Deputeti Luan Baçi tha në një studio televizive se të gjithë ata që kanë përgjegjësi për dështimin më 11 maj, duke nisur nga drejtuesit politik të qarqeve duhet të lëvizin nga vendi. Ai përjashtoi nga përgjegjësia vetëm Berishën, i cili, sipas deputetit demokrat, mbajti peshën kryesore të fushatës.
“Përgjegjësia është shumë e madhe për mënyrën si performua, si organizuam, si drejtuam dhe për rezultatin që morëm. Patjetër fillon nga drejtuesit politik të qarqeve se ata ishin individët, udhëheqësit e fushatës dhe kanë përgjegjësinë kryesore, dhe s’ka nevojë të përmendim emra se i dimë. Përgjegjësia e dytë kalon tek deputetët e listës së mbyllur. Mendimi im është që të gjitha ata që kishin përgjegjësinë kryesore, drejtues politik, anëtarë të kryesisë, deputetë të listës së mbyllur, duke të rishikojnë qëndrimet e tyre në pozicionet politike që ata kanë. Në një fushatë tjetër, nuk e konceptoj që të shkojmë në zgjehdje lokale me të njëjtim ekip udhëheqësish që janë dështues. Nëse ka pasur një individ që ka punuar dhe ka mbajtur gjithë peshën para fushate, në fushatë dhe pas ka qenë Sali Berisha. Pjesa tjetër kanë përgjegjësi kryesore, kanë performuar dobët, dhe patjetër duhet që për hir të demokracinë të lëvizin nga vendi që të gjithë. Nëse postet do të ndahen duke i lëvizur brenda për brenda duke bërë një rokadë për t’i thënë demokratëve që po lëvizim, përgatitemi për humbjen e radhës. Duhet ndryshimi.” – u shpreh Baçi.
Ndonëse u zgjodh deputet i sigurt, konflikti i Baçit me Bardhin është bërë publike mëse një herë, ku deputeti fierak ka kërkuar të iki Bardhi nga drejtimi i qarkut dhe të vendoset Baçi në krye të tij.