• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

08/11/2025
in Aktuale, Slider
Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Adriatik Doci

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e Llogarasë. Një tufë e egër kuajsh që shëtisin në liri në mal, rreth 22, u qëlluan me çifte nga një i panjohur për arsye që i dinte vetëm ai. Disa kuaj u gjetën me saçme në trup të plagosur. 4 ngordhën dhe u larguan për t’u varrosur nëpër male, ndërsa tufa e mbetur u fsheh në kreshtat e Karaburunit, larg syve të njerëzve.

Kuajt i vrau Selfo Merkohitoj, një fshatar nga Dukati, fshat në rrëzë të Llogarasë. Policia dhe prokuroria e identifikuan këtë personazh të shëmtuar në fytyrë e shpirt, i cili nuk ishte herë e parë që bënte të tilla krime. Dyshohet që Selfo “dukaqoti” është edhe zjarrvënës i pyjeve edhe hajdut i tyre.

Selfo, sipas fshatarëve të zonës, ka një jetë që “livadhis” nëpër pyjet e Llogarasë. I ka vjedhur ç’të mundi pyllit e në kurriz të tij ka ndërtuar familje, të cilën e ka ushqyer me ‘haram’. Në fund vrau kuajt e bukur të Llogarasë. Ata që nuk flasin por vetëm vrapojnë, si pak gjëra që kanë mbetur pa vargoj në këtë vend.

Selfo, sipas informacionit, nuk ishte i vetëm kur bëri masakrën, me vete kishte edhe djalin, K. Merkohitoj. Dardha bie mbi dardhë, ashtu si Kadriu urren kuajt si babai i tij Selfo.

Familja Merkohitoj shquhet si familja më hajdute e zonës së Dukatit, e cila ka shkatërruar Llogaranë për hesap të bizneseve të zonës. Njëri prej tyre është Kompleksi “Alpin” i Gëzim Capojit, me vileta dhe turizëm për kafshët e egra.

Prokuroria dhe qeveria mund ta fusë në burg Selfon nga Dukati për krimin “kafshëror” ndaj kuajve të Llogarasë, por ajo që mbetet është se, natyra e egër dhe e paçmuar e Shqipërisë, ka mbetur në duar të kafshëve njerëz, të atyre që i urrejnë kuajt e bukur kur shohin shëmtinë e tyre, pasqyruar në lërat e maleve.

Related

Tags: Selfo Merkohitojvrasesi i kuajve
Previous Post

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Next Post

Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini

Lajme të ngjashme

Shoferi idiot, një profesion shqiptar me treg të sigurt pune

Shoferi idiot, një profesion shqiptar me treg të sigurt pune

by redaktor2
08/29/2025
0

Shkruan Ermal Qori Në Shqipëri ekziston një Universitet që nuk gjendet askund tjetër në botë, dega: shofer, grada idiot, dhe...

Akuzat e kryeministrit ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Cenojnë figurën dhe dinjitetin tonë! Të respektohet pavarësia e gjyqësorit! Ankesat dërgojini në Gjykatë

Akuzat e kryeministrit ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Cenojnë figurën dhe dinjitetin tonë! Të respektohet pavarësia e gjyqësorit! Ankesat dërgojini në Gjykatë

by redaktor2
08/29/2025
0

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve, lidhur me vendimet që ata kanë...

Dita e “inxhinierëve të vegjël” të AKBN-së, një festë e dijes, lojës dhe buzëqeshjes

Dita e “inxhinierëve të vegjël” të AKBN-së, një festë e dijes, lojës dhe buzëqeshjes

by redaktor2
08/29/2025
0

Në prag të vitit të ri shkollor, ambientet e AKBN-së u kthyen në një hapësirë plot gjallëri për fëmijët e...

“Kur Ligji është Letër, Emërimet bëhen me Miqësi”

“Kur Ligji është Letër, Emërimet bëhen me Miqësi”

by redaktor2
08/29/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, institucioni që sipas ligjit nr. 128/2021 duhet të mbështetet mbi profesionalizëm, integritet dhe standarde të larta...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Shoferi idiot, një profesion shqiptar me treg të sigurt pune
  • “Përputhen” vjen me risi! Roli i ri për Megi Pojanin dhe Neda Ballukun, zbulohen opinionistët
  • Akuzat e kryeministrit ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Cenojnë figurën dhe dinjitetin tonë! Të respekt…
  • Dita e “inxhinierëve të vegjël” të AKBN-së, një festë e dijes, lojës dhe buzëqeshjes
  • Vrau kushëririn e tij pas sherrit për “portofolin”, rrëfehet Ndoc Meçaj: I bëra be në kishë që nuk e…
  • “Kur Ligji është Letër, Emërimet bëhen me Miqësi”
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.