54-vjeçari në foton e mësipermë është Dritan Pine, autori i plagosjes më thikë të Mihal Zhidros dhe Sotiraq Shkurtit në një lokal në zonën e parkut të Korçës, mbrëmjen e 31 gushtit 2025.
Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sherri masiv mes 2 grupeve në lokal, nisi fillimisht me përplasje verbale dhe më pas ka degradoi në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.
Numri i personave të përfshirë në sherr që janë arrestuar ka shkuar në 10. Ata janë Dritan Pino, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti dhe Kristi Lamçe. Sipas raportimeve, kur janë marrë në pyetje, të gjithë të arrestuarit kanë dhënë deklarata të rreme.
Gjithashtu blutë kanë shpallur në kërkim një 38-vjeçar, të identifikuar me inicialet E.K., i dyshuar si i përfshirë në konflikt.
Motivi i sherrit nuk është ende i qartë, dhe nga policia argumentohet si “banal” por të gjithë të përfshirët ishin nën efektin e alkoolit.