• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

09/04/2025
in Slider, Sociale
“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Profili i Bajram Tiranës:

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Bajram Tirana është një nga figurat më të zëshme dhe më këmbëngulëse të komunitetit të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Historia e tij fillon me një fatkeqësi që do ta ndryshonte përgjithmonë jetën. Në vitin 1985, teksa shërbente në radhët e ushtrisë, një aksident i rëndë i shkaktoi dëmtim të palcës kurrizore, duke e lënë të paralizuar nga beli e poshtë. Pas një periudhe të gjatë prej tre vitesh në spital, e shoqëruar me dhimbje të mëdha fizike dhe trauma psikologjike, ai e gjeti veten të përballur me realitetin e ri të jetës si paraplegjik.

Fillimisht, jeta i dukej e pamundur. Mungesa e mjeteve ndihmëse dhe indiferenca e institucioneve shtetërore e bënë edhe më të rëndë situatën. Megjithatë, një moment i thjeshtë dhënia e një motori për lëvizje u kthye në pikë kthese. Me atë mjet, ai rifilloi të dilte, të takonte miq e shokë, dhe pak nga pak të ndërtonte një jetë të re. Në këtë periudhë, ai krijoi edhe familjen e tij, duke gjetur mbështetje të fortë tek bashkëshortja që e shoqëron deri sot.

Viti 2000 do të shënonte një tjetër kapitull vendimtar në jetën e Bajramit. I zhvendosur në Tiranë, ai u përfshi në lëvizjen për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Në dhjetor të atij viti, ai mori pjesë në një grevë urie pesëditore, e cila solli miratimin në Parlament të statusit për invalidët para dhe tetraplegjikë një fitore historike për këtë komunitet. Që nga ajo ditë, Bajram Tirana është bërë një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të tyre, duke organizuar protesta, greva dhe duke lobuar për amendamente të reja ligjore.

Në vitin 2004, ai u zgjodh kryetar i Shoqatës së Paraplegjikëve të Shqipërisë, një post që e ka mbajtur për mbi dy dekada. Nën drejtimin e tij, shoqata është shndërruar në një organizatë aktive, që jo vetëm artikulon nevojat e anëtarëve, por edhe ndërmerr iniciativa konkrete për përmirësimin e kushteve të tyre jetësore. Për Bajramin, suksesi më i madh është kur arrin të sigurojë një ndryshim ligjor që prek drejtpërdrejt jetën e mijëra personave me aftësi të kufizuara: qoftë përmes rritjes së pensioneve, sigurimit të pakove higjienike, apo njohjes së të drejtës për kujdestari.

Megjithëse rruga e tij ka qenë plot vështirësi  shpeshherë i ka duhet të bindë vetë njerëzit me aftësi të kufizuara që të dalin e të protestojnë Bajrami nuk është ndalur asnjëherë. Ai ka përballuar paragjykime, diskriminim, madje edhe gjuhë fyese, por gjithmonë ka zgjedhur të ecë përpara, duke thënë se koha e humbur në spital i ka mësuar të mos kthejë më kokën pas.

Përtej aktivizmit, Bajram Tirana ka ruajtur pasionet e tij: peshkimin, gjuetinë dhe sportet, të cilat i ka ushtruar edhe si paraplegjik, duke treguar se kufizimet fizike nuk e ndalin vullnetin njerëzor. Ai është gjithashtu një njeri familjar, i përkushtuar ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Mesazhi që përcjell është i qartë: personat me aftësi të kufizuara nuk kanë nevojë për mëshirë apo lemoshë, por për respekt, mundësi të barabarta dhe mbështetje konkrete. “Asnjëherë mos u pajtoni me fatkeqësinë që ju bie,” thotë Bajrami, “sepse vetëm duke e sfiduar atë, mund të jetoni një jetë me dinjitet.

Zbardhje interviste

  1. Kush është Bajram Tirana?
    Unë jam Bajram Tirana, invalid paraplegjik, i aksidentuar në krye të detyrës në vitin 1985. Pas 3 vitesh qëndrimi në spital, dola nga spitali. Absolutisht, 3 vite ishin vite torture për mua, gjithë ankth, gjithë vuajtje. Ana psikologjike ishte përtokë, duke menduar si kam qenë dhe se si do përfundoja nuk e dija akoma. Sepse termi paralizë, shkalla, vuajtjet, pasojat këto ishin më të rënda. Duke menduar a do eci apo s’do eci, mungesa e karrigeve me rrota… Pasi dola nga spitali, shkëndija e parë ishte në momentin që shteti më pajisi me një motor, dola, lëvizja, takoja shokë, miq. Pastaj erdhi njohja me gruan që e kam deri më sot, pas disa vitesh u kurorëzuam.

Në vitin 2000 u shpërngula nga qyteti i Milotit dhe erdha në Tiranë. Më përpara kisha informacion për shoqatën e paraplegjikëve që ishte ngritur në Tiranë dhe kryetari i shoqatës së asaj kohe më pati takuar. Është në një reportazh që ka bërë ai, që po ikte në Burrel të takonte një djalë që ishte piktor madje tetraplegjik, jo paraplegjik, edhe unë e takova në qytet, biseduam dhe shumë shpejt erdhi koha që unë erdha në Tiranë.

Në momentin që kam ardhur në Tiranë, kam ardhur më 8 tetor të vitit 2000, dhe akoma nuk isha akomoduar totalisht tek shtëpia, sepse dikush që më ndihmoi, më tha: “Mos merr asgjë, se do të t’i blejnë të tjerët”. Mora një krevat, atë krevat e kam lënë në grevë urie. Pra, është diçka shumë e veçantë, sepse erdhi kryetari i asaj kohe dhe më tha: “Bajram, do futemi në grevë urie, sepse nuk po na dëgjon njeri”. Jemi futur më 3 dhjetor të vitit 2000 në grevë, kemi qëndruar 5 ditë. Pas 5 ditësh ishim 5 veta në grevë dhe fituam statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse ishte një bazë e miratuar në Parlament, i cili status po na udhëheq dhe sot.

Pavarësisht se gjatë gjithë këtyre viteve, nga viti 2000 e këtej, janë bërë disa ndryshime, disa amendamente, sepse nuk kishte kujdestari, nuk kishte paketë higjienike. Por me kalimin e kohës kërkesat erdhën në rritje dhe deri në një farë mënyre jemi të kënaqur me këtë status, sepse kemi arritur diçka në krahasim me çfarë kemi qenë, që nuk kishim asgjë. Duke u njohur me ligjet ndërkombëtare, të ardhurat ekonomike që merrnin bashkëvuajtësit tanë jashtë, kërkesat filluan të shtoheshin. Por rendom, siç ndodh në Shqipëri, asnjëherë nuk kanë qenë dashamirëse të gjitha qeveritë për të miratuar një pikë, një nen, apo një amendament. Duhej të bënim greva urie, duhej të bënim protesta që të arrinim diçka. Kjo është për të ardhur keq, që për të miratuar një ligj apo për të përmirësuar një nen, duhet të bësh protestë.

Dhe të mendosh që nevojat tona janë më të rëndësishme dhe kemi më shumë pasoja nga moskujdesja. Dhe të mendosh që kam pasur një pension të papërfillshëm. Para vitit 1990 kam marrë 4,300 lekë të vjetra pension, më pas shkoi 60 mijë lekë të vjetra. Pa mbështetjen e familjes, shokëve, jeta do të ishte e pamundur. Pa të ardhurat e mia, ngeleshe në vend pa lëvizur, nuk të ndihmonte njeri.

  1. Si lindi ideja për të vazhduar universitetin për Kulturë ?
    Studimet e mia nisën në 2009. Faktikisht pasionet e mia kanë qenë letërsia dhe sporti. Endrra e sportit u prish në vitin 1985 pas aksidentit. Me kalimin e kohës, pasi erdha në Tiranë, hapësira u zgjerua dhe njeriu kërkon të njihet më shumë me problematikat që mbart. Momenti kur integrohesh me njerëzit në shoqatë, njeriu detyrimisht duhet të dijë më shumë. Fillova të mendoja, të punoja. Jeta shijohet dhe në këtë mënyrë, sepse unë tashmë e mora një pasojë. Duke ndenjur për 3 vite mes 4 mureve, vetëm dëm për mua ishte, madje ishte fatale. Sepse isha edhe në pritje për t’u trajtuar jashtë, por kishte shumë barriera në mes, dhe të gjitha ato çuan që unë të rrija kaq kohë të gjatë në spital.
  2. Si ndodhi aksidenti?
    Kam qenë 21 vjeç në atë kohë, isha në një kompani zbulimi që kishte të gjitha përgatitjet speciale. Nuk dua të mburrem, por kam qenë shumë i shkathët, por edhe me fizik, sepse sportin e kam pasur pasion. Kemi qenë duke bërë kros dhe po kalonim nga kodrat. Por më ndodhi një rrëshqitje dhe rashë nga mbrapa. Ngaqë isha i nxehur, u ngrita në këmbë, u ankova që kisha shqetësim. Por fatale ishte se oficerët nuk më besonin që u dëmtova, sepse mendonin se po i bëja bisht stërvitjes. Dhe derisa kam zënë krevatin, deri diku u ndërgjegjësuan që unë duhet të shkoja në spital. Situata u agravua. Më nisën në Divizion të Kurbinit, atje më mbajtën 3 ditë kot, më bënin analiza, më dilnin mirë. Dhe nga ky mosbesim rashë viktimë. Si përfundim, nga dhimbja e tmerrshme e mesit, rrija vetëm në këmbë, rrija në kulmin e derës dhe më dukej sikur qetësohesha. Më pas më nisën në Spitalin Ushtarak. Jam ulur, këmbët e mia janë bërë këmbëkryq. Pas atij momenti iu nënshtrua një operacioni i cili doli pa rezultat. Pra, për shkak të mosbesimit, unë duhet të isha në këmbë tani, por nga vonesa ndodhën të gjitha këto dhe unë jam ky që jam sot.
  3. Cilat janë hapat që ndoqët për të arritur deri këtu ku jeni sot?
    Pasi mora motorin, të cilin në fillim e kisha refuzuar sepse ende nuk më besohej që nuk do ecja më, atëherë ndryshoi gjithçka. Dilja në mëngjes me atë motor dhe kthehesha në darkë, sepse kisha shokë, kisha miq. Isha djalë i ri, me shumë pasione, me shumë ambicie. Pavarësisht se nuk ecja dot, në një farë mënyre argëtohesha. Kam pasion edhe peshkimin dhe gjuetinë me çifte, të cilat i praktikoj edhe sot. Kam bërë aventura të mëdha dhe të rrezikshme që mund të bënte një paraplegjik. Madje merrja komerdaren dhe dilja në vende nga më të ndryshmet për të bërë peshkim. Fatmirësisht nuk më ka ndodhur gjë dhe i kam shijuar.
  4. Përtej pasioneve, si është ana juaj profesionale?
    Pasi fituam statusin në vitin 2000, gjatë periudhës 2001–2004, unë jam konfirmuar kryetar i shoqatës. Historia ka qenë e tillë: pas vitit 2000, kryetarja e asaj kohe u largua jashtë vendit në Danimarkë dhe posti mbeti bosh. Duke parë që gjërat nuk po shkonin siç duhej, bëra kandidimin për kryetar shoqate. Gjatë kësaj kohe ishim në njohje me anëtarët e tjerë, kështu që bëra një organizim, mblodha të gjithë bashkëvuajtësit që më ndiqnin. Mbledhjen e bëra tek hoteli “Mondial”. Me votim të lirë u zgjodha kryetar dhe nga ai moment Bajrami nuk ka ngelur asnjë sekondë pa lëvizur. Tashmë bëhen 20 vite.
  5. Vështirësinë dhe triumfin tënd më të madh gjatë këtyre 20 viteve
    Këto 20 vite kanë qenë vite shumë të vështira, por njëkohësisht edhe vite suksesi. Në radhë të parë, problem ishte të sillje njerëzit me karrige me rrota të protestonin, sepse nuk kishim kulturën e duhur. Mentaliteti ishte i dobët, madje edhe epitetet që përdornin sidomos fjalën “sakat” i dënoj shumë. Jam përballur me shumë sfida. Unë, në momentin e parë që kam filluar, kam thënë: do eci vetëm përpara, nuk do ta kthej më kokën mbrapa, sepse përjetova 3 vjet në spital dhe nuk bëra gjë tjetër veçse dëmtova veten time. Kështu që unë e ingranova kaq shumë shoqatën, saqë harrova dhe familjen, sepse e kisha mendjen për të përmirësuar sa më shumë anën ekonomike. Na është dashur disa herë të bëjmë greva urie, të bëjmë protesta. T’i shohësh protestat e fundit, kanë qenë para Kryeministrisë. Kemi bërë takime me ambasadorë amerikanë. Unë kam marrë pjesë edhe vetë nëpër këto greva dhe protesta, por nuk ka qenë e lehtë absolutisht; është shumë e vështirë të bindësh njerëzit. Nuk e perceptonin dot se si mund të dilnin në rrugë dhe të protestonin, sepse mendonin: “Na ra kjo fatkeqësi, të rrimë brenda.”
  6. Momenti kur ke qenë më i lumtur?
    Momente të bukura kam pasur plot. Unë satisfaksionin e ndjeja kur kërkoja një përmirësim ekonomik, një standard më të mirë për personat me aftësi të kufizuara. Atëherë kënaqesha, sepse e dija që nuk do më shkonte dëm përpjekja. Jo gjithmonë kemi pasur suksese—nuk është aq e lehtë. Insistimi ynë ka bërë që të arrijmë një nivel ekonomik, jo atje ku duhet patjetër, i pranueshëm për momentin, por jo i përballueshëm. Kështu që, atëherë arrija kënaqësinë më të madhe, kur e dija që kemi bërë një përmirësim në një nen apo një amendament dhe bëhej miratimi i tyre. Më vjen mirë edhe më shumë kur kuptoj që kam bërë diçka të mirë jo vetëm për veten, por për të gjithë, pasi ligji është për të gjithë.
  7. Plani dhe qëllimi afatgjatë që do të arrish si kryetar i shoqatës?
    Sot pata një takim me ministren, ku ishin dy pika të panegociueshme që duhet të implementohen. Një pikë është realizuar kënaqshëm jo tamam aty ku pretendojmë ne por parimisht e pranova. Ngulmova te pika tjetër dhe më premtuan që do të bënin diçka edhe për këtë të dytën. Pavarësisht se ka edhe pika të tjera, këto më kryesoret janë paketa e higjienës dhe kujdestaria. Sepse një person para- dhe tetraplegjik, pa një mbrojtje të paketes higjienike, nuk mund të integrohet është domosdoshmëri. Kujdestaria, patjetër, ka rëndësinë e vet. Unë kam fatin që kam njohur një vajzë që tashmë është gruaja ime; por djemtë e rinj, vajzat kush do t’u shërbejë? Nuk e përballojnë dot gjithë kujdesin për veten. Nuk të vjen njeri të të ndihmojë, dhe kujdestari e ka shumë të vështirë të qëndrojë 24 orë me një pagë 120 mijë lekë të vjetra.Pra, këto të dyja, nëse arrij t’i miratoj, mendoj të jap dorëheqjen misioni im duhet të mbarojë, sepse tashmë jam i lodhur dhe kam pasur goxha ngarkesë. Duhet t’i përkushtohem familjes. Deri më tani më është premtuar që do të më miratohen këto dy pika; do të jem njeriu më i lumtur. Por, nëse nuk e mbajnë premtimin, unë insistova dhe nuk jam ndarë mirë nga ata; madje u kam lënë afat kohor deri në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara do të vendosë kryesia nëse do të dalim në protestë apo në grevë urie.Njerëzit duhet të integrohen, të mësohen me idenë e pranisë në ambientet e tyre të personave me aftësi të kufizuara dhe të mundohen t’i respektojnë minimalisht në mënyrë të barabartë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë apo mëshirë; ne duam që të paktën të kemi gjysmën e pavarësisë financiare që mund të ketë një person me të drejta të plota. Të kemi syrin hapur kur kalojmë në rrugë, sepse dy raste më kanë ndodhur mua: më kanë ndaluar për të dhënë disa lekë të vogla. Një goce të vogël ia pranova, por kur më erdhi një djalë i ri, ia refuzova me seriozitetin më të madh dhe ai u çudit u duket e pabesueshme që ne të refuzojmë dhe sikur kemi nevojë për lëmoshë.Raste të tjera kam hasur me policët, të cilët ka edhe nga ata që nuk njohin stemën e invalidit është për të ardhur keq, paradoks i madh. Në rrugë ku ka pasur postblloqe, manifestime dhe i kanë bllokuar me shirita, duke i kërkuar policit me mirësjelljen më të madhe të më lejonte të kaloja, më kanë thënë “nuk lejohet”. Madje, kam dëgjuar me veshët e mi një rast, kur po kaloja: deshi të kalonte një makinë e fuqishme dhe polici i tha: “S’kam çfarë të bëj, se kam atë sakatin para.” Këta persona i kam demaskuar në mënyrën më çnjerëzore. Rendom kanë ndodhur shumë gjëra, sepse ti mund të kesh shumë dashamirësi për të ndihmuar, por ka shumë hallka rrugës që shkëputen.Unë kam bërë një propozim për të miratuar ligjin që, nëse një invalid aplikon për një punë dhe kompania apo institucioni nuk e pranon në punë, shteti duhet ta gjobisë dhe të gjitha gjobat t’i kalojnë atij personi që ka aplikuar për punë. Është e vetmja mënyrë për t’i bërë njerëzit të ndërgjegjësohen, sepse po nuk u penalizove, nuk edukohesh. Ligji po nuk u zbatua, nuk respektohet.
  8. Si ka nisur kjo punë dhe si ia bën që bën kaq punë dhe projekte?
    Njeriu, po të ketë dëshirë të punojë, gjen punë. Me shumë vështirësi, por gjen. Unë kam shokë që kanë kërkuar, janë lodhur dhe përsëri nuk kanë gjetur. Përfundimisht jam i stabilizuar; është kënaqësi, sepse bën një punë, merr disa të ardhura, ndihmon familjen, integrohesh, krijon shoqëri të re është një ndihmesë dhe kjo të shtyn të marrësh të tilla iniciativa.
  9. Mesazhi?
    Mesazhi im është për të gjithë bashkëvuajtësit e mi dhe atyre që nuk ua uroj të keqen: asnjëherë mos u pajtoni me sëmundjen që ju bie, sepse nëse ti pajtohesh me fatkeqësinë që të ndodh, përfundimisht ke mbaruar. Nëse ti sulmon (përball) fatkeqësinë që të ka ndodhur dhe kërkon ta jetosh jetën me ato kushte, do të jesh më i lumtur; do të kesh shoqëri, njerëzit do të të duan më shumë; edhe mike/mikeshë mund të kesh, mund të gjesh dhe njeriun e jetës siç e kanë gjetur shumë.

Related

Tags: Bajram Tiranainterviste
Previous Post

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

Next Post

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

Lajme të ngjashme

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

by redaktor2
09/04/2025
0

Sinan Tafaj, një emër i njohur në fushën e avokatisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ka kaluar përmes...

Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve

Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve

by redaktor2
09/04/2025
0

Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar KQZ-së të sjellë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet.Ndërsa PS kërkoi...

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

by redaktor2
09/04/2025
0

Jonidi, një emër i njohur në fushën e aktivizmit për personat me aftësi të kufizuara, ka një histori që frymëzon....

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

by redaktor2
09/04/2025
0

Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për Kodin e ri Penal....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes
  • Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf
  • Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve
  • Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’
  • Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në …
  • “Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.