• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

08/05/2025
in Aktuale, Kronikë, Slider
Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i  propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë nëse nuk shpallen të pafajshëm gjatë gjykimit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Hartuesit e Kodit të ri Penal, të  cilët nuk kanë dalë deri më sot të mbrojnë publikisht punën e vet, duket se kanë mbledhur bashkë në një vepër penale atë që në kodin aktual penal është ndarë në dy nene të veçanta, korrupsionin pasiv të zyrtarëve.

Kodi aktual dënon në nenin 259 rastet e mitmarrjes së zyrtarëve publikë të zakonshëm nga 2 deri në 8 vjet, ndërsa korrupsioni  i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë dënohet në nenin 260 me katër deri në dymbëdhjetë vjet burg. Ndryshe nga kjo, Kodi i ri Penal parashikon dënimin e korrupsionit për të gjithë zyrtarët, pavarësisht nivelit, nga tre deri në tetë vjet burg.

Ulja e masës së dënimit minimal nga katër në tre, dhe atij maksimal, nga dymbëdhjetë në tetë, duket se është në kundërshti me tendencën e përgjithshme ashpërsuese të projekt-kodit, i cili është kritikuar deri më tani më së shumti për shtimin të pambëshetur në ndonjë arsyetim për nevojat apo kostot dhe përfitimet, të masës së dënimit për shumë vepra penale apo kundravajtje.

Ndërsa cënimi i simboleve të Republikës konsiderohet në Kodin aktual një kundravajtje që dënohet me gjobë deri në tre muaj burg, në Kodin e ri dënohet me deri 4 vjet burg, përveç zgjerimit masiv të fushës së veprimit në krahasim me nenin aktual. Por ndryshe nga tendenca e përgjithshme ashpërsuese, të cilën kreu i dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia e cilësoi si prej “inkuizatorësh”, hartuesit kanë parë të arsyeshme të barazojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë me atë të zyrtarëve të zakonshëm dhe rrjedhimisht, të ulin masën e dënimit.

Amnisti de facto?

Kodi Penal i një vendi, përveç parashikimit të veprave apo kundravajtjeve penale, bart edhe konceptin që një vepër penale nuk mund të gjykohet dhe dënohet përtej  një afati të arsyeshëm nga  koha e kryerjes së saj. Afati i parashkrimit, siç njihet teknikisht, varet nga rëndesa e veprës penale. Nëse një vepër penale parashikon një masë dënimi  të ulët, afati i parashkrimit të saj është gjithashtu i ulët, ndërsa për veprat e rënda penale, parashkrimi është më i  gjatë. Për shembull,  krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës nuk parashkruhen, ato ndiqen penalisht dhe dënohen pavarësisht afatit që ka kaluar nga kryerja e tyre, me kushtin që i dyshuari të jetë gjallë.

Ulja e masës së dënimit për korrupsionin e zyrtarëve të lartë përmes barazimit të tyre me zyrtarët e zakonshëm sjell për rrjedhojë, ulje të afatit të parashkrimit për këtë vepër penale, duke sugjeruar se disa zyrtarë të lartë, aktualisht nën akuzë, mund të amnistohen.

Kodi aktual penal përcakton në nenin 66 se për veprat penale që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet, parashkrimi është njëzet vjet, ndërsa për ato ku masa e dënimit është nga pesë deri në dhjetë vjet, parashkrimi është dhjetë vjet. Projektkodi i ri nuk ndryshon shumë nga i vjetri përveç formës. Këtu afatet e parashkrimit shënohen në nenin 185. Në pikën c shkruhet: “dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim mbi pesë deri në dhjetë vjet burgim”. Rrjedhimisht, një korrupsion i përfituar më herët se sa viti 2015, sipas këtij kodi është parashkruar.

IshteBëhet
Neni 319/çKorrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004;numërtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012;shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013,  datë 2.5.2013)Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen ngapërfitimi i parregullt, nga gjyqtari, prokurori ose funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e funksionin e tij, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.Neni 527             Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo oficerit të policisë gjyqësore  Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt, tërthorazi ose nëpërmjet çdo ndërmjetësi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga gjyqtari, prokurori, oficeri i policisë gjyqësore, anëtarit të organeve të qeverisjes së gjyqësorit apo prokurorisë ose, nëpunës civilë të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e funksionin e tij, dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.
Neni 259
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004;shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.
Neni 328Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike 1.Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt, tërthorazi ose nëpërmjet çdo ndërmjetësi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, dhurate ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte, dhurate apo premtimi që do marrë përfitim të parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim ne perputhje me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.
Neni 260Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004;shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.Nuk ka

Related

Tags: DISKUTIMETKodi i ri Penal
Previous Post

Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij

Next Post

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani tërheq kërkesën në GJK për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb

Lajme të ngjashme

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
  • Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasj…
  • Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë
  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshj…
  • Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur
  • Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqipt…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.