• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në Qendër Multifunksionale për të rinjtë dhe komunitetin

08/20/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në Qendër Multifunksionale për të rinjtë dhe komunitetin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-godina e maternitetit të Sarandës, në kuadër edhe të rijetëzimit të aseteve publike, po shndërrohet në një Qendër Multifunksionale për të rinjtë, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli panë nga afër zbatimin e këtij projekti ku godina e ndërtuar që në vitin 1930 dhe e braktisur prej vitesh, do të shërbejë si një qendër edukimi praktik, muze si dhe hapësirë sociale dhe kulturore.
Koçiu shtoi se synimi është të krijohet një model i qëndrueshëm që mbështet zhvillimin lokal, turizmin dhe përfshirjen e të rinjve në jetën aktive të qytetit.
“Kjo është një super godinë e bukur në një nga lokacionet më atraktive të qytetit të Sarandës që shërbimin shëndetësor që ofrohej për nënat dhe foshnjat e tyre, e kemi transferuar në një godinë tërësisht të re në ambientet e spitalit të Sarandës duke ia lënë qytetit këtë godinë tashmë të administruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili po e transformon dhe do ta kthejë në funksion jo vetëm të të rinjve dhe fëmijëve, por edhe të kujtdo tjetër që vjen për të marrë shërbim social dhe edukativ”, tha Koçiu duke shtuar se ky investim e kthen edhe në një zonë muzeale me të gjitha atraksionet që ka Saranda.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Koçiu nënvizoi se në këtë hapësirë do mund të zhvillohen kurse për të rinjtë për t’u aftësuar me njohuri të cilat mund t’i venë në praktikë.
Drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli sqaroi se në këtë Qendër do të integrohen dy programe. “Është programi i rijetëzimit të aseteve publike, godinave publike që e kanë humbur funksionin e tyre. Aktualisht kjo godinë ka qenë e degraduar prej 5 vjetësh ndërkohë që ishte një vlerë në vetvete për qytetin dhe për të gjithë pjesën e ofertës turistike. Programi i dytë është në konceptin e kthimit të qendrave sociale në mënyrë që të kthehet në një qendër për të rinjtë”, deklaroi ai.
Nëpërmjet këtij investimi synohet që të rinjtë e Sarandës të mund të praktikohen duke përfituar përvojë në shërbime të ndryshme të domosdoshme për qytetin turistik. Gjithashtu, projekti i FSHZH-së kthen godinën e stilit italian edhe në një atraksion të ri për Sarandën ku do të ruhet jo vetëm pjesa e muzeut, e vjetra, por do të shërbejë si një zonë shërbimesh me përdorim shumë të gjerë për të tërhequr turistët e huaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Dritan AgolliIsh-godina e maternitetit të SarandësMinistrja KociuRijetezim
Previous Post

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

Next Post

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

Lajme të ngjashme

Nga rinisja e protestave te aksioni i përbashkët politik PD-PL/ Noka dhe Blushi takim 2-orësh në selinë blu, zbulohet diskutimi

Nga rinisja e protestave te aksioni i përbashkët politik PD-PL/ Noka dhe Blushi takim 2-orësh në selinë blu, zbulohet diskutimi

by redaktor2
08/20/2025
0

Një takim mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe atij të Partisë së Lirisë Tedi Blushi është zhvilluar...

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

by redaktor2
08/20/2025
0

Papa Leo planifikon të vizitojë Libanin, njoftoi të mërkurën zyrtari i lartë katolik i vendit, në atë që mund të...

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

by redaktor2
08/20/2025
0

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli...

Mashtruan me shitjen e kompjuterëve dhe përvetësuan paratë, nën akuzë përgjegjësi dhe administratorja e dyqanit në Korçë

Mashtruan me shitjen e kompjuterëve dhe përvetësuan paratë, nën akuzë përgjegjësi dhe administratorja e dyqanit në Korçë

by redaktor2
08/20/2025
0

Përgjegjësi dhe administratorja e një dyqani pajisjesh kompjuterike në Korçë janë marrë nën akuzë nga policia vendore, menjëherë pas denoncimit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Shqipëria e ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir” në Francë
  • Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?
  • Deputetët e rinj, të pastër! SPAK: Asnjëri prej 140 ligjvënësve nuk është nën hetim
  • Nga rinisja e protestave te aksioni i përbashkët politik PD-PL/ Noka dhe Blushi takim 2-orësh në sel…
  • Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet t…
  • Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.