Dy automjete janë përplasur rreth orës 15 -30 në segmentin rrugor Lushnje Berat pranë Karbunarës. Mjeti tip Audi tentoi të dilte nga ana tjetër e rrugës dhe në atë moment kishte hyrë në parakalim mjeti tip minifurgon.
Nga përplasja minifurgon ka përfunduar në anën tjetër të rrugës dhe një person ka shkuar të marri ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes. Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen ndërsa po disiplinon edhe trafikun.
Fatmirësisht nga ky aksident ka vetëm dëme materiale dhe që sipas policisë së qarkullimit ka ndodhur për shkak të mos zbatimit të kodit rrugor nga të dy mjetet.