Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se takimi u përqendrua në hapat konkretë që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si dhe në zhvillimin e projekteve madhore strategjike, përfshirë Korridorin VIII dhe Portin e Ri të Durrësit.
“Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit,” shkruan Rama.
Në takim e pranishme ishte edhe e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy Vanhorn.

