pa leje, ndërsa ditën qurravitet ekraneve të blera për hapësirat pa leje, kur ndërkohë ka 28 vite në politikë e 12 si Kryeministër që vetëm zapton e vjedh toka, por i qan zemra për trotuaret e Tiranës që i ka holluar më shumë se një fletë cigareje.

Asnjë shqiptar i ndershëm, i lirë dhe patriot nuk mund të mashtrohet nga aksionet për shembjen e çadrave e bujtinave pa leje, dhe as nga Narkoshteti me dy standarde, që shemb një bujtinë në Theth për të ndërtuar një kullë në Tiranë.

Edi Rama nuk po çliron hapësira publike, por ai ka vetëm një plan për pushtimin e tyre.

Edi Rama është i vetmja “tokë e xanun” në Shqipëri, me pushtetin që vodhi sërish në mënyrë kriminale me terrorin elektoral në 11 Maj.

Ai nuk po modernizon qytetet dhe zonat turisitike, por po bëhet gati t’i kthejë ato në në makete betoni për interest e tij klienteliste.

Partia e Lirisë u bën thirrje me vendosmëri të gjithë shqiptarëve të rezistojnë në mbrojtje të pronave të tyre të ligjshme, që synohen të grabiten pabesisht nga Edi Rama.

Edi Rama është e vetmi “ndërtim pa leje” që i ka zënë frymën Shqipërisë, që duhet shembur një orë e më parë, i vetmi “çiban” që i ka dëmtuar imazhin vendit, që duket shkulur një orë e më parë.

Related

Tags: PLTedi Blushi
Previous Post

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

Next Post

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.