Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp me trajnerin Silvinjo në prag të sfidës së nesërme me Letoninë.
“Sigurisht që ekipi është përgatitur mirë, kemi pasur kohë, jemi pozitiv,. nuk do të jetë e lehtë. Kemi presion, dhe përqëndrimi do të jetë i lartë. Do të marrim tre pikë për të vazhduar rrugetimin tonë.
Ndryshe nga ndeshja e parë? Sigurisht që kemi parë ndeshjet, jo vetëm ato, por edhe ndeshjen e fundit që luajti me Serbinë. Ajo që luajtëm atje nuk ishte e mirë, sigurisht që kemi gabuar, sidomos në futbollin e sotëm nuk është më aq e thjeshtë si para disa vitesh ku fitoje thjesht. Duket edhe në ndeshjet e këtyre eliminatoreve, pashe Holandën dje me Lituaninë që fitoi 3-2. Por nesër besoj se do të jetë ndryshe, na duhen tre pikët që të kemi shanse për kualifikim, e kemi vetë në dorë ende dhe ajo që është gjëja e rëndësishme.
Mesazhi është që do japim 100% që të realizojmë apo kemi në dorë ëndrrën siç kemi kaluar për dy Europianë. Kualifikimi në Botëror do të ishte historik dhe gjë e mirë për Shqipërinë. Mesazhi është që nesër do jemi gati, do japim gjithçka për ato tre pikë, do japim maksimumin dhe ta shijojnë edhe tifozët”, tha Gjimshiti.