• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

CV-ja që sfidon ligjin

09/10/2025
in Kronikë
CV-ja që sfidon ligjin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ligji flet qartë: për t’u bërë zv/drejtor i përgjithshëm duhet të kesh shërbyer jo më pak se 7 vite në struktura sigurie ose drejtësi (neni 20, pika b). Për t’u bërë drejtor i nivelit të mesëm duhet të kesh 10 vite eksperiencë në polici gjyqësore/administratë dhe 3 vitet e fundit në pozicione drejtuese (neni 54, pika iii).

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Po çfarë përvoje na sjell z. Artjol Saliasi?
• Specialist në IKMT – pra, me fadromat dhe lejet e ndërtimit.
• Specialist në Tatime – me deklarata fiskale, jo me policë gjyqësore.
• Operator kompjuteri në lloto sportive – ku eksperienca kryesore është shtypja e bileteve dhe printimi i kuponit.

Në vend të 7 viteve në siguri, kemi 7 vite lëvizje zyrash.
Në vend të 10 viteve në polici gjyqësore, kemi 10 gishta mbi tastierë.

Në çdo institucion normal, hapet konkursi, shpallen kriteret dhe punonjësit me karrierë garojnë për ngritje në detyrë. Në AMP, nën drejtimin e Artjol Saliasit, ndodh e kundërta: konkursi mbyllet, qokat hapen.

Punonjësit aktualë, që kanë kaluar testime, vetting e trajnim, mbahen jashtë loje, duke u orientuar të mos konkurrojnë për ngritje në detyrë. Pse? Sepse drejtori i përgjithshëm ka mision të qartë: të bëjë qokën për disa emra dhe konkretisht: Ervin Hasrama dhe Besmir Qibini, deri dje pjesë e Policisë së Shtetit, sot projektohen të katapultohen në AMP – edhe pse, ironikisht, kanë qenë më parë subjekte të vetë kësaj agjencie.

Pra, ata që duhet të ishin nën kontroll, tani bëhen kontrollorë. Një formulë e re karriere: nga i hetuar, në hetues; nga subjekt, në drejtues. Ndërkohë, punonjësit e ndershëm të AMP-së, që kanë vite në sistem, shohin nga korridoret sesi vendet e tyre rezervohen për njerëz pa kontribute në AMP.

Këto praktika nuk janë thjesht lojë me emra, por minojnë vetë misionin e AMP-së. Një agjenci që duhet të mbikëqyrë policinë, rrezikon të shndërrohet në vegël të korruptuar dhe të pabesueshme, pa autoritet dhe pa rezultate. Çdo prurje e tillë nga policia, që kalon nga “subjekt” në “kontrollor”, sjell vetëm dekonspirim, konflikt interesi dhe humbje besimi nga qytetarët.

Sfida mbetet e hapur: nëse Artjol Saliasi i plotëson kriteret ligjore të nenit 20 dhe 54, le t’i bëjë publike detyrat konkrete dhe eksperiencën që e çuan nga lloto sportive në zëvendësdrejtor të përgjithshëm të AMP-së. Deri atëherë, CV-ja e tij nuk është shembull karriere, por një sfidë e hapur ndaj ligjit dhe një rrezik i drejtpërdrejtë për të ardhmen e Agjencisë.-NEWSZONE.AL

Related

Tags: AMPArtjol Saliasiemerimijashtligjshem
Previous Post

Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura

Lajme të ngjashme

Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e vendimeve të GJKKO dhe Apelit

Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e vendimeve të GJKKO dhe Apelit

by redaktor2
09/10/2025
0

Ish-presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë...

Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu

Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu

by redaktor2
09/10/2025
0

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj avokatit Besart...

SPAK ngre akuza zyrtare për “korrupsion aktiv” për Gentian Sulën, Fatmir Bektashin, Shkëlqim Fushën dhe Meriman Palushin! Nuk shpëton as Klodtilda Bushka!

SPAK ngre akuza zyrtare për “korrupsion aktiv” për Gentian Sulën, Fatmir Bektashin, Shkëlqim Fushën dhe Meriman Palushin! Nuk shpëton as Klodtilda Bushka!

by redaktor2
09/10/2025
0

SPAK përmbylli hetimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, familjarë dhe bashkëpunëtorë të saj, biznesmenë...

Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komisariat

Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komisariat

by redaktor2
09/09/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë kësaj të marte në fshatin Marinzë ku një fëmijë është përplasur nga një makinë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.