• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani tërheq kërkesën në GJK për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb

08/05/2025
in Rajoni & Bota, Slider
Ngërçi politik në Kosovë, Osmani tërheq kërkesën në GJK për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të martën se ka tërhequr zyrtarisht kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Vendimi, sipas saj, është marrë si kundërpërgjigje ndaj caktimit të gjyqtarit Radomir Laban si raportues i kësaj lënde.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Sot kam tërhequr kërkesën e paraqitur më 22 korrik 2025, në përputhje me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren përkatëse. Vendimi erdhi pas konfirmimit se Radomir Laban është caktuar gjyqtar raportues – një person për të cilin institucionet tona të sigurisë kanë dhënë informacione zyrtare mbi veprimtari të rrezikshme në vitet 2018, 2021 dhe 2024,” deklaroi Osmani në një konferencë për media.

Ajo theksoi se përfshirja e Labanit në një rast të tillë përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kush është Radomir Laban?
Radomir Laban është anëtar aktual i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i propozuar nga Lista Serbe dhe emëruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi në gusht 2018. Në të njëjtin vit, Thaçi kishte shtyrë dekretimin e tij, duke kërkuar verifikime shtesë nga organet e drejtësisë.

Në vitin 2011, një gjykatë serbe e shpalli Labanin fajtor për marrje ryshfeti dhe e dënoi me gjashtë vjet burg. Serbia më vonë kërkoi arrestimin e tij përmes EULEX-it, por misioni nuk mori masa, duke pretenduar se nuk kishte mandat për një arrestim të tillë.

Mandati i Labanit në Kushtetuese është nëntëvjeçar. Osmani paralajmëroi se caktimi i tij në këtë çështje delikate përbën kërcënim serioz për integritetin institucional dhe për procesin kushtetues të vendit.

Related

Tags: GJKVjosa Osmani
Previous Post

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Next Post

BERZH miraton huanë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

Lajme të ngjashme

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
  • Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasj…
  • Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë
  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshj…
  • Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur
  • Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqipt…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.