-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e 20-të ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit, si dhe të një sërë eventeve në kuadër të Forumit.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se falë reformave të arritura, vendi është më pranë Bashkimit Europian.
“Pashë filmimin dhe u çudita që ish presidenti mbetej i njëjti ashtu si Sllovenia gjërat janë poo njësoj të përkryera. Por nuk e di për çfarë arsye karriget bëhet gjithmonë e më të vogla, se di a ka ndonjë mesazh?! Ne nuk po themi që jemi gati për 2027, por falë rekordmenes sllovenen të notit kemi objektiva të qarta të hedhura në tryezë nga Komisioni që na sfidjmë të realizojmë të gjitha kriteret që tio përmbyllim negociatat deri në 2027, pastaj janë shtetet anëtare. Po shtyjmë dhe ecim përpara dhe nuk po bëjmë pyetje. Gjëja më e mirë me BE është të jesh i lirë dhe më pas të thuash Po po,. Nëse nuk do të shkosh për dreq atëherë në Bled vjen të ndash vizionin dhe më pas shkon në Bruksel dhe të jesh një nxënës shumë i zellshëm. Por dua të them që nuk ka vend për nxitim sepse besoj për Shqipërinë, është që ta përdorim procesin e anëtarësimit si proces shtet-ndërtimi, sepse Europa është bekim për vendet tona. Ne nuk kemi pasur më parë institucione të mirëfillta më parë dhe këtu është dallimi me Afganistanin apo Irakun…”, tha ai.