• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

08/16/2025
in Kronikë, Slider
Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të marra nga rrjeti i koduar SKY ECC si provë gjyqësore. Manjani sjell në vëmendje një vendim të një gjykate zvicerane, e cila po gjykonte një të akuzuar për kontrabandë armësh. Akuzat bazoheshin vetëm mbi të dhënat e SKY ECC, të marra përmes hakerimit nga autoritetet franceze me ndihmën e policisë holandeze.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjykata në Zvicër ka vendosur t’i shpallë këto të dhëna të papërdorshme si provë, me arsyetimin se janë marrë me përgjim dhe hakerim ndaj shtetasve zviceranë pa autorizim të gjykatës vendase. “Ligji është ligj! Gjykata është garanci dhe jo komisariat jeniçerësh”, thekson Manjani, duke e vënë në kontrast këtë vendim me praktikat e ndjekura nga gjykatat shqiptare nën drejtimin e SPAK.

Sipas tij, në gjithë Europën perëndimore të dhënat e SKY ECC nuk janë përdorur kurrë si prova unike për të dënuar dikë. Ato janë pranuar vetëm kur kanë çuar në flagrancë apo kur janë përdorur si indicie për të mbledhur prova të tjera. Madje, edhe Gjykata e Berlinit i ka krahasuar këto të dhëna me dëshmi që nuk mund të verifikohen.

Manjani ngre shqetësimin se gjykatat shqiptare po injorojnë standardin europian të procesit të rregullt ligjor, duke përdorur të dhëna të marra në mënyrë të paligjshme si prova direkte. Ai paralajmëron se, edhe pse një ditë Shqipëria mund të detyrohet të përputhet me këtë realitet juridik perëndimor, deri atëherë dëmi ndaj shtetasve dhe drejtësisë do të jetë i madh.

Statusi i plotë i z. Ylli Manjani:

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u.

Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY ecc, të hakeruara në Francë me ndihmën e Policisë Hollandeze.

Gjithnjë në përgjigje të ftesës publike që na bëri zoti Altin Dumani, përgjatë intervistës së tij me zë e figurë në RTSH me gazetarin Alban Dudushi.

Një gjykatë në Zvicër, tek po gjykonte një të akuzuar për kontrabandë armësh, akuzë e bazuar thjesht në të dhënat e SKY ECC, marra me hakerim nga Franca, ka rrëzuar përdorimin e këtyre të dhënave si provë në gjyq.

Arsyeja është shumë e thjeshtë:

Janë marrë të dhëna me përgjim e hakerim ndaj shtetasve zviceranë pa autorizimin e gjykatës zvicerane.

Ja kaq!

Jo po procedim paralel, jo po letërporosi, jo po Europol, jo po Eurojust… Jo po lufta kundër krimit e më the e të thashë.

Hiç!
Vlejnë zero me xhufkë përpara ligjit të shkruar zviceran.

Kështu vendos gjykata atje. Edhe atje ka media, portale. Ka edhe opinion publik që bën referendum edhe për orarin e muzikës në lagje.

Ligji është ligj! Gjykata është garanci dhe jo komisariat jeniçerësh.

Sa për info, kështu është edhe ligji ynë, si në zvicër.

Por gjykatat tona, në drejtimin e SPAK, injorojnë ligjin shqiptar.

Kemi 2 vite që ekzakt këtë gjë po kërkojmë në çdo gjykatë këtu. Verifikoni legjitimitetin e marrjes së provës në raport me shtetasit shqiptarë dhe ligjin e Republikës sonë!

Hiç!
Shpikje dhe racionalizime.
Gjykata Kushtetuese, më e larta në këtë vend, duhet të marrë një dizertacion në shpikje juridike antikushtetute dhe në dëm të procesit të rregullt ndaj shtetasve të këtij shteti.

Qartësisht në perëndim nuk po dënohet askush me të dhënat e sky ecc. Deri tani ka ndodhur ose kur me këto të dhëna policitë atje kanë kapur në flagrancë njerëz, ose kur ato janë përdorur si indicie për të mbledhur prova të tjera.

Po askund, askund askund nuk ka ndodhur të përdoren këto të dhëna si prova unike për të fajsuar njerëz. Gjykata e Berlinit madje tha troç:”këto të dhëna janë të ngjashme me dëshmi që nuk verifikohen dot..”.

Sepse përveç debatit se si u morën ato të dhëna, është edhe debati tjetër se ato ashtu siç janë janë thjesht fjalë, jo prova.

Kështu po flet ligjërisht e gjithë Europa. Vetëm Republika e Spak-ut e Shqipërisë nuk pajtohet me standardin Europian të gjykimit të drejtë.

Një ditë, në një moment do bëhet diçka sebep që.edhe Shqipëria të pajtohet me këtë realitet juridik perëndimor. Por deri atëherë dëmi do jetë shumë i madh….

Atë shprehjen “ashtu ishte koha/sistemi” e kemi si larje mëkati…

https://www.facebook.com/share/p/14P6MBMdDqd/?mibextid=wwXIfr

Related

Tags: GjykataSKY ECCYlli ManjaniZvicer
Previous Post

Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini

Next Post

Nis puna për rikonstruksionin e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, Koçiu: Do transformohet në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin.

Lajme të ngjashme

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

by redaktor2
09/05/2025
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partner…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.