• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!

08/04/2025
in Ekonomi, Slider
Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka hapur mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit. Kjo iniciativë, e cila është e hapur për aplikime deri më 30 shtator 2025, ofron një paketë mbështetjeje financiare të integruar, që përfshin grante deri në 50% të vlerës së investimeve, si dhe kredi të buta me norma të ulëta interesi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj, bashkë me ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, dhe drejtoreshën e AZHBR-së, znj. Ardita Kuçi, u bënë thirrje sot fermerëve në të gjithë vendin që të përfitojnë nga mundësitë që ofrohen për të modernizuar dhe rritur kapacitetet e bujqësisë shqiptare.

Gjatë një vizite të zhvilluar në Agropikën, në Lushnje, zonë kyçe për bujqësinë, ata nënvizuan rëndësinë e këtij programi për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare dhe për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve të bujqësisë dhe agroturizmit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj bëri të ditur se skema e Investimeve 2025 përfshin 9 masa mbështetjeje, të cilat ofrojnë mundësi financimi për investime në bujqësi, agropërpunim dhe agroturizëm.

“Fermerët mund të aplikojnë për grante deri në 50% të shpenzimeve për ndërtimin e serave, mekanikën bujqësore, sistemet e mbrojtjes së prodhimeve dhe zhvillimin e agropërpunimit, duke krijuar mundësi të reja për rritjen e vlerës së produkteve të tyre”, theksoi ministrja Denaj.

Një nga risitë e këtij viti, theksoi znj. Denaj, është mbështetja e veçantë për agropërpunimin, për të cilin janë alokuar 20 milionë euro.

Një tjetër fokus, nënvizoi znj. Denaj, është agroturizmi, që ndihmon në ruajtjen e traditave dhe promovimin e produkteve autentike shqiptare.

“Për të mos lënë jashtë vëmendjes agroturizmin, një nga elementët më të rëndësishëm sot për të ruajtur farën autoktonë, trashëgiminë tonë në kulinari dhe për të ardhur në ndihmë “Paketës së Maleve”, një nisëm e qeverisë shqiptare që sapo ka nisur dhe që në nisje të saj ka 2500 aplikime”, deklaroi znj. Denaj.

Përveç granteve, kjo skemë ofron edhe mundësinë për të përfituar kredi të buta me një normë interesi prej vetëm 2%, ku shteti mbulon deri në 70% të kolateralit.

“Kjo do të ndihmojë fermerët të financojnë investime të nevojshme për modernizimin e prodhimit dhe për të rritur efikasitetin e punës në fushën e bujqësisë”, theksoi Denaj.

Skema gjithashtu i jep mundësinë çdo aplikanti të përfitojë nga më shumë se një masë mbështetjeje, pa kufizime monetare, duke lejuar kombinimin e investimeve në mbjellje të reja, me investime në teknologji dhe mbrojtjen e prodhimeve.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se qeveria shqiptare po punon për krijimin e modeleve që do të mbështesin fermerët në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke ofruar subvencione dhe kredi të buta. “Vetëm për vitin 2025 kemi vënë në dispozicion të sektorit të bujqësisë Skemën Kombëtare të Investimeve për vlerën e 20 milionë eurove. Kemi vendosur subvencionet për sektorin e bujqësisë në vlerën 45 milionë euro. Gjithashtu në fillim të këtij viti kemi lançuar edhe kreditë e buta për këtë sektor, në vlerën 250 milionë euro, e cila nëse do të kombinohej edhe me Garancinë Sovrane, të gjithë fermerët do të mund të përfitojnë kredi të buta me një normë interesi 2 % që do të garantohen deri në masën 70% nga shteti dhe vetëm 30% nga fermerët”, deklaroi Malaj.

Drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, theksoi se procesi i aplikimit është thjeshtuar dhe fermerët mund të aplikojnë me ndihmën e agropikave të vendosura në 20 qytete të vendit, ndërsa aplikimet përfundimtare bëhen pranë zyrave të AZHBR-së.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën thirrje për gjithë fermerët dhe agropërpunuesit që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025 për të realizuar investime të qëndrueshme dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri.

Mbështetja me grante në masën 50 % do të shoqërohet për gjatë gjithë vitit me asistencë të drejtpërdrejtë për disbursimin e masës së parë prej 30 %, brenda dhjetorit.

Related

Tags: AgroPikaArdita KuciAZHBRLushnjeMinistri MalajMinistrja Denajvizizte
Previous Post

Skema Kombëtare e Investimeve, Rama: Paketa përfshin kredi të buta dhe 50% grante! Ja afati deri kur mund të aplikojnë fermerët dhe sipërmarrësit

Next Post

Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Ilir Meta në SPAK pasi u mor i pandehur, ja çfarë deklaron avokati

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.