• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga data 8 deri më 11 shtator, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Malazeze! Nga shfaqjet muzikore te ekspozitat, falas për publikun

09/04/2025
in Kulturë, Slider
Nga data 8 deri më 11 shtator, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Malazeze! Nga shfaqjet muzikore te ekspozitat, falas për publikun
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga data 8 deri më 11 shtator, Java Kulturore Malazeze vjen në Tiranë, duke sjellë kështu një mozaik të pasur arti, muzike, historie dhe kujtese kulturore. Kjo javë, e cila shënon rifillimin e sezonit të dytë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare 2025, nismë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, premton për të gjithë artëdashësit aktivitete kulturore emocionuese, kujtime dhe reflektime mbi të kaluarën e përbashkët.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Aktivitetet nisin më 8 shtator, me një koncert solo nga pianisti Karlo Gjurgjević që do të organizohet në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Pianisti Gjurgjević do të ofrojë një udhëtim të pasur në botën e muzikës klasike ku do të performojë kryevepra klasike nga Beethoven, Bach, Liszt dhe Chopin. Në fund, ai do të interpretojë një improvizim mbi tema muzikore tradicionale malazeze.

Kurse në datat 9 dhe 10 shtator, në Bibliotekën Kombëtare, Qendra “Sotir Kolea” – Tiranë do të jetë e hapur një ekspozitë dokumentesh me temë “Përfaqësitë Konsullore të Malit të Zi 1880-1914” nga Arkivi Shtetëror i Malit të Zi. Ekspozita paraqet një pjesë të dokumenteve nga fondet e Arkivit Kombëtar të Malit të Zi që lidhen me veprimtarinë diplomatike të Principatës së Malit të Zi në periudhën pas Kongresit të Berlinit 1878 dhe deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Synimi është që përmes kësaj ekspozite të nxirret në pah vlera e dokumenteve të ruajtura dhe që lidhen me konsujt e nderit.

Për lexuesit dhe jo vetëm, në datat 10 dhe 11 shtator, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë do të hapet një ekspozitë librash të vjetër, hartash dhe kartolinash që trajtojnë temën e Shqipërisë në shekullin XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX nga Biblioteka Kombëtare “Đurđe Crnojević”. “Udhëzues për Shqipërinë” (Paris, 1930), “Gjuha e Shqiptarëve” (Frankfurt, 1835) dhe “Katër muaj në Shqipëri” (Berlin, 1916), janë vetëm disa nga librat që do të jenë të ekspozuar. Mes kartolinash, do të ketë edhe punime të fotografit të njohur shqiptar Marubi.

Java Kulturore Malazeze do të mbyllet më 11 shtator me një shfaqje teatrale të titulluar “The Virgin Case” nga Teatri Mbretëror Malazez “Zetski Dom” që do të mbahet në ArTurbina në Tiranë, në orën 19:00. Shfaqja tregon jetët e pazakonta të individëve në rajonin tonë dhe nxjerr në pah hipokrizinë dhe mizorinë e shoqërisë, e cila nuk ka ndryshuar shumë deri sot.

Nga muzika te arti skenik, nga dokumentet historike te librat e rrallë, Java Kulturore Malazeze fton publikun, hyrja e të cilit do të jetë falas, të zbulojë një përvojë unike që bashkon kulturën dhe historinë.

Menjëherë pas Malit të Zi, do të organizohet në vendin tonë Java Kulturore e Ganës dhe Arabisë Saudite, të cilat bëhen pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare për herë të parë në këtë sezon.

Related

Tags: 8-11 shatatorJava Kulturore MalazezeMEKI
Previous Post

Sokol Murataj, avokati paraplegjik që sfidon sistemin dhe kërkon rehabilitimin real për PAK

Next Post

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

Lajme të ngjashme

Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve

Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve

by redaktor2
09/04/2025
0

Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar KQZ-së të sjellë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet.Ndërsa PS kërkoi...

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

by redaktor2
09/04/2025
0

Jonidi, një emër i njohur në fushën e aktivizmit për personat me aftësi të kufizuara, ka një histori që frymëzon....

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

by redaktor2
09/04/2025
0

Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për Kodin e ri Penal....

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Bajram Tiranës: Bajram Tirana është një nga figurat më të zëshme dhe më këmbëngulëse të komunitetit të personave...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve
  • Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’
  • Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në …
  • “Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës
  • Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrt…
  • Pesë vite në arrati, vihet në pranga 44-vjeçari shqiptar me precedentë të shumtë penal. Ja si u arre…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.