Merr fund arratia e 49-vjeçares Alma Hoxha, bashkëpunëtori i të cilës përfundoi nën pranga 2 ditë më parë.
49-vjeçarja, ndonëse me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ka ofruar marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një 44-vjeçari, në banesën e saj. Gjatë kësaj kohe, 40-vjeçari R. L., në bashkëpunim me të, i ka marrë me dhunë viktimës një shumë parash dhe telefonin celular.
Të dy shtetasit ishin më parë në hetim, me masë sigurie “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Durrësit, si pjesë e operacionit të koduar “Last Threat”, i zhvilluar në muajin prill.
Njoftimi:
Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçarja e shpallur në kërkim 2 ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasen në kërkim A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Shtetasja A. H., ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.