Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar përmes një deklarate për mediat në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë e saj për të pavaërtetat që hap media në lidhje me raportin e saj miqësor me këngëtaren Bleona Qereti.
Kokalari thekson se nuk ka qenë kurrë shoqe me personin në fjalë dhe se gjithçka që është thënë për lidhjet e saj me Ilir Metën apo Edi Ramën ka dalë nga goja e saj, jo nga Kokalari. “Nuk ka asgjë që kam thënë publikisht apo privatisht që ka qenë shpifje. I qëndroj çdo komenti që kam shprehur më parë”, shkruan ajo.
Duke iu referuar një padie të ngritur ndaj saj, Kokalari shprehet e habitur se si ajo është përkthyer në shqip dhe botuar në gazeta, ndërkohë që avokati i saj ende nuk e ka parë. “A është normale që një padi të botohet përpara se i padituri të përgjigjet në gjykatë?”, pyet ajo.
Kokalari e cilëson gjithë këtë si një tentativë për famë në kurriz të saj, duke thënë se personi në fjalë po përpiqet të lidhet me emrin e saj dhe të shfaqet si afër njerëzve të Donald Trump. Ajo paralajmëron se po shqyrton mundësinë e një kundërpadi për dëmtim të figurës, duke përmendur një shifër prej 15 milionë dollarësh.
Në fund, Kokalari shton se është e neveritur që duhet të merret me këto polemika, ndërsa, sipas saj, fokusi duhet të ishte tek rreziku që Shqipëria të “privatizohet për një lek” gjatë këtij katërvjeçari.