Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare kanë kontrolluar 215 mjete lundruese nga Komani në Ksamil nga të cilat 15 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
Konkretisht: 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
6 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë secili.
Gjithashtu, janë shpëtuar në det 39 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 18 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman, për shkak edhe të kushteve jo të favorshme atmosferike.