• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

07/24/2025
in Aktuale, Opinion, Slider
Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Prof.Dr. Enver Bytyçi

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova, se Shqipëria ka problem të madh me unitetin e saj të brendshëm. Jami një shtet unitar me politika mbi 100 vjeçare të ndara e rë përçara. Unifikimin e kemi në kushtetutë e në fakt jemi në luftë të hapur e të heshtur kundër njëri-tjetrit. Aq e thellë është përçarja sa veçmas në dekadën e fundit ajo ka përfshi edhe politikat e politikanët shqiptarë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e deri në Serbi. Gjatë kësaj kohe, fatkeqësisht Tirana zyrtare përkrah politikanët pro-serbë e pro-Vuçiq, ndërkohë që lufton me metoda intriguese e djallëzore pjesën tjetër të politikës shqiptare.

Të gjitha fijet e situatave kaotike në këto dhjetë vite e pal më shumë i lëviz vetëm një njeri. Ai është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sa herë i duhet të harrohen skandalet, manipulimet, vjedhjet zgjedhore e korruptive, bashkëpunimet e tij e të qeverisë që drejton me mafien dhe krimin e organizuar, ai, pra kryeministri Rama, fabrikon kriza artificiale, të cilat e çojnë Shqipërinë ose pjesë të saj në prag katastrofe. Sa herë i duhet të forcojë pushtetin e tij absolut bëhet vëlla i presidentit të Serbisë, me qëllim që të sigurojë përkrahjen euro-atlantike në emër të stabilitetit. Kostoja e këtyre aventurave kryeministrore është e tmerrshme dhe ajo paguhet prej shqiptarëve, Para së gjithash me shpopullim, por edhe me dëme financiare direkte. E fundmit krizë e stisur nga Edi Rama ishte ajo e Thethit.

Ndërkohë shqiptarët rrijnë dhe ankohen. Madje dëgjova në internet një këngë të titulluar “Kush je ti”?, një këngë kjo protestuese e deri kryengritëse ndaj politikave destruktive, diskriminuese dhe poshtëruese të kryeministrit të vendit tonë. Në themel qëndron drama e diskriminimit, një dramë deri në aparteid. Shkak është lufta për pushtet. Madje jo vetëm për pushtet personal, por edhe për pushtet krahinor, selektiv, të shndërruar në sentiment anti një pale tjetër. Në një vend ku dërgohet ushtria për të shtruar popullin, ai vend ka probleme të mëdha ndarjesh, diskriminimi, hasmërie, urrejtjeje dhe hakmarrjeje. Sa më shumë të qëndrojë Edi Rama në pushtet, aq më shumë thellohen e do të thellohen këto plagë. Por a do të shërohen këto plagë edhe ditën kur Zoti të mos ia mundësojë Edi Ramës pushtetin absolut mbi shqiptarët?! Mendoj se jo. Në thelb një krizë mosbesimi, urrejtjeje, ndasie e hasmërie ka ekzistuar në çdo kohë. Merrni Nolin dhe shihni sesi i ndan zonat e Shqipërisë me sarkazmën e tij! Se si ai e zhvilloi luftën politike deri te përdorimi i armëve. Po ajo ndodhi në vitin 1997! Asgjë më pak! Ndërsasot të njëjtën gjë si Noli po bën Edi Rama!

Limd pyetja: – Si mund të zgjidhet kjo krizë permanente? Çfarë duhet të bëjmë për t’i dhënë fund këtij konflikti? Në fund të fundit ka një pyetje themelore: – Pse prej kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë ajo kurrë nuk pati stabilitet?! A është diktatura e njëshit zgjidhja, siç ishte diktatura e Enver Hoxhës?! Vërtetë jemi kaq të pashpresë për ta bërë Shqipërinë një vend stabil e njëkohësisht demokratik me një shtet të së drejtës?! Skeptikët të thonë se “Ky vend nuk bëhet”! “Patriotët” të thonë se “Atdheu është mbi gjithçka” dhe me këtë kërkojnë që të “respektohet” shteti, pra lideri i radhës, kësaj radhe më brutali i të gjitha kohëve. Të respektohet edhe autoriteti i tij, që do të thotë karakteri unitar i shtetit shqiptar! Në Europë i bien shkurt: – Shqiptarët nuk administrohen nëse nuk kanë një udhëheqës autoritar! Madje e kanë kërkuar me ngulm këtë qasje autoritare të qeverisjes, sepse dikush i ka bindur ata se “shqiptarët e sidomos malësorët janë njerëz të prapë”! Këtë paradigmë kishte për qëllim edhe dhuna në Theth. Kryeministri priste që banorët e Thethit të merrnin armët dhe mediet ndërkombëtare ta mbusheshin me lajme për “egërsinë e malokëve”! Por fatmirësish nuk ndodhi kjo.

Shumë gjatë në kohë kam menduar se cila mund të jetë zgjidhja. Diktatura e një të pashpirti, apo demokracia? Përfundimisht jam i bindur se Shqipëria ka nevojë për t’u bërë një vend federativ në modelin e Austrisë, Gjermanisë ose Zvicrës. Thelbi i konfliktit te ne e kudo në botë është administrimi i territorit. Kush do ta bëjë këtë? Banorët që jetojnë në këto territore, apo kreu i qeverisë sot apo shtetit nesër. Ka gjasa që diktatura kryeministrorenë Shqipëri të kthehet në një diktaturë presidenciale. Nëse zgjedhim diktaturën si popull e si komb, atëherë do të përfundojmë minoritarë në vendin tonë, aty ku shqiptarët kanë jetuar den baba den. Do të ketë shpopullim të tmerrshëm dhe të huajt, kryesisht aziatikët, do të jenë shumicë në Shqipërinë e kësaj diktature.

Nëse zgjedhim modelet më të mira të Europës, parasëgjithash atë të Austrisë ose Gjermanisë, pra nëse bëjmë një Shqipëri federale të atij modeli, atëherë qytetarët do të jenë zotër të territoreve të trashëguara nga të parët e tyre. “Patriotët” do të më thonë se “Ti je për shpërbërjen e Shqipërisë”! Në fakt unë jam për forcimin e saj dhe të harmonisë kombëtare. Nuk është modeli i diktaturës që garanton unitarizmin e shtetit shqiptar, unitetin e shqiptarëve. Nuk e garantojnë këtë as preferencat në zgjedhje sipas krahinave dhe ideologjive. Njerëzit duhet të shohin në praktikë e ta prekin qeverisjen. Diktatura e shndërron atë në fasadë.

Zgjidhja më e mirë dhe e vetme është që tri ose katër republika në territorin e Shqipërisë të kishin autoritet në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit, planifikimit hapësinor, menaxhimin e resurseve mbi e nëntokësore dhe qeveria qendrore të ishte përgjegjëse për sovranitetin, sigurinë, mbrojtjen, politikën e jashtme dhe planifikimin e strategjive kombëtare të zhvillimit. Nëse Shqipëria do të ishte federative, jo në kuptimin etnik, sepse ajo është homogjene, por në kuptim të decentralizimit, atëherë krizat katastrofike nuk do të përhapeshin nga Himara e deri në Theth. Do të kishim vetadministrim dhe vetëplanifikim të zhvillimeve urbane, pasurore, ekonomike, financiare.

Në fund të fundit autonomia ekonomike dhe financiare është thelbi i demokracisë. Si e tillë një Shqipëri federale do të çlironte energji të pakufishme për progres dhe zhvillim. Ndërkohë do të zbehej urrejtja, hasmëria dhe përpjekja për hakmarrje politike dhe të llojeve të tjera në vend. Ne duhet ta pranojmë se Shqipëria përveç konfliktit politik, nuk ka asnjë lloj konflikti tjetër. Dhe konflikti politik është në mjedisin tonë që para shpalljes së pavarësisë. Për ta mundur këtë situatë duhet federalizuar vendi, me qëllim që të decentralizohet fuqia e kontrollit të territorit nga një dorë e vetme. Decentralizimi në kontrollin e territorit largon shkakun themelor të konfliktit politik. Qeveria qendrore do të kishte më pak mundësi dhe shanse të ishte e korruptuar siç ajo është sot. Në rastin e federalizimit qeveritë lokale kontrollohen më mirë nga qytetarët. Llogaridhënia shkon më afër njerëzve të lirë. Interesat politike dhe ato qytetare përafrohen. Mirëqenia dhe të ardhurat rriten nga resurset pasurore dhe menaxhimi i mirë i tyre. Pushteti shkon afër qytetarit dhe interesave të tij. Përfundimisht vjen edhe konkurenca e zhvillimit midis pjesëve të kësaj federate.

Një lëvizje politike civile me kërkesë ndryshimin e kushtetutës për të krijuar një Shqipëri federale është e domozdoshme dhe e vonuar. Nëse partia në pushtet dhe opozita e kundërshtojnë një opsion si ky, atëherë Shqipërisë do t’i vijë një lëvizje politike e tillë me kërkesë absolute krijimin e republikave autonome brenda territorit të saj. Qytetarët e diskriminuar në zona e krahina të ndryshme të vendit nuk do të pranojnë brez pas brezi “të japin mish për Zahrish”!

Related

Tags: opinionProf.Dr. Enver Bytyçi
Previous Post

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Next Post

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
  • Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagje…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.