Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, duke e cilësuar këtë humbje si një goditje të rëndë për artin, kulturën dhe qytetin e Tiranës.
“Ndarja nga jeta e mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, është një humbje e madhe për artin dhe kulturën tonë, e po aq e rëndë edhe për qytetin e Tiranës. 🖤Tirana humbi një nga qytetarët e saj model, që e deshi aq fort e ku ai krijoi aq shumë filma, që tani janë pjesë e historisë së çmuar kinematografike të Shqipërisë.
Një krijues vizionar si ai, që i kushtoi jetën filmit shqiptar, artit të kinemasë dhe ekranit, do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në kulturën tonë kombëtare. 🕊️
Prehu në paqe mjeshtër, shkruan Veliaj.