• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

07/22/2025
in Ekskluzive e jona, Opinion, Politikë, Slider
Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Ermal Qori

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri.

11 maji 2025: gara solli në fushën politike shumë skuadra të reja, disa të vjetra që pretendonin se ishin të reja, dhe disa të reja në emër, por me zakone të vjetra.

Në këtë panoramë ra në sy Arlind Qori dhe Lëvizja Bashkë. Aspak për ndonjë strategji të sofistikuar marketingu, dhe jo për ndonjë mbështetje masive në sheshe që të bënte të ndryshoje mendim — qoftë edhe emocionalisht, për momentin…

Por për faktin e thjeshtë e të rrallë në politikën shqiptare: Qori nuk ra në grackën e zakonshme të premtimeve boshe. Ai nuk tha një gjë sot dhe një tjetër nesër. Ishte i qartë në synimin e tij për të hyrë në skenën politike dhe përzgjodhi me vetëdije një target-grup të caktuar (pa përjashtuar askënd, por duke synuar objektivin), për të cilin luftoi fort. Kujtojmë se votuesit e tij mbetën të bindur dhe nuk e braktisën.

Kur të gjithë shtrinë dorën e bashkëpunimit, ai refuzoi. Tha se bashkimi me partitë e tjera do të ishte tradhti ndaj aktivistëve të tij, votuesve dhe vetes. Nuk besonte asnjërën prej këtyre forcave, sepse sipas tij-ato nuk përfaqësonin idealet që ai mbronte. Këtu u theksua edhe më tepër karakteri politik: jo pazare, jo KÇK (kap çfarë të kapësh).

Siç kishte premtuar, Qori nuk vendosi veten në vend të parë në listë dhe e zhvilloi fushatën në emër të skuadrës, jo të individit.

Rezultati ishte njëkohësisht i pritshëm dhe befasues. Në një intervistë që zhvillova me të, e pyeta se sa mandate priste të fitonte. Nuk mora përgjigje. Në fakt, ai nuk ra në grackën e delirit (ndryshe nga ç’deklarata synoja të merrja unë, për hir të sensacionit mediatik).

Dhe kështu ndodhi. Arlind Qori analizoi, reagoi dhe refuzoi të bëhej pjesë e një bashkimi me parti të tjera, duke mbetur besnik ndaj ideologjisë së tij.

Me zhvillimet e fundit, Qori ka konfirmuar parashikimet që kishte bërë muaj më parë. Kur të gjithë ëndërrojnë për një karrige, Arlind Qori po përpiqet t’i bindë qytetarët se një karrige mund të kthehet në ëndërr e shpresë për ta… Edhe këtu, ai prapë bëri atë që tha dhe nuk kërkoi të hynte vetë në parlament.

Por sa e ngjit kjo analizë tashmë e realizuar (fatkeqësisht për partitë e tjera të reja) më lart pozicionin e tij në politikë?

Sa është thyer besimi i qytetarëve te partitë e tjera dhe si po shfaqet Qori në publik?

Kriza e opozitës së vjetër, që vijon të mbetet jashtë pushtetit prej 13 vitesh, me figura të konsumuara dhe me parti të reja që duket se po e zhgënjejnë publikun, po e shndërron Arlind Qorin në mishërimin e shprehjes “A star is born”?

Teksa të gjithë janë të zënë me diçka, Lëvizja Bashkë po përpiqet të arrijë lartësinë e duhur për t’u përballur me ‘gjigandin politik’ që gjendet në selinë rozë…A është ky momenti?

Related

Tags: analizeArlind QoriErmal QoriOpozite
Previous Post

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Next Post

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Lajme të ngjashme

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

by redaktor2
08/11/2025
0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonave të...

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

by redaktor2
08/11/2025
0

Në lindje të Spanjës policia arrestoi tre persona dhe ka sekuestruar 11 litra ayahuasca, pije psikoaktive indigjene që i varion...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini
  • Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
  • Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
  • Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtëror…
  • Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën
  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.