• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

08/06/2025
in Aktuale, Slider
Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi në mes të verës së vitit të kaluar nga dora e vetë kryeministrit Edi Rama dhe më të besuarës së tij Belinda Balluku. Me 20 gusht 2024 Refki Peposhi mori një leje ndërtimi për një kullë në zemër të kryeqytetit me 18 kate mbi tokë e 3 nën tokë. Pas sigurimit të lejes sipas projektit me 3 kate nën dhe, ky ndërtim miratohet nga kreu i qeverisë me 4 kate parkingu poshtë tij. Lëvizje kjo që mund të jetë përshtatur me nevojat e qytetit por ngjall dyshime të forta për falsifikim ose nevojen për një studim të ri të impaktit në mjedis dhe strukturës së themeleve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Për t’u ndërtuar ky pallat preken interesat e banorëve të pallateve rreth tij. Më konkretisht: Bllokohet hyrja për parkimet nëntokësore të pallatit Swarovski dhe të tjetrit ngjyrë portokalli prane tij, si edhe shkatërrimi i lulishtes së ndërtuar nga vetë banorët. 

Më shumë se 50 parkime nëntoksore do të jenë pa hyrje pasi ajo po bllokohet, jo përkohësisht, nga ndërtimi i Titan Konstruksion duke i kthyer këto prona private jashtë funksionit duke cënuar rëndë të drejtën kushtetuese të çdo qytetari për ta gëzuar atë. Ndërsa pronarët e parkimeve nën tokë të pallatit portokalli nuk do i kenë më ato në përdorim për rreth 4 vite.

Tentativa për rrethimin e servitytit të kalimit ngjalli reagimin e banorëve duke e penguar përkohësisht këtë lëvizje.

Ndërsa fushata për lirimin e hapësirave publike nga baret nisi, filloi edhe hapja e gropës së Green Tower. Me një rrethim perimetrik i cili prek trotuaret pëprballë Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe Bulevardit në krahun e Lanës, duke zhdukur plotësisht çdo hapësirë publike në funksion të kalimit të qytetarëve.

Këto punime po shkaktojnë tronditje në të dy pallatet pranë këtij kantieri, duke rrezikuar edhe shkaktimin e dëmeve të pariparueshme në strukturën ë tyre dhe vendosur në rrezik jetët dhe pasuritë  e banorëve.

Distanca e llogaritur është më pak se 3 metra dhe IMT hesht për këtë shkelje kaq flagrante ndërsa hapësirat publike janë tërësisht të zaptuara.  Kjo dëshmon qartë se propaganda e kryeministrit për lirimin e hapësirave publike është tërësisht selektive dhe nuk prek pronarët e ndërtimit.

Shkelja më e madhe dhe e paimagjinueshme në këtë histori është falsifikimi i zotit Peposhi i cili ka marë bekimin e kryeministrit për në lagjen ku dikur ka jetuar vetë për më shumë se 10 vite.

Titan Konstruksion ka deklaruar 2658m2 truall nga të cilat do të ndërtohen 1340 metra dhe diferenca prej 1318 metrash supozohet se do të jetë hapësirë publike siç e kërkon ligji. Por Titani Refkiut në këto metra ka përfshirë edhe atë që tani është prej vitesh nje rruge dhe nje lulishte në funksion të qytetarëve të Tiranës.

Por kush po e ndërton një tjetër Green Tower në Tiranë?

Është Titan Konstruksion e Refki Peposhit, i njohur për lidhjet e tij të hershme me elementë në partinë socialiste dhe për një konflikt me kryeministrin Edi Rama në fillim të karrierës së tij si kreu i qeverisë shqiptare.

Ish  aksioner në Titan Konstruksion rezulton edhe Etnik Sopoti i cili me 20 prill të vitit 2023 i dhuroi 50% të aksioneve të tij Refki Peposhit. Ajo që është e çuditshme është se bashkëpronar në truallin 2568m2 ku do të ndërtohet Green Tower është pikërisht sipërmarrësi Etnik Sopoti. 

Por për çfarë është i njohur Refki peposhi?

Ai është pronar i kullës portokalli në hyrje të rrugës Sami Frashëri pranë Drejtorisë së se Policisë Tiranë. Ky pallat i ndërtuar rreth 20 vite më parë ishte planifikuar fillimisht me 14 kate por papritur iu shtuan dhe 3 të tjerë pa leje. Banorët e kësaj godine janë mashtruar sistematikisht  duke ua shitur apartamentet më shumë se 2-3 herë dhe sot asnjë rezisdent nuk ka hipotekë për këto prona.

Në këtë fotografi do të ilustrojmë zhvillimin e ndërtimit të ri të Titan Konstruskion; hapësira e shënuar me ngjyrë të gjelbër tregon rrugën në të cilën banorët e  pallatit  “Swarovski” drejtohen për në garazhet e tyre. Ndëra shënimi “parking nën tokë” tregon hapësirën aktuale ku banorët e këtij pallati lenë automjetet e tyre. Pikërisht ky parkim nën tokë i ndërtuar nga Peposhi po shembet sot nga vetë ai.

Hapësira pas këtij pallati ka qenë e pandërtuar dhe nën atë truall janë parkimet e tij nëntokësore. Të gjendur përballë faktit që askush nuk posedon certifikatë pronësie banorët janë detyruar të heshtin dhe të shpresojnë se një ditë, zoti Peposhi do e mbaj fjalën pasi u ka thënë se ky parkim me dy kate nën tokë do të shembet tërësisht dhe do të gjendet një zgjidhje pas përfundimit të punimeve të tij me afat 48 muaj.

Related

Tags: bllkonPallat ISH-Eksopizitatrotuarin
Previous Post

Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale

Next Post

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.