Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka shpallur organizimin e dy tubimeve proteste më datat 5 dhe 6 shtator, nga ora 12:00 deri në 13:00, përballë zyrave të shoqërisë Bankers Petroleum.
Sipas sindikatës, qëllimi i këtyre tubimeve është përcjellja e kërkesave legjitime të punëtorëve, që lidhen me rritjen e pagave, zbatimin e kontratës kolektive të punës, përmirësimin e kushteve të punës dhe përfitimin e statusit të naftëtarit.
Njoftim për Tubim!
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur do të mbajë dy tubime më datat 5 dhe 6 Shtator, nga ora 12:00 deri 13:00, përballë zyrave të Shoqërisë Bankers Petroleum.
Qëllimi i tubimit është të përcjellim kërkesat tona legjitime për:
- Të drejtat e punëtorëve
- Rritjen e pagave
- Zbatimin e kontratës kolektive të punës
- Përmirësimin e kushteve të punës
- Statusin e naftëtarit
Ky tubim vjen në vazhdën e atij të mbajtur më 1 Maj, i cili u tentua të heshtet nga kompania nëpërmjet kompromentimit të mediave kryesore në vend (dalë kjo edhe nga përgjimet e prokurorisë).
Ftojmë të gjithë punonjësit dhe anëtarët e sindikatës të marrin pjesë, sepse vetëm të bashkuar mund t’i bëjmë ballë çdo presioni dhe të arrijmë atë që na takon me të drejtë!
