Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
“S’ka pushim”, shkruan Rama.
Ky aksion vijon që prej muajit korrik kur dhe nisi në të gjithë vendin, për të liruar hapësirat publike të zaptuara nga shtesat e lokaleve, me çadra dhe struktura metalike.
Për lirimin e hapësirave publike, pronarëve të subjekteve u është lënë koha e nevojshme për heqje vullnetare. Ndërsa ata që nuk i janë bindur urdhrit, kanë ndërhyrë forcat e IMT për të shembur strukturat pa leje.
https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1336875071399695